KONKURIM PËR ZGJEDHJEN E PARTNERIT STRATEGJIK TË MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN DHE MEDIAT
Në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të biznesit dhe zgjerimit të portofolit të produkteve, Kredo.al (ECFA sh.a.) ka kënaqësinë t'ju ftojë të merrni pjesë në procesin konkurrues për përzgjedhjen e Partnerit Strategjik të Marrëdhënieve me Publikun dhe Mediat
Gjatë viteve, Kredo.al është pozicionuar si një institucion financiar i njohur për kreditë konsumatore dhe financimin afatshkurtër. Sot, me zgjerimin e aktivitetit drejt financimit të bizneseve të vogla, sipërmarrësve dhe investimeve, synimi ynë është të ndërtojmë një perceptim të ri të markës dhe të forcojmë reputacionin tonë si një partner financiar i besueshëm, transparent dhe inovativ në tregun shqiptar.
Në këtë kuadër, jemi në kërkim të një agjencie PR me eksperiencë strategjike, e cila do të na ndihmojë të:
- Ripozicionojmë Kredo.al si një partner financiar për bizneset e vogla dhe sipërmarrësit.
- Rrisim ndërgjegjësimin për portofolin e zgjeruar të produkteve, veçanërisht kreditë për biznes dhe investime.
- Forcojmë reputacionin korporativ dhe besueshmërinë e markës.
- Pozicionojmë Kredo.al si kontribuues aktiv në zhvillimin e sipërmarrjes dhe përfshirjes financiare në Shqipëri.
- Krijojmë një narrativë të qëndrueshme dhe dalluese që mbështet objektivat afatgjata të kompanisë.
Ju lutemi të shqyrtoni dokumentin e brief-it, ku do të gjeni informacion të detajuar mbi kompaninë, objektivat, kriteret e vlerësimit dhe pritshmëritë tona.
Afatet kryesore të procesit:
- Konfirmimi i interesit për pjesëmarrje: 17 Tetor 2026
- Dërgimi i pyetjeve lidhur me brief-in: 17 Tetor 2026
- Dorëzimi i propozimit dhe preventivit financiar: 30 Tetor 2026
- Prezantimet e agjencive të përzgjedhura: 3–5 Nëntor 2026
- Vendimi final dhe miratimi nga Kredo.al: 10 Nëntor 2026
Propozimi juaj duhet të përfshijë qasjen strategjike të rekomanduar, shërbimet e propozuara, metodologjinë e punës, ekipin që do të angazhohet, mënyrën e matjes së rezultateve dhe ofertën financiare përkatëse.
Presim me interes pjesëmarrjen tuaj dhe mundësinë për të bashkëpunuar në ndërtimin e një prej markave më të besueshme dhe më të respektuara në sektorin financiar në Shqipëri.
Për çdo pyetje ose informacion shtesë, ju lutemi të kontaktoni:
Besa Xhumari
Chief Commercial Officer
Kredo.al
[email protected]