Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e faqes kredo.al, ju bini dakort me kushtet e faqes sonë për përdorimin e cookies.Për më tepër lexoni këtu

Kushtet dhe afatet e llogarisë online të klientit

                                                    KUSHTET DHE AFATET E LLOGARISË ONLINE TË KLIENTIT

                                                                           Miratuar dhe përditësuar më 05.01.2018

1.  Këto kushte dhe afate zbatohen ndaj të gjitha Llogarive Online të Klientit (“Llogaria Online”) të mbajtura nga KREDO FINANCE Shpk. (“ne”, “tonë”) për huamarrësit (“ju”, “tuaj”, “përdorues”).

2.  Një kopje e këtyre Kushteve dhe Afateve të Llogarisë Online të Klientit (“Kushtet e Llogarisë Online”), siç mund të jenë përditësuar, ndryshuar, shtuar apo zëvendësuar herë pas here me diskrecionin tonë, gjendet në faqen tonë të internetit http://www.kredo.al, (“Faqja e Internetit”) si dhe në çdo degë tonën apo të partnerëve tanë të autorizuar (“Degët”); një listë e përditësuar e Degëve gjendet në Faqen e Internetit.

3. Kushtet e Llogarisë Online zbatohen përtej dhe nuk zëvendësojnë apo ndryshojnë kushtet dhe afatet e shërbimit të huadhënies, apo produkteve të tjera që ne mund t’ju ofrojmë, sipas kontratave përkatëse ( “Kontrata e Kredisë”).

4.  Ju mund të aksesoni në mënyrë elektronike Llogarinë Online nëpërmjet Faqes së Internetit, duke përdorur të Dhënat e Sigurisë, përcaktuar në vijim; Llogaria Online do të shërbejë si një platformë për përfitimin e shërbimeve tona online.

5.  Të dhënat që do të na jepni nëpërmjet Llogarisë Online do të trajtohen sipas Politikës së Privatësisë. Ne nuk do të përhapim asnjëherë të Dhënat e Sigurisë, dhe/ose të dhënat tuaja financiare që mbahen në Llogarinë Online, përveçse kur jemi të detyruar sipas ligjit.

6.  Sa herë që këto terma përdoren në këto Kushte të Llogarisë Online, ato do të kenë kuptimin vijues, përveçse kur konteksti e kërkon ndryshe:

Aplikim: është çdo kërkesë që na paraqisni në lidhje me Kontratën e Kredisë nëpërmjet Llogarisë Online.

Pajisje: do të thotë çdo pajisje, software (duke përfshirë ndonjë aplikacion të nevojshëm për t’u shkarkuar), linjat e komunikimit, routerat, telefonat celularë dhe pajisjet e tjera të përdorura dhe të kërkuara nga ju për të aksesuar në mënyrë elektronike në Shërbimin Online.

Helpdesk: është shërbimi i asistencës që ne mund t’ju ofrojmë për t’ju ndihmuar në përdorimin e Shërbimit Online, sipas detajeve të sqaruara në Faqen e Internetit.

Kontrata e Kredisë: është kontrata e kredisë që ju keni lidhur me ne.

Llogaria Online: është Llogaria Online e Klientit që ju keni hapur dhe mbani pranë nesh, sipas këtyre Kushteve të Llogarisë Online.

Kushtet e Llogarisë Online: janë këto kushte dhe afate të Llogarisë Online.

Shërbimi Online: është shërbimi që ne ju japim për të menaxhuar marrëdhëniet me ne në lidhje me Kontratën e Kredisë, si marrja e informacionit mbi balancën e detyrimeve, mbi të dhënat e transaksioneve të kryera, kryerja e ndryshimeve në Profil, kryerja e njoftimeve apo paraqitja e aplikimeve, etj.

Politika e Privatësisë: është dokumenti që përmban kushtet dhe afatet, në fuqi në çdo kohë, sipas të cilave ne do të trajtojmë të dhënat personale që na keni dhënë për lidhjen dhe zbatimin e Kontratës së Kredisë dhe/ose për të aksesuar Shërbimin Online.

Profili: do të thotë seksioni i profilit të përdoruesit, në Llogarinë Online, që përmban të dhënat tuaja personale.

Të Dhënat e Sigurisë: do të thotë password-i dhe të dhënat e tjera të sigurisë, të cilat do t’ju duhen për të akesesuar Shërbimin Online, sipas detajeve të përcaktuara në vijim.

Faqja e Internetit: është faqja jonë në internet: http://www.kredo.al.

7.  Këto Kushte të Llogarisë Online do të interpretohen si vijon:

7.1 Termat e përcaktuar në njëjës përfshijnë edhe shumësin, dhe anasjelltas; 7.2  Referimet në gjininë mashkullore përfshijnë edhe gjininë femërore, dhe anasjelltas;

7.3  Sa herë që përdoren fjalët “duke përfshirë”, “përfshin”, “në veçanti”, “për shembull” e të tilla si apo të ngjashme, këto fjalë do të kuptohen të ndjekura nga fjalët “pa u kufizuar vetëm në to”;

7.4  Në rast të ndonjë mospërputhjeje mes këtyre Kushteve të Llogarisë Online dhe kushteve të Kontratës së Kredisë, atëherë kushtet e Kontratës së Kredisë do të mbizotërojnë.

8.  Shërbimi Online ju mundëson të:

 8.1 merrni informacion mbi balancën e detyrimeve dhe veprimet e kryera në Llogarinë Online;

 8.2 na kërkoni kryerjen e veprimeve të ndryshme në lidhje me Kontratën e Kredisë;

 8.3 përditësoni të dhënat e Profilit tuaj;

 8.4 kryeni njoftime; dhe

 8.5 përdorni çdo funksionalitet tjetër që ne mund të ofrojmë herë pas here nëpërmjet Shërbimit Online;

9. Për të aksesuar Shërbimin Online ju duhet të keni aktivizuar Llogarinë Online, nëpërmjet Faqes së Internetit, duke përdorur të Dhënat e Sigurisë, sipas instruksioneve që paraqiten në Faqen e Internetit, apo instruksioneve që ju kemi dërguar me email.

10. Të Dhënat e Sigurisë do të përbëhen nga:

 10.1 një kod përdoruesi (adresa juaj email/numri i telefonit)

 10.2 një password i fshehtë (që ju jepet personalisht në mënyrë të sigurt);

 10.3 një kod numerik i fshehtë (që gjënerohet në mënyrë të sigurt, sipas instruksioneve përkatëse).

11. Pas aktivizimit të Llogarisë Online, do ju kërkohet ndryshimi i password-it; gjithashtu do ju kërkohet të shënoni disa informacione kujtese që do t’ju shërbejnë në rast se harroni password-in.

12. Për qëllime sigurie, ne mund të ndryshojmë specifikimet teknike të nevojshme për të aksesuar Shërbimin Online, dhe të kryejmë ndryshime operacionale, duke ju njoftuar për këtë qëllim. Çdo ndryshim i kërkesave tona të sigurisë do të publikohet në Faqen e Internetit. Ju jeni përgjegjës për të zëvendësuar/modifikuar Pajisjet, nëse si pasojë e ndryshimeve tona të kërkesave të sigurisë, Pajisjet tuaja nuk janë më të përshtatshme për të aksesuar Shërbimin Online, apo për të përdorur të gjitha funksionalitetet e Shërbimit Online, siç i keni kryer më parë.

13. Ju jeni përgjegjës për të paguar çdo kosto të shërbimeve të komunikimit (telefon, internet, sms etj.), sipas tarifave të ofruesit të shërbimit të komunikimit që keni zgjedhur për të aksesuar Shërbimin Online, apo Helpdesk. Për të siguruar që kërkesat tuaja të kryhen me korrektësi, ne mund të monitorojmë dhe ruajmë të gjitha telefonatat të kryera mes nesh.

14. Ne nuk mund të garantojmë shpejtësinë me të cilën ju aksesoni dhe përdorni Shërbimin Online, dhe/ose shpejtësinë me të cilën do të merrni kodin numerik.

15. Ne do të marrim masat e arsyeshme për të garantuar funksionimin e Shërbimit Online për 24 orë/7 ditë në javë, por ju kuptoni se në disa raste kjo nuk mund të jetë e mundur për shkak të kushteve teknike. Ne do të marrim masat e arsyeshme për të rivendosur funksionin e Shërbimit Online sa më shpejt pas ndonjë ndërprerjeje. Nëse do të na duhet të kryejmë punime mirëmbajtjeje apo përmirësimi të Shërbimit Online, atëherë ne do t’ju njoftojmë paraprakisht mbi periudhën gjatë të cilës Shërbimi Online nuk do të jetë i aksesueshëm. Në ndonjë rast ne mund të mos jemi në gjendje t’ju japim informacion paraprak mbi ndërprerjen e shërbimit, nëse punimet e mirëmbajtjes janë urgjente, apo për shkaqe jashtë kontrollit tonë.

16. Ne instalojmë certifikata SSL në serverat tanë. Kur ju transmetoni të dhënat në faqen e internetit krijohet një sesion i sigurt me shfletues, dhe protokolli i aplikimit (i njohur si HTTP) do të ndryshojë në HTTPs ku “s” qëndron për siguri. Pavarësisht nga masat e mësipërme, transmetimi i informacionit nëpërmjet internetit nuk mund të jetë 100% i sigurt dhe nuk mund tu garantojmë sigurinë e të dhënave tuaja të transmetuara, në mënyrë të veçantë kur Pajisjet tuaja janë të prekura nga viruse apo software të tjera me qëllime të fshehta.

17. Për arsye sigurie, është kusht i domosdoshëm aksesi që ne të bindemi mbi identitetin tuaj nëpërmjet të Dhënave të Sigurisë që na paraqisni elektronikisht, dhe që ju të mos përhapni asnjëherë me asnjë person tjetër, përfshi këtu familjarët tuaj, password-in dhe/ose kodin numerik. Nëse ju përhapni password-in dhe/ose kodin numerik, atëherë këtë e bëni nën përgjegjësinë dhe riskun tuaj, pasi çdo here që Shërbimi Online aksesohet nëpërmjet të Dhënave tuaja të Sigurisë, çdo informacion apo veprim i kryer nëpërmjet Llogarisë Online apo Faqes së Internetit do të konsiderohet i bërë, ligjërisht, direkt nga ju për çdo qëllim.

18. Ne do të marrim masat e arsyeshme për të bllokuar, revokuar apo ndryshuar, për sa është e mundur, ndonjë veprim të kryer duke përdorur të Dhënat tuaja të Sigurisë, nëse na pajisni me prova të kënaqshme se Dhënat tuaja të Sigurisë janë kompromentuar, por nuk mund ta garantojmë këtë, nëse veprimi tashmë është realizuar.

19. Ne rezervojmë të drejtën e ndërprerjes së aksesit për të Dhënat tuaja të Sigurisë, nëse:

 19.1 marrim prej jush, pa vonesa, një kërkesë, me prova të kënaqshme, se të Dhënat tuaja të Sigurisë janë kompromentuar;

 19.2 dyshojmë në mënyrë të arsyeshme se të Dhënat tuaja të Sigurisë janë kompromentuar (p.sh. në rast të një numri të caktuar tentativash aksesi të pasuksesshme);

 19.3 dyshojmë në mënyrë të arsyeshme se Shërbimi Online po përdoret për qëllime të paligjshme, mashtruese apo për kryerjen e veprave penale, përfshi këtu ato të lidhura me pastrimin e parave apo financimin e terrorizimit;

 19.4 kjo na kërkohet në mënyrë të vlefshme nga autoritetet kompetente, sipas ligjit;

 19.5 ju jeni në shkelje të Kushteve të Llogarisë Online dhe/ose të kushteve të Kontratës së Kredisë që keni lidhur me ne.

20. Nëse ne kemi ndërprerë të drejtat e aksesit për të Dhënat tuaja të Sigurisë me iniciativën tonë, ne do ju informojmë mbi këtë ndërprerje, si dhe mbi shkaqet e ndërprerjes, përveçse kur kjo na ndalohet me ligj.

21. Për arsye sigurie, të Dhënat tuaja të Sigurisë do të çaktivizohen automatikisht, nëse nuk keni aksesuar Shërbimin Online për një periudhë 12 (dymbëdhjetë) mujore, duke nisur nga data e aksesit të fundit. Në vijim të ndonjë çaktivizimi, ju mund të kërkoni të Dhënat të reja të Sigurisë pranë Degëve.

22. Ne do të çaktivizojmë gjithashtu të Dhënat tuaja të Sigurisë, në rast të zgjidhjes së Kontratës së Kredisë që keni lidhur me ne.

23. Me diskrecionin tonë të vetëm, herë pas here ne mund të ndryshojmë, shtojmë apo zëvendësojmë këto Kushte të Llogarisë Online, duke ju njoftuar sipas Kontratës së Kredisë.

24. Ligji i zbatueshëm dhe gjykata kompetente për këto Kushte të Llogarisë Online, përcaktohet sipas Kontratës së Kredisë.