THIRRJE PER APLIKIM PËR SHERBIME KREATIVE DHE AUDIOVIZIVE

ECFA sha me markën e saj Kredo.al,

ashtu si çdo vit, duke u munduar që gjithmonë të sjellë pranë klientëve të saj një produkt dhe prezantim të produktik në mënyrë sa më inovative dhe kreative do të fillojë procesin e përzgjedhjes së kompanisë e cila do të krijojë strategjinë, konceptin kreativ dhe prodhimin e saj fizik dhe digjital për vitin 2026-2027. 

 

Ky është një proces i cili është shumë i rëndësishëm për kompaninë ECFA dhe gjithmonë mundohet që ti japë mundësi të gjitha kompanive të interesuara të cilat mendojnë se mund ta pranojnë këtë sfidë të madhe!

 

Si më poshtë do të gjeni disa detaje

 

Kush mund të marrë pjesë në këtë konkurim: Të gjitha kompanitë të cilat do të vinë me nje prezantim kreativ dhe do të dëshmojnë që kanë aftësi krijuse dhe prodhuese të ketyre reklamave sipas detajeve të përcaktuara në dokumentin e plotë!

 

Kur janë afatet:

 

 
  • Ju lutemi shprehni interesin tuaj për pjesëmarrje deri më: 30 Shtator 2026
  • Ju lutemi dërgoni pyetjet tuaja lidhur me brief-in deri më: 04 Tetor 2026
  • Afati për dorëzimin e propozimeve dhe vlerësimit të kostos: 30 Tetor 2026
  • Prezantimet: 3-5 Nentor 2026
  • Miratimi nga Kredo.al i drejtimit të përzgjedhur për maskotën: 10 Nentor 2026
  • Dorëzimi i draftit të parë nga agjencia e përzgjedhur: 15 Nëntor 2026
  • Dorëzimi i identitetit vizual përfundimtar, manualit të plotë të markës (Brand Book), shablloneve të komunikimit dhe bibliotekës së plotë të aseteve të maskotës: 20 Nëntor 2026

 

 

Këto data janë të vlefshme nëse të gjitha kompanitë pjesmarrëse nuk do të kërkojnë shtyrje afati ose do të sjellin materialet më shpjetë. Ju lutem që të konsideroni që çdo shtyrje e afatave nuk do të ketë efekt mbi datën e dorëzimit të materialit final.

 

Të gjitha prezantimet duhet të dërgohen tek: [email protected] 

 

Dokumenti i plotë prezantues do tiu dërgohet në momentin e shprehjes së interesit.