Pyetjet e zakonshme

Klubi Kredo

Rreth kredive tuaja

  • Si mund të aplikoj për një kredi?

    Ju mund të aplikoni online në faqen tonë të internetit www.kredo.al, në një nga degët tona, në çdo pikë unionnet-western union ose easypay, me një dokument identifikimi dhe telefonin tuaj.

     

    Aplikimi online

    Ju mund të aplikoni në faqen zyrtare të Kredo Finance, sapo të përzgjidhni shumën dhe afatin që ju intereson tek Përllogaritësi i pozicionuar në faqen e parë. 

    Kur aplikoni online, ju krijoni një profil në faqen tonë që ju lejon të informoheni mbi gjëndjen e kredisë tuaj.

     

    Pasi ju të rregjistroni të dhënat tuaja, do të krijohet një profil personal, të cilin mund ta aksesoni më pas çdo herë që do të jeni në faqe. Gjithashtu, do të keni mundësi për t'u njohur me informacion mbi ecurinë e procesit të kërkesës për kredi si dhe me informacionin mbi kredinë aktive nëse lidhet një Marrëveshje Huaje mes nesh.

       

    Kredo Financë, ofron mundësinë e kredidhënies tërësisht online pa prezencë fizike në degët tona për të gjithë individët që zotërojnë një llogari bankare në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri ose dëshirojnë të tërheqin kredinë e tyre në një nga pikat e Western Union.   

     

    Për aplikimin online ju duhet të ngarkoni vetëm dokumentin e identifikimit dhe sistemi ynë do t’ju udhëheqë hap pas hapi në verifikimin dhe konfirmimet që nevojiten deri në aprovim të kredisë tuaj e cila përfshin dhe një telefonatë me njësinë tonë të Kujdesit të Klientit. 

     

    Klikoni në këtë video për të mësuar më tepër mbi këtë proces: Video

     

    Gjatë këtij proçesi ju duhet të keni me vete ID tuaj originale (jo fotokopje) dhe numrin tuaj të telefonit.   

    Aplikimet online jashtë orarit zyrtar do të proçesohen ditën e nesërme, përgjatë orarit zyrtar të shërbimit ndaj klientit.

     

    Aplikimi në degë

    Ju gjithashtu mund të aplikoni për kredi pranë çdo dege të Kredo Finance, hapur në shërbim te klientit nga e Hëna në të Dielë nga ora 8:30 deri në orën 20:15 në degë të zgjedhura. Gjeni në faqen tonë adresën më të afërt me ju.

     

    Për të aplikuar, mjafton të paraqiteni në një nga pikat tona me një dokument identifikimi më vete (Jo fotokopje) si dhe numrin tuaj të telefonit.    

    Proçedura përfundon brënda 15 minutave (paratë merren menjëherë në rast aprovimi).   

     

    Në çdo rast kur ju nevojitet ndihma jonë në këtë process, Rezervoni një telefonatë me Kujdesin tonë të Klientit duke vendosur numrin tuaj të telefonit në hapësirën e rezervuar për ju në pjesën e poshtme të faqes, telefononi ne 044 500 600, dërgoni një email tek [email protected] ose bisedoni online me njërin nga këshilluesit tanë të kredisë në dispozicion për ju nga e hëna në të shtune, 08:00 - 20:15 si edhe diten e diele, 09:00 – 20:00

     

    Aplikimi në pikat Unionnet-Western Union

    Kredo.al në partneritet me Western Union ju ofron mundësi Aplikimi në çdo pikë Unionnet-Western Union.

     

    Për të aplikuar, mjafton të paraqiteni me një dokument identifikimi më vete (Jo fotokopje) si dhe numrin tuaj të telefonit.    

    Proçedura përfundon brënda 15 minutave (paratë merren menjëherë në rast aprovimi).

     

    800 pika ne dispozicionin tuaj!

     

    Aplikimi në pikat EasyPay 

    Kredo.al në partneritet me EasyPay ju ofron mundësi Aplikimi në çdo pikë EasyPay. 

     

    Për të aplikuar, mjafton të paraqiteni me një dokument identifikimi më vete (Jo fotokopje) si dhe numrin tuaj të telefonit.     

    Proçedura përfundon brënda 15 minutave (paratë merren menjëherë në rast aprovimi). 

     

    500 pika ne dispozicionin tuaj!

  • Çfare dokumentacioni kërkohet për të marrë një kredi?

    I vetmi dokument që duhet të keni me vete sa herë paraqiteni pranë degëve të Kredo.al Finance është Karta e Identitetit ose Pashaporta. Në çdo rast kur ku keni ndryshuar mbiemrin pas një ndryshimi të statusit civil tuaj (martuar apo divorcuar), do të duhet të paraqisni pranë nesh dhe çertifikatën përkatëse për ketë ndryshim mbiemri, të cilën mund ta gjeneroni nga e-albania.

     

    Gjithashtu ju duhet të keni me vete dhe telefonin tuaj me të cilin shkëmbehen disa sms konfirmimi gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesës dhe disbursimit të kredisë.

     

    Me pas ne do t’ju udhëzojmë nëse do të nevojitet ndonjë dokument tjetër shtesë, siꞔ mund të jenë rastet kur të dhënat e prezantuara nga ju nuk janë të mundura të verifikohen.

     

     

  • Çfarë është Klauzola e Pëlqimit Paraprak dhe përse shërben?

    Për t’ju shërbyer më shpejt dhe për të minimizuar dokumentacionin që ju duhet të përgatisni për një aplikim kredie, ju nërpërmjet firmosjes së Klauzolës së Pelqimit Paraprak, na autorizoni ne për të tërhequr nga sistemi i Bankës së Shqipërisë një historik të kredive apo financimeve tuaja nga institucione të ndryshme dhe të dhëna të tjera bazë nga institucione të tjera, që shërbejnë për të vlerësuar qëndrueshmërinë e të ardhurave tuaja.

     

    Permbajtja e kesaj forme ku ju jepni pelqimin tuaj paraprak eshte e aprovuar sipas Rregullore 72/2020 “Për funksionimin e Regjistrit të Kredive në Bankën e Shqipërisë". 

  • Cilat jane kushtet per te perfituar nje kredi?

    Për të marrë një kredi pranë Kredo.al kushtet paraprake që duhet të plotësoni janë:

      23-70 vjeç
     
    20-77 vjeç kredia 30 ditore dhe 23-77 vjeç kredia me këste
    Jeni një qytetar Shqiptar
     
    Jeni një qytetar Shqiptar
    Keni një Pashaportë ose Kartë Identiteti të vlefshme
     
    Keni një Pashaportë ose Kartë Identiteti të vlefshme
    Nuk keni histori kreditimi të keqe
     
    Nuk keni histori kreditimi të keqe

     

    Kredo Finance ka ngritur struktura dhe sisteme të brendshme për të vlerësuar kapacitetin tuaj për kredimarrje dhe aftësine dhe cilësinë tuaj ripaguese. Në bazë të kësaj strukture do të merret një vendim për të refuzuar ose aprovuar kërkesën tuaj për kredi.

     

    Stafi në dispozicion të shërbimit të klientit në ꞔdo degë të Kredo Finance, do të mund të japë informacionin mbi statusin e kërkesës suaj në ꞔdo moment.

     

    Çdo refuzim i kërkesës suaj do të komunikohet me arsyet përkatëse në prezencen tuaj në degë, me sms në telefonin tuaj ose me email nëse ju keni dhënë një adresë emaili në kontaktet tuaja.

     

    Ne rastin kur keni aplikuar online, Ju do të njoftoheni gjithashtu me një telefonatë në momentin e aprovimit të kërkesës tuaj, ku do të komunikohen dhe dokumentacioni që duhet të keni me vete kur të paraqiteni në degë për marrjen e kredisë dhe firmosjen e marrëveshjes përkatëse

  • Ku dhe si kryhet procesi i lëvrimit të kredisë?

    Lëvrimi I kredisë do të kryhet sipas zgjedhjes suaj:

     

    1. Tërheqje kesh pranë degës ku keni firmosur marrëveshjen, për të cilën do t'ju komunikohet nga Shërbimi i Klientit dhe tarifa e këtij shërbimi
    2. Me transfertë në llogarinë tuaj rrjedhëse, për të cilën ju duhet të jepni informacionin e saktë mbi bankën dhe numrin IBAN identifikues të kësaj llogarie bankare. Në këtë rast Kredo Finance merr përsipër tarifën e transfertës bankare. 
    3. Nëpërmjet të gjitha pikave Unionnet-Western Union në Shqipëri
    4. Nëpërmjet të gjitha pikave EasyPay në Shqipëri
  • A mund të aplikojnë shtetasit e huaj rezident në Shqipëri?

    Aplikimi për kredi mund të bëhet vetëm nga një shtetas Shqiptar me moshë 20 - 77 vjeç për kredinë me një këst,  23 - 77 vjeç për kredinë me disa këste dhe 23 - 77 vjeç për kredinë e biznesit, i/e cila duhet të jetë i/e punësuar ose pensionist. Pra, nëse nuk keni një shtetësi Shqipetar nuk mund të financoheni nga Kredo.al.

  • Çfarë produktesh ofron Kredo.al dhe sa janë shumat që ofron secili produkt?

    Ne ofrojmë dy produkte:  

    • Kredi konsumatore per individe, me disa këste me vlerë nga 4,000 lekë deri në 200,000 lekë e cila rritet në mënyrë progresive për çdo kredi të përsëritur. Afati për të shlyer këtë kredi është 3,6.9.12.18, 24, 36 dhe 48 muaj.  
    • Kredi konsumatore per individe, me një këst me vlerë nga 4,000 lekë deri në 80,000 lekë e cila rritet në mënyrë progresive për çdo kredi të përsëritur. Afati për të shlyer këtë kredi është 30 ditë. 
    • Kredi biznesi vetem per persona fizike, me disa këste me vlerë nga 4,000 lekë deri në 500,000 lekë e cila rritet në mënyrë progresive për çdo kredi të përsëritur. Afati për të shlyer këtë kredi është 3,6.9.12.18, 24, 36 dhe 48 muaj.  

     

    Kredia e parë me një këst falas ofrohet për të gjithë klientët e rinj. Shuma maksimale që ofrohet është deri në 80,000 lekë.

       

    Kredo Financë jep këtë ofertë me kushtin që data e pagesës të respektohet dhe në rast të kundërt oferta anullohet duke ngarkuar tarifat përkatëse si një kredi normale bazuar në www.kredo.al/faqet/tarifat . Lexoni më tepër mbi Kushtet e Ofertes sonë në www.kredo.al/faqet/oferta 

     

    Ne ofrojmë një limit të personalizuar për çdo klient, i cili përcaktohet në varësi të karakteristikave të klientit dhe historisë së tij të kreditimit në Kredo.al dhe në rregjistrin kombëtar të kredive.  Vlera e kredisë që ju mund të merrni rritet në mënyrë progresive, në bazë të përdorimit të limitit të aprovuar dhe rregullsisë që ju tregoni me pagesat e kredisë.   

     

     

  • Cilat janë komisionet që aplikohen nga Kredo.al për kredinë e marrë?

    Normat për çdo komision dhe interes mbi kredinë paraqiten të detajuara në www.kredo.al/tarifat , por më poshtë gjeni më tepër shpjegim për këto: 

     

    1. Norma e Interesit %
      Norma e Interesit aplikohet vetëm për kredi me disa këste. Norma paraqitet në % mujore dhe  llogaritet mbi principalin e mbetur të kredisë për ditët që mbahet kredia. Pra në rastin e mbylljeve parakohe paguhet vetëm për aq ditë sa është mbajtur kredia. 
    2. Komisioni i angazhimit
      Ky komision përfaqëson koston e shërbimit për kredinë e ofruar dhe për fondet e angazhuara nga Kredo për ju, e përllogaritur si një përqindje mbi vlerën e kredisë së lëvruar (tërhequr), tarifë që vendoset sipas llojit të produktit dhe afatit të kredisë së përzgjedhur (mësoni më tepër në sesionin e Tarifave). Komisioni i angazhimit për kredinë / fondet e lëvruara mund të paguhet në fillim gjatë lëvrimit të kredisë nga klienti ose i shpërndarë përgjatë kësteve të kredisë. Në rast se është zgjedhur opsioni në fillim nga klienti, që pagesa të kryhet pjesë pjesë bashkë me këstet atëherë kur kryhet një pagesë për mbyllje totale të kredisë, vlera e mbetur e këtij komisioni të angazhimit paguhet e plotë.
    3. Komisioni i Administrimit
      Ky komision përfaqëson koston e mirëmbajtjes së kredisë dhe komunikimit për kredinë dhe paraqitet në seksionin e tarifave si një % që aplikohet për çdo muaj mbi vleren e kredise se levruar. Tarifa varion ne bazë të  afatit të kredisë së lëvruar. Ne rastin e shtesave mbi nje kredi ekzistuse, tarifa ndryshon ne bazë të afatit te mbetur të kredisë deri në maturim. Në rastin e mbylljeve parakohe paguhet vetëm për aq ditë sa është mbajtur kredia. 

     

    Komisione te tjera qe aplikohen por nuk janë të detyrueshme dhe aplikohen vetëm si pasojë e një veprimi apo zgjedhje të klientit janë: 

    1. Komision për Levrim Kredie me para në dorë
      Ky komision përfaqëson koston e mirëmbajtjes dhe sigurisë së kesh që ju ofrohet. Ju mund të zgjidhni që kredia juaj të lëvrohet me transfertë bankare në llogarinë tuaj, dhe për këtë ju nuk e paguani këtë komision. 
      Por në rast se ju zgjidhni të merrni kredinë tuaj në kesh (para në dorë) në degët tona apo Western Union, atëherë ju ngarkohet ky komision. Në seksionin Tarifat mund të gjeni % që aplikohet mbi vlerën e kredisë kesh të lëvruar. 
      Ky komision mund të paguhet në fillim gjatë lëvrimit të kredisë nga klienti ose i shpërndarë përgjatë kësteve të kredisë. Në rast se është zgjedhur opsioni në fillim nga klienti, që pagesa të kryhet pjesë pjesë bashkë me këstet atëherë kur kryhet një pagesë për mbyllje totale të kredisë, vlera e mbetur e këtij komisioni paguhet e plotë.
    2. Komision ristrukturimi
      Ky komision aplikohet vetëm kur klienti kërkon një ristrukturim të kredisë së tij. Ristrukturim i kredisë ndodh kur klienti ka vështirësi në pagesat e kësteve të tij dhe kërkon që të ulë vlerën e këstit duke zgjatur afatin e kredisë aktive. Ristrukturimi i kredisë lehtëson klientin në pagesa por nuk rregullon statusin e kredisë së tij të raportuar në Rregjistrin Kombëtar të kredive (ky status përmisohet vetëm nëse për 9 këste rresht, klienti paguan pa vonesa sipas grafikut të ri). 
    3. Tarife e Letrave Njoftuese 
      Kjo është një tarifë që paguhet nga të gjithë klientët në vonesë kur ne dërgojmë një Letër Njoftuese në adresën që ata kanë dekluar gjatë aplikimit për kredi për ti sensibilizuar mbi vonesat dhe pasojat e këtyre vonesave pasi nuk kemi gjetur një bashkëpunim të tyre nga komunikimet me sms apo telefonata. Vlera e saj përcaktohet në seksionin e tarifave dhe është një detyrim që duhet paguar së bashku me detyrimet e tjera të kredisë. Ne dërgojmë deri ne 3 Letra Njoftuese gjatë jetës së kredisë dhe gjithmonë një letër dërgohet pasi klienti telefonohet një ditë përpara dhe nuk arrihet marrëveshje pagese me të.
    4. Komision për Shlyerje Totale te Kredise perpara afatit
      Ky komision aplikohet sipas seksionit të tarifave, në rastet kur klienti kërkon të mbyllë kredinë e tij përpara afatit të rënë dakort në marrëveshjen e huasë dhe përllogaritet mbi principalin (kryegjënë) e mbetur të kredisë që po mbyllet para kohe. 
  • Nëse kam marrë një kredi pranë jush, a mund të marr një kredi të dytë?

    Kredo Finance aprovon për ju që në fillim një linjë kredie të cilën ju mund ta shrytëzoni në çdo moment duke e tërhequr atë njëherësh të plotë ose pjesë pjesë. Këtë linjë të aprovuar ju mund ta paguani dhe tërhiqni përsëri sa herë ju nevojitet.

     

    Në çdo rast kur ju dëshironi të rrisni vlerën e Linjës së Kredisë tuaj për të tërhequr ju duhet te shlyeni kredine aktive dhe të ri-aplikoni për linjën tjetër të kredisë e cila rritet sa herë që ju shlyeni kredinë në mënyre korrekte.

     

    Kredo Finance mund të aprovojë vetëm një limit kredie për ju, dhe nuk aplikon dhënien e linjave paralele.

     

    Kujdes: Në Kredo nuk është e mundur të keni më shumë se 1 kredi në të njëjtën kohë. Në momentin që keni shlyer kredinë tuaj, keni mundësi për të ri-aplikuar për një kredi tjetër. Aprovimi i çdo kredie varet nga historiku juaj i kreditimit, si në Kredo por edhe në bankat e tjera.  

  • Çfarë ndodh nëse unë marr më pak kredi se limiti i aprovuar?

    Në rast se nuk e keni tërhequr limitin e plotë, ju keni mundësi për të aplikuar disa herë për shtesë kredie deri në limitin maksimal që ju ofrohet, e cila shfaqet në marreveshjen e huasë që keni firmosur nën zërin “Limiti i Aprovuar”.

      

    Nëse keni shfrytëzuar limitin e plotë të lejuar për ju, atëherë ju duhet që të vijoni rregullisht me pagesat apo shtyrjet tuaja, dhe nëse do t’ju aprovohet një limit më i lartë, do të njoftoheni automatikisht me SMS apo telefonatë.

  • Çfarë përmban Profili im online - hapësira e klientit?

    Ju mund të aksesoni hapsirën tuaj me të dhënat që janë dërguar me SMS dhe me email në momentin e krijimit të profilit tuaj. Llogaria/Profili online krijohet për çdo klient që aplikon për kredi në Kredo.al. Aksesi, mundësohet me linkun:    

    www.kredo.al/identifiko

     

    Në këtë profil, ju mund të kryeni disa veprime pa pasur nevojë që të paraqiteni pranë degëve tona si:  

    • Kontrata juaj për kredinë e marrë pranë këtij institucioni
      • Ju lutemi të mos e humbni ose dëmtoni kontratën fizike, pasi mund t’i referoheni asaj në çdo moment, për çdo paqartësi që mund të keni. Nëse ju nevojitet një kopje e kontratës, ju mund ta kërkoni atë në çdo degë të Kredo.al, kundrejt një pagese prej 2,000 lekë.   
    • Rishikim i dokumentave me të cilat jeni pajisur gjatë marrjes së një kredie në Kredo.al   
    • Rishikim i balancës së kredisë tuaj  
    • Aplikim për shtesë kredie nëse keni kredi të hapur me ne  
    • Aplikim për kredi te re  

     

    Për më tepër informacion ju lutem aksesoni këtë video e cila ju jep udhezime të detajuara si të veproni per ta aksesuar profilin tuaj online: Video

  • Cila është arsyeja e refuzimit të aplikimit tim?

    Kredia juaj për t’u kredituar mund të refuzohet për arsyet e mëposhtme: 

       

    1. Historiku juaj i kreditimit në institucione të tjera financiare në Republikën e Shqipërisë nuk është korrekt sipas standarteve tona të brëndshme.  
    2. Jeni nën moshën 20 vjeç ose mbi 77 vjeç për kredinë me një këst. 
    3. Jeni nën moshën 23 vjeç ose mbi 77 vjeç për kredinë me disa këste. 
    4. Jeni nën moshën 23 vjeç ose mbi 77 vjeç për kredinë e biznesit.
    5. Nuk keni rekord për të ardhura të qëndrueshme mujore. 
    6. Nuk keni ofruar informacion të mjaftueshëm për identifikimin tuaj.  
    7. Nuk keni shtetësi Shqipëtare 
    8. Nuk keni qenë korrekt me pagesat e kredive të mëparshme në Kredo.al
    9. Jeni person i ekspozuar politikisht
    10. Per produktin e biznesit, ju keni nje status pasiv te biznesit tuaj

     

    Nëse kredia juaj refuzohet, ju mund të aplikoni përsëri mbas 30 ditësh   

Pagesat

  • Ku dhe si mund të paguaj kredinë time?

    Pasi keni marrë kredinë ju duhet të bëni pagesën e këstit por nuk keni kohë të shkoni në degë! Mos u frikësoni, si një kompani fintech Kredo.al ka adaptuar të gjitha mundësitë e teknologjisë së fundit dhe ka shtuar opsione pa fund që ju të jeni të qetë dhe komod në çdo moment.

     

    Si mund të paguaj këstet e mia?

     

     

    Paguaj në degë

    Vizitoni njërën nga degët tona për të kryer pagesën e këstit të kredisë. Gjeni degën më të afërt tek www.kredo.al/deget

     

     

     

     

    Paguaj në Bankë

    Në një prej llogarive tona bankare vlerën e komisionit përkatës për këtë shtyrje duke vendosur detajet e pagesës (numër kontrate dhe përshkrim që pagesa po kryhet për shtyrje datë pagese) ose në çdo pikë të Western Union në Shqipëri. 

    - Raiffeisen Bank  IBAN: AL13202111300000000021326338   

    - Credins Bank   lBAN: AL40 2121 1212 0000 0000 0100 2347   

    - BKT  lBAN: AL37 2051 1227 0033 69 CLPRCLALLA   

    - Intesa San Paolo  IBAN: AL13208110080000020954735301   

    - Union Bank: AL49214111820198578156720113   

    - Tirana Bank: AL77206110420000140322914101   

     

     

     

     

     

    Paguaj në të gjitha pikat Western Union

    Në një prej pikave Western Union në të gjithë Shqipërinë

     

     

     

     

     

     

    Paguaj në të gjitha pikat EasyPay

    Në një prej pikave EasyPay në të gjithë Shqipërinë

     

     

     

     

     

     

     

     

     

  • A mund të parapaguaj kredinë time dhe si mund ta kryej këtë?

    Për mbylljen totale të detyrimit tuaj, ju duhet të paraqiteni në një nga degët tona për të plotësuar formularin për mbylljen e parakohshme të kredisë.    

     

    Duhet të keni parasysh që mbyllja e parakohshme e kredisë  nuk ju shton pikë në sistemin tonë dhe kjo do të thotë që në kreditë e mëpasme ju nuk do të përfitoni një limit më të lartë kredie.   

     

    Për çdo mbyllje kredie të parakohshme, aplikohen tarifa në bazë të muajve të mbetur të kredisë, të cilat sqarohen në www.kredo.al/faqet/tarifat

     

    Kredo Finance ju këshillon që të mos kryeni pagesa me vlere më të madhe se vlera e këstit qe ju keni detyrim për të paguar, dhe në ꞔdo rast që llogaria juaj në Kredo do të rezultojë me një balancë të tepërt, ne do të kërkojmë që kjo tepricë të tërhiqet nga ju pranë degëve tona, ose do të transferohet në llogarinë tuaj bankare në rast se kemi të dhëna të rregjistruara në sistemin tonë mbi këtë llogari. 

     

    Në ꞔdo rast kur ju dëshironi të parapaguani detyrimet e juaja, ju lutem na kontaktoni në degë apo telefon për tu njohur me vlerën e detyrimit që duhet të paguani në mënyrë që mbyllja e detyrimit tuaj të kryhet saktë.

     

    Ju kujtojmë, që ꞔdo mbyllje parakohe apo parapagim i kredisë me shumë këste do të shoqërohet me një komision për tu paguar nga ju, e cila citohet dhe në Marrëveshjen e Huasë dhe është pjesë e informacionit të faqes sonë Tarifat

  • Çfarë ndodh nëse nuk paguhet në kohë kësti i kredisë?

    Vonesat

    Kredo Finance ju këshillon të kryeni brenda datës së përcaktuar në Kontratën e Huasë tuaj pagesën e këstit të kredisë.

     

    Në rast se ju nuk jeni korrekt me datat e pagesave, Kredo Financë ngarkon me kamatëvonesa kredimarrësin për çdo ditë vonese. Tarifa e kamatvonesës paraqitet në www.kredo.al/tarifat .

     

    Këto kamatëvonesa rriten çdo ditë por nuk arrijnë asnjëherë më tepër se 30% e vlerës së detyrimit tuaj në vonesë. Përpos kësaj, ju mund të raportoheni si klient me vonesa në regjistrin kombëtar të kredive sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë.

     

    Në çdo rast kur ju vlerësoni që ju duhet të mbani më gjatë vlerën e detyrimit për tu paguar, ju keni një zgjedhje për të mos qënë në vonesë dhe për të mos u penalizuar me tarifë për ditët në vonesë: Shtyni datën e pagesës me 30 ditë, duke paguar një tarifë shtyrje siç tregohet në faqen Tarifat.

     

    Në rastet kur kësti juaj nuk do të paguhet në kohë dhe nuk është kryer procesi i plotë për të shtyrë këtë datë pagese (pagesa e komisionit per shtyrje), ju do të ngarkoheni me nje kamatvonesë që përllogaritet mbi detyrimin total në vonesë që ju keni të prapambetur (tarifvonesa rritet deri sa arrin 30% të detyrimit të papaguar sipas rregullores së Bankës së Shqiperisë), si dhe në bazë të procesit për mbledhjen e kredive në vonesë, ju ngarkoheni me një tarifë prej 1,000 ALL për çdo Letër Njoftim zyrtar që ne ju dërgojmë në adresën e deklaruar nga ju (mund të dërgohen deri në 3 letra njoftimi sipas përshkallëzimit të vonesës suaj). Për më tepër lexoni dhe faqen mbi tarifat tona të publikuar këtu.

  • Nuk kam para të paguaj këstin, çfarë mund të bëj?

    Nëse keni marrë një kredi dhe për momentin dëshironi të mbani vlerën e kredisë për ta paguar më vonë, ju mund të shtyni afatin e pagesës duke paguar vetëm një komision të vogël për aplikimin  për "Shtyrje të Afatit të Pagesës".   

    Në këtë mënyrë ju paguani vetëm komisionin për shtyrje të afatit të pagesës për 30 ditë sipas tarifave të përcaktuara në faqen tonë të web: www.kredo.al/faqet/tarifat  

     

    Shtyrja shërben si zgjidhje kur ju nuk  keni fondet tuaja të disponueshme për të paguar këstin e kredisë.   

    Me anë të shtyrjes ju mund ta paguani 30 ditë më vonë këstin tuaj, pa akumuluar asnjë kamatëvonesë dhe pa ndikuar negativisht në historikun tuaj të kreditimit pranë nesh apo në Bankën e Shqipërisë. Përkundrazi, shtyrja ju jep më shumë pikë në sistemin tonë si dhe ju kualifikon në të ardhmen për oferta të ndryshme në kredimarrje. Shtyrja e sposton çdo këst me 30 ditë dhe ju nuk do të duhet të paguani 2 këste në datën e ardhshme.  

     

    Si mund të aplikoni për këtë shtyrje?

     

    Duke paguar në një prej degëve tona ose në një prej llogarive tona bankare vlerën e komisionit përkatës për këtë shtyrje duke vendosur detajet e pagesës (numër kontrate dhe përshkrim që pagesa po kryhet për shtyrje datë pagese)   

    Ju mund të kryeni një shtyrje datë pagese deri në momentin kur data e pagesës nuk ka kaluar në vonesë prej 30 ditësh.  

    Kur paguani me transfertë bankare, Ju do të njoftoheni me SMS ose email (nëse keni rregjistruar një email në kontaktet e juaja), sapo pagesa juaj të rregjistrohet duke ju cilësuar datën e re të pagesës. Kur paguani në degë, ju do te njoftoheni aty nga stafi yne për këtë informacion.  

     

    Sa herë mund të aplikoj për shtyrje të datë pagesës?

     

    Ju mund të shtyni datën e pagesës së kredisë disa herë nëse ju e vlerësoni të përshtatshme, por në ꞔdo rast kur detyrimi juaj nuk paguhet në kohë prej më tepër se 30 ditësh, limiti juaj i aprovuar i kredisë si dhe ꞔdo benefit tjetër që ju merrni në Kredo pezullohet dhe nuk do të mund të ofrohet më.   

    Kredo Financë mundëson shtyrjen e afatit të Kredisë me një Këst deri në 3 herë, dhe më pas kërkon pagesën e plotë të detyrimit të kredisë.  

    Për produktin e kredisë me disa këste, Kredo Financë mundëson shtyrjen e datë pagesës së këstit vetëm 1 herë, dhe më pas ju duhet të paguani atë këst, por sapo të paguhet ai këst, ju mund të përdorni 1 herë shtyrje të datë pagesës për këstin tjetër të rradhës.  Efektivisht, ju mund ta shtyni çdo këst nga 1 herë.

  • Ku mund të marr Informacion mbi detyrimet e kredisë time?

    Ju mund ta kontrolloni gjëndjen e kredisë tuaj në çdo kohë në faqen tonë të internetit.   

    Vlera, afati i shlyerjes dhe limiti i ri (nëse e keni paguar), janë të pasqyruara në hapësirën tuaj.   

    www.kredo.al/identifiko

       

Të tjera

  • Si përdoren detajet personale që kam shënuar në faqen tuaj të internetit?

    Detajet tuaja do të ruhen në mënyrë konfidenciale, bazuar në politikën tonë të privatësisë. Lexo më tepër në linkun mbi këtë politikë.

  • Ku mund të drejtohem nëse më duhet më tepër informacion?

    Për më tepër informacion, sikurse nëse do të keni ankesa apo sugjerime mos hezitoni të kontaktoni shërbimin e klientit në numrin 044 500 600, në chat-in tonë online që shfaqet si ikonë në të djathtë të faqes sonë, si dhe  në adresën e emailit [email protected]. Një staf i specializuar për Kujdesin ndaj Klientit do t'ju kontaktojë me përgjigjen e duhur brenda 24 orëve. 

  • Kontakte dhe Adresa

    Nëse keni pyetje:

     

    Për çdo pyetje apo paqartësi, ju mund të lidheni me Specialistët e Kujdesit ndaj Klientit në numrin:    

    044 500 600 - Shërbimi i Klientit në shërbim nga e hëna në të shtunë 08:00 - 20:15, si edhe ditën e dielë 09:00. – 20:00.    

    069 70 53 000 – Whatsapp (vetëm mesazhe, jo thirrje telefonike).

     

    Pakat e Shërbimit dhe orari

     

    Shumë prej degëve tona janë të hapura nga e Hëna në të Diel ora 8:00 - 20:15, por vizitoni linkun për t’u njohur me orarin e një dege specifike që është pranë jush: https://www.kredo.al/deget