Kredia e Parë me një Këst

Aprovuar më 29 korrik 2026
 
Përmes Produktit Kredi me Një Këst 0% Interes, ECFA sh.a. (Kredo.al) do të aplikojë një normë interesi prej 0% mbi Kredinë e Parë me Një Këst, në bazë të një kontrate kredie të lidhur midis Kredo.al dhe një Kredimarrësi.
 
1. Këto kushte dhe afate janë të zbatueshme mbi këtë Produkt, dhe cdo kredimarrës që pretendon zbatimin e këtij Produkti dhe pranon të zbatojë këto kushte. Nëse kredimarrësi nuk i pranon këto kushte, ose në një mënyrë tjetër pretendon aplikimin e kushteve të tjera të ndryshme nga këto, atëhere kredimarrësi nuk do të përfitojë nga Produkti, dhe kontrata e kredisë e lidhur me të do përmbajë të njëjtat kushte të kredisë me Një Këst të lidhur me Kredo.al
2. Produkti është i vlefshëm vetëm për kreditë me një këst të vetëm që secili Kredimarrës përfton nga Kredo.al, dhe vetëm për kredinë e parë të dhënë nga Kredo.al për këtë Kredimarrës, me kusht që:
a. klienti të ketë aplikuar për kredi me një këst përmes Web-it tonë në www.kredo.al ose në një nga degët tona, dhe vetëm nëse
b. kredia me një këst të vetëm është shlyer plotësisht nga kredimarrësi, pa asnjë vonesë, brenda afateve të pagesës të dakorduara sipas kontratës së kredisë.
3. Nëse kredia e parë që kredimarrësi merr nga Kredo.al nuk është kredi me një këst, atëhere Produkti nuk mund të aplikohet, pavaresisht nëse kredia është shlyer në kohë apo jo, dhe Kredo.al do të aplikojë normalisht interes, tarifë apo tarifa të aplikueshme sipas tarifave standarte të publikuara në bazë të parashikimeve të kontratës së kredisë të lidhur me kredimarrësin. Po ashtu, ky Produkt nuk do të jetë i aplikueshëm për secilën kredi që kredimarrësi merr nga Kredo.al pas kredisë së parë, edhe nëse kredia e parë ka qënë kredi me një këst të vetëm.
4. Nëse kredia e parë që kredimarrësi merr nga Kredo.al është kredi me një këst të vetëm, por kredimarrësi nuk arrin të shlyejë këtë kredi plotësisht brenda afateve të kontratës, atëherë ky Produkt nuk ka efekt, dhe Kredo.al do të aplikojë normalisht interes, cdo tarifë apo komisione të aplikueshme sipas tarifave standarte të publikuara bazuar në vlerën e kontratës së kredisë të lidhur me kredimarrësin.
5. Me qëllim aplikimin e këtij Produkti, kredimarrësi do të konsiderohet të jetë pajtuar me kushtin në pikën 2 (b) vetëm nëse shuma e plotë e detyrimit është arkëtuar në mënyre të rregullt nga Kredo.al në një nga deget e listuara në Website, ose kredituar në një nga llogaritë bankare të Kredo.al të listuara në Website, përpara ose në datën e pagesës sipas kontratës së kredisë.
6. Përvec nëse parashikohet ndryshe nga Kredo.al, ky Produkt nuk është i limituar në kohë.
7. Në diskrecionin tonë të vetëm ne mund të përditësojmë, ndryshojmë, zgjasim ose modifikojmë këto afate dhe kushte ose të ndërpresim Produktin, në cdo moment.
8. Cdo ndryshim i këtyre kushteve, ose ndërprerja e këtij Produkti nuk do të ketë efekt për kredimarresit të cilët ndërkohë kanë përfituar apo po përfitojnë nga ky Produkt në daten e ndryshimit, osë të ndërprerjes, dhe këta kredimarrës do vazhdojnë të përfitojnë nga Produkti, në varësi të kushteve në fuqi të ditës në të cilën e kanë marë kredinë sic përshkruhet më sipër.
9. Një kopje e këtyre afateve dhe kushteve të Produktit, sic edhe mund të përditësohen, ndryshohen, të zgjaten ose modifikohen herë pas here, në diskrecionin tonë të vetëm, janë të disponueshme përmes websitit tonë www.kredo.al, ashtu si dhe në cdonjëren nga degët tona dhe/ose partnerët tanë të autorizuar; një listë e përditësuar e Degëve mund të gjendet në Website.
10. Këto kushte të Produktit Kredi e Parë me Një Këst me 0% interes, plotësojnë dhe nuk ndryshojnë, zëvëndësojnë ose shfuqizojnë komisionet e aplikueshme siç evidentohen ne Tabelen e Interesit dhe Komisioneve në fuqi te Kredo.al të publikuara dhe përditësuara kohë pas kohe në website tone në https://kredo.al/faqet/tarifat. Gjithashtu për parashikimet dhe kushtet e tjera që rregullojnë Kredinë me Një Këst, referenca bëhet në kontratën përkatëse të kredisë.