Politika e privatësisë

POLITIKA E PRIVATËSISË

 

Përditësuar më 25/03/2022

 

Qëllimi ynë është t’u ofrojmë nivelin më të lartë të konfidencialitetit dhe sigurisë së të dhënave personale atyre që vizitojnë faqen tonë të internetit http://www.kredo.al, në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR) dhe Ligjit nr. 9887 dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale” të ndryshuar.

 

Politika e Privatësisë (“Politika”) (bashkë me dokumentet e tjera që referohen në të) përcakton bazën mbi të cilën Kredo Finance Shpk (“ne”, “jona”) mbledh dhe trajton të dhënat personale të përdorueseve të faqes sonë të internetit (“ju”, “përdorues”, “klient”) ose të dhënat që ju na siguroni në mënyra të tjera. Ju lutem lexoni më me kujdes parashikimet në vijim, për të kuptuar pikëpamjet dhe praktikën tonë për mbledhjen dhe trajtimin e të dhënave tuaja personale. Duke vizituar faqen tonë të internetit http://www.kredo.al (“faqja jonë e internetit”) ose duke pasur një llogari online tek ne, ju pranoni praktikën e përshkruar në këtë Politikë.

 

Kontrolluesi i të dhënave është Kredo Finance shpk – NUIS L71610009A me seli Rr. Muhamet Gjollesha, Ndërtesa Tirana Ring Center, Nr 8 Kati - 9, Tiranë, Shqipëri I cili do te jetë përgjegjës për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Ju mund të kontaktoni në numrat e publikuara ne faqen tonë.

 

  1. Çfarë informacioni mbledhim dhe nga cilat burime?

Në vijim, ne përpunojmë të dhënat që i marrim në mënyrë të ligjshme nga regjistri i kredive, nga burime publike në dispozicion (si p.sh: regjistri tregtar, faqe publike, ose media). Informacioni personal përfshin detajet tuaja personale dhe të dhëna kontakti (si p.sh: emër, adresë, datëlindje, vendlindje, shtetësi, etj.) ose informacion nga dokumente identifikimi apo pasaportë udhëtimi (si nënshkrimi dhe informacion i ID). Përveç kësaj mund të përfshihen edhe të dhëna për kredinë si (p.sh: tipi dhe shuma e financimit, detyrimet e pagesave, këstet e kredive, etj), të dhëna që lidhen me tregtimin dhe shpërndarjen, kreditime në llogari, regjistrim i zërit figurës (p.sh regjistrimi me kamera dhe regjistrimi i telefonatave), të dhëna për log-imin dhe identifikimin elektronik (aplikacione, cookies, etj.) ose të dhëna për parandalimin e pastrimit të parave, të dhëna për përputhshmërinë dhe të dhëna të tjera të ngjashme me kategoritë e përmendura më lart.

  1. Për ç’farë arsye e mbi ç’bazë përpunohen të dhënat personale

Ne përpunojmë të dhënat në përputhje me dispozitat e “Rregullores së Përgjithshme Evropiane Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (GDPR) dhe Ligjin vendas nr.9887 dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” të ndryshuar, për qëllimet e listuara më poshtë:

2.1 Për të përmbushur detyrimet kontraktore siç parashikohet në GDPR; Neni 6(1)(b) i Ligjit  “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale).

Përpunimi i të dhënave personale (neni 4 (2) e GDPR, neni 3 (12) e ligjit shqiptar) kryhet për ofrimin shërbimeve të kërkuara, si edhe për të përmbushur kërkesat për dhënie informacioni para kontraktor për klientët.

Qëllimi i përpunimit të të dhënave bazohet kryesisht në ofrimin e një produkti specifik (p.sh: kredi).

Përpunimi i këtyre të dhënave kryhet p.sh. lidhur me përfitimin e kredisë. Baza ligjore për përpunimin e të dhënave përfshin tërësinë e kuadrit ligjor/rregullator vendas që rregullojnë aktivitetin e institucioneve financiare jo banka.

Për të ushtruar të drejtat tuaja lidhur me përpunimin e të dhënave referuar këtij paragrafi, mund të kontaktoni Kredo.al. Detaje specifike për qëllimin e përpunimit mund t’i gjeni në kontratat përkatëse dhe në kushtet e punës.

2.2  Për të përmbushur detyrime ligjore (Neni 6 (1) (c) i GDPR; (Neni 6 (1) (c) i Ligjit “Për  Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

Përpunimi i të dhënave Personale mund të kryhet vetëm me qëllim të përmbushjes së detyrimeve të ndryshme ligjore brenda kuadrit legjislativ për institucionet financiare jo banka, për Parandalimin e Pastrimit të Parave, për Taksat, për ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore.

  • Raportimi në Drejtorinë e parandalimit të pastrimit të parave të rasteve të dyshuara për pastrim parash;
  • Dhënie informacioni Autoritetit Mbikëqyrës, Bankës së Shqipërisë;
  • Dhënie informacioni Autoriteteve të Tatim-taksave;
  • Dhënie informacioni me kërkesë autoriteteve te hetimit dhe autoriteteve gjyqësore në kuadër të zhvillimit të proceseve gjyqësore;
  • Dhënie informacioni me kërkesë të përmbaruesve gjyqësor per ekzekutim të vendimeve te gjykatës
  • Vlerësim dhe menaxhim i riskut;
  • Kontrolli i gjendjes së kredive

 

Sistemi i vlerësimit me pikë i kredive përdor të dhëna statistikore për grupe aplikantësh, për të vlerësuar riskun mes aplikantëve për kredi.

“Vlera e riskut” e përllogaritur mundëson dhënien e një prognoze mbi probabilitetin e ripagimit të kredisë së kërkuar.

Ky vlerësim me pikë kalkulohet duke përdorur të dhënat tuaja kryesore (si: statusi familjar, numri i fëmijve, kohëzgjatja në punë, punëdhënësi), informacion i përgjithshëm financiar (të ardhurat, shpenzime mujore, sasia e detyrimeve, etj.) dhe historikun e pagesave (ripagimi i kredive të marra, rikujtesat, të dhëna nga regjistri i kredive). Në qoftë se risku i kalkuluar është shumë i lartë, refuzohet dhënia e kredisë.

2.3  Bazuar në dhënien e pëlqimit tuaj (Neni 6 (1) (a) i GDPR; neni 6(1)(a) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Nëse na keni dhënë pëlqimin për përpunimin e të dhënave tuaja për qëllime specifike (p.sh. duke dhënë emrin e marrësit të të dhënave në deklaratën e pëlqimit) përpunimi do të kryhet në përputhje me fushën dhe qëllimin e përcaktuar dhe të dakordësuar në deklaratën për dhënien e pëlqimit. Çdo pëlqim i dhënë mund të revokohet prej jush me efekt për të ardhmen.

Shembuj të rasteve të tilla janë vlerësimi i të dhënave tuaja (si: emri, mosha, xhiro në llogari dhe të ngjashme me to) dhe kërkimi në baza të dhënash për kredi dhënien, për të përshpejtuar kualifikimin tuaj si kredi marres për kreditë që ofron Kredo për ju.

2.4 Për të mbrojtur interesin e ligjshëm (Neni 6 (1) (f) i GDPR; Neni (6) (dh) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të “dhënave Personale).

Kur është e nevojshme, të dhënat tuaja përpunohen për të mbrojtur interesat e ligjshme të Kredos ose të palëve të treta.

Në rastet më poshtë kryhet përpunimi për të mbrojtur interesat e ligjshme si p.sh:

  • Konsultimi dhe shkëmbimi i të dhënave me regjistrin e kredive për të vendosur mbi kredi dhënien, apo vlerësimin e riskut;
  • Për analizat për rishikimin dhe optimizimin e nevojave dhe procedurave për qasje direkte ndaj klientëve;
  • Informacion i përgjithshëm, postime dhe njoftime mbi shërbimet, produktet dhe informacion përkatës për tregun;
  • Mbikëqyrja me kamera për të mbledhur prova në raste krimesh, ose për të provuar transaksionet tërheqje dhe depozitimet (p.sh në ATM) – sidomos për të mbrojtur klientët dhe punonjësit;
  • Regjistrimi i disa lloj telefonatash (për të siguruar cilësinë e shërbimit të ofruar, ose në raste ankesash);
  • Masa për menaxhimin e biznesit dhe zhvillimin e mëtejshëm të produkteve dhe shërbimeve;
  • Masa për të mbrojtur klientët dhe punonjësit, si dhe për të siguruar pronat e Kredos dhe për të parandaluar, apo për të zhvilluar investigime mbi ngjarje kriminale;
  • Hapësirat e Kredos të cilat janë të hapura për publikun janë nën monitorim (në mënyrë të veçantë arka, kasafortat, korridoret, shkallët, ashensorët, hyrjet e brendshme dhe të jashtme, fasadat, garazhet);
  • Masa për monitorimin e transaksioneve për të parandaluar mashtrime, pastrim parash, financim terrorizmi dhe vepra penale. Në të njëjtën kohë vlerësim të dhënash (mes të tjerash në transaksionet e pagesave). Këto masa i shërbejnë edhe mbrojtjes së interesave tuaja;
  • Përpunimi i të dhënave për qëllime të zbatimit të ligjit;
  • Për mbrojtjen në procese gjyqësore;
  • Për të ruajtur sigurinë në teknologjisë së Informacionit në operacionet e Kredos;
  • Për parandalimin dhe investigimin e kundërvajtjeve;

 

2.5  Për të mbrojtur interesin e ligjshëm (Neni 6 (1) (f) i GDPR; Neni (6) (dh) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”) në marketingun e shërbimeve tona.

 

Vlerësohet përpunimi i të dhënave tuaja në Kredo.al me qëllim që:

 T’ju japim informacion të personalizuar për ofertat e Kredo-s;

2.5.1  Të zhvillojmë shërbimet dhe produktet tona që i përshtaten sa më mirë interesave dhe situatës tuaj jetësore;

2.5.2  Për të përmirësuar dhe lehtësuar sa më shumë përdorimin e shërbimeve tona si p.sh aplikacione, pajisje për vetëshërbim etj.

 

Bazuar në interesin tonë legjitim për marketingun e shërbimeve tona. Vlerësimi i të dhënave për këtë qëllim zgjat për aq kohë sa ju nuk e keni kundërshtuar këtë. Të dhënat në vijim, të cilat mblidhen nga vet Kredo, apo që ja keni dhënë ju Kredo do të vlerësohen:

 

  • Të dhëna personale/të dhëna parësore:
  • Gjinia, statusi familjar, emri, data e lindjes, shtetësia, punësimi, punëdhënësi, të dhëna për të ardhurat, adresa, të dhëna kontakti: si numri i telefonit, adresë email, adresë postare, informacion mbi vendndodhjen gjeografike, klasifikim i brendshëm si psh situata e të ardhurave dhe shpenzimeve;

 

  • Të dhëna për produktet dhe shërbimet e Kredo 

 

Të dhëna për shërbimet e institucionit financiar, në dispozicionin tuaj, përfshijnë:

Mjetet e pagesave të përdorura prej jush;

  • Tërheqjet dhe derdhjet në llogari, shlyerjet e kredive;  
  • Normën e interesit dhe komisionet e aplikuara në lidhje me këto shërbime;

 

  • Të dhëna për pajisjet dhe qendrën e kontaktit (shërbimet e telefonisë përfshirë kompjuter për kontrollin e zërit

 

Frekuenca, të dhënat dhe vendi i përdorimit të pajisjeve me vetëshërbim dhe qendrat e kontaktit (shërbimet e telefonisë përfshirë kompjuter për kontrollin e zërit), apo shërbimi i telefonisë i Kredos, si edhe regjistrimi i zërit dhe figurës në përputhje me bazën ligjore përkatëse lidhur me përdorimin e këtyre shërbimeve.

  • Të dhëna për shërbimet, faqet e internetit dhe komunikimi

 

Të dhëna lidhur me përdorimin e shërbimeve elektronike dhe faqet e internetit, funksionimi i faqeve te internetit dhe aplikacionet, si edhe mesazhet me email midis jush edhe Kredos, informacion mbi faqet e vizituara, apo përmbajtja dhe linku ku keni hyrë, përfshirë edhe faqe jashtë Kredo, kohën e përgjigjes, përmbajtjen e informacionit, ose shkarkimi i dokumentacionit gabimisht, kohëzgjatjen e përdorimit të faqes dhe informacion për nënshkrimin të njoftimeve të Kredos. Ky informacion mblidhet duke përdorur teknologjinë e automatizuar, siç janë cookies apo web beacons (counting pixels përdoren për të regjistruar emailet apo faqet e internetit), apo ndjekja e faqeve (regjistrimi dhe analizimi i sjelljes naviguese në rrjet) ne faqen e Kredos.

  • Të dhëna teknike dhe përdoruesi i fundit i pajisjeve

Informacioni mbi pajisjet dhe sistemet e përdorura për të hyrë në faqet e internetit, ose portale dhe aplikacione, apo mjete të tjera të komunikimit, siç janë adresa e protokollit të internetit(IP), apo lloje dhe versione të sistemeve të veprimit dhe motori i kërkimit në rrjet, si dhe identifikimi, identifikimi i reklamave, apo informacion mbi vendndodhjen, apo të dhëna të krahasueshme me të dhëna për pajisjet dhe sistemet.

  • Të dhëna të gjeneruara nga përmbajtja e veprimeve të përdoruesit

 

Informacioni i ngarkuar në faqet e Kredos, apo në aplikacionet, siç janë komentet, apo informacione personale dhe fotot ose videot, ose të ngjashmet me to.

  • Mbikëqyrja me videokamera

 

Ne kryejmë mbikëqyrje me video në qendrat e shërbimit të klientit, zyrat dhe ambientet e tjera, ku ne operojmë. Ne i përpunojmë të dhënat bazuar në interesat tona legjitime për të parandaluar dhe zbuluar veprat penale dhe për të mbrojtur pronën tonë. Mbikëqyrja me video është aktive 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Të dhënat e marra gjatë mbikëqyrjes me video ruhen për 60 ditë. Pas kësaj periudhe, të dhënat fshihen, nëse nuk kërkohet në mënyrë të arsyeshme t'i ruajmë ato për qëllime të tjera, të tilla si hetimi i aktiviteteve kriminale, mbrojtja e të drejtave tona ligjore ose të palëve të treta. Kur zgjedhim vendndodhjen e kamerave të mbikëqyrjes me video, ne kemi marrë parasysh aspektet e mëposhtme:

  • Zona e mbikëqyrjes me video - kamerat regjistrojnë zonat e kërkuara për të arritur qëllimin e mbikëqyrjes me video. Ndërtesat e tjera, zonat jashtë ambienteve dhe territoreve të Kompanisë nuk janë filmuar;

 

  • Cilësia e mbikëqyrjes me video - kamerat janë të pozicionuara në mënyrë që imazhi i kapur të përdoret për qëllimin e synuar, personat e parë në video janë të identifikueshëm dhe kamerat janë të përshtatshme për zonën e mbikëqyrjes;

 

  • Privatësia e subjektit të të dhënave - kamerat nuk kapin zonat, të cilat janë të dizajnuara për përdorim privat (për shembull, tualetet, zonat e relaksimit, etj).

 

  • Vendimmarrja e automatizuar

 

Kur e përdorim profilizimin dhe vendimmarrjen e automatizuar?

Profilizimi është vlerësimi i Klientëve sipas parametrave të caktuar, të tilla si situata ekonomike, preferencat personale, interesat, sjellja, etj., Për të klasifikuar Klientët në një nga kategoritë e klientëve tanë të paracaktuar. Vendimmarrja e automatizuar është aftësia për të marrë vendime me mjete teknologjike, të automatizuara, duke përdorur të dhënat e siguruara nga Klienti ose informacionin e marrë si rezultat i profilizimit.

Ne mund të përdorim profilizimin dhe të marrim vendime të automatizuara për të përpunuar kërkesën tuaj për shërbimet tona, për të vlerësuar aftësinë tuaj kreditore dhe rreziqet, për të vlerësuar aftësinë për t'ju ofruar shërbimet tona, për të përcaktuar shumën maksimale të huasë, për të vlerësuar dhe parandaluar rrezikun e mashtrimit dhe për të përmbushur detyrimin tonë për t'u pajtuar me pastrimin e parave dhe rregullat e parandalimit të financimit të terrorizmit.

Vendimet për të refuzuar ofrimin e shërbimeve për ju nuk merren automatikisht pa përfshirjen e punonjësve tanë.

Për më tepër, ne mund të përdorim profilizimin dhe marrjen e vendimeve të automatizuara për t'ju ofruar një Shërbim më të përshtatshëm, marketing të personalizuar dhe oferta komerciale, përfshirë zbritje dhe kushte të veçanta, dhe të kryejmë analiza të klientëve.

Profilizimi ynë dhe vendimmarrja e automatizuar bazohet në:

-detyrimi ynë ligjor për të vlerësuar aftësinë paguese të Klientëve dhe për të qenë në përputhje me rregullat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;

- Përfundimi i kontratës së shërbimit dhe marrja e masave parakontraktore, përfshirë sigurimin e një procesi kontraktimi më të shpejtë dhe më efikas;

- Pëlqimi juaj ose interesi ynë legjitim për të parandaluar rrezikun e mashtrimit dhe për t'ju siguruar zgjidhje, komunikime dhe oferta më të përshtatshme.

  1. Ku dhe sa gjate i ruajmë te dhënat e mbledhura?
    • Ne i trajtojmë të dhënat personale dhe i ruajmë ato në serverat e menaxhuar nga ofrues të shërbimit të hostimit. Këto servera janë të vendosur në një numër të qendrave të të dhënave të sigurta në Bashkimin Evropian, ose në juridiksione të tjera që sigurojnë një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje, siç kërkohet nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ("Juridiksionet e Ruajtjes").

 

  • Ne mundohemi të sigurojmë se nuk do të dërgojmë të dhënat jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes. Gjithsesi, në rrethana të jashtëzakonshme, të dhënat personale që ne kemi mbledhur prej jush, mund të transferohen dhe të ruhen në një destinacion jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes dhe të përpunuar nga personeli që vepron atje dhe punon për to.

 

  • Përgjithësisht ne do t’i ruajmë të dhënat personale për (5) (pesë) vjet pas përfundimit të marrëdhënies kontratkore me ju. Në rrethana të caktuara, si për shembull kërkesa rregullatore, ne do të na duhet të ruajmë të dhënat për një periudhë më të gjatë. Pas përfundimit të periudhës së ruajtjes, të dhënat personale do të shkatërrohen nga ana e ofruesve tanë të shërbimit të hostimit, nëpërmjet mënyrës shkatërrimit total.

 

  • Duke na siguruar të dhënat personale ju pranoni kushtet e mësipërme për transferimin ndërkombëtar, ruajtjen dhe përpunimin. Gjithsesi ne do të kujdesemi që transferimi i të dhënave jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes, do të kryhet vetëm mbi bazën e një miratimi paraprak nga Autoritetet Shqiptare sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

  • Ju mund të njiheni me vendet dhe ofruesit e shërbimit të hostimit ku Kredo mban të dhëna, duke na dërguar një kërkesë sipas paragrafit 8 në vijim. Ne do ju përgjigjemi sipas detyrimeve që kemi në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

  1. Si i mbrojmë të dhënat e mbledhura?

 

  • Ambientet e serverave tonë janë me një siguri të lartë dhe lejojnë akses për një personel të kufizuar. Çdo e dhënë do të jetë e enkriptuar në momentin e ruajtjes.

 

  • Nëse të dhënat janë ruajtur jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes, përpara transferimit ne verifikojmë nëse janë marrë masa të përshtatshme mbrojtje dhe do të marrim të gjitha hapat e arsyeshme për t’ju verifikuar se të dhënat tuaja trajtohen me siguri dhe në përputhje me këtë Politikë Privatësie.

 

  • Ne do të sigurohemi se çdo person, përfshirë edhe stafin tonë, apo stafin ofrues të pritjes, që ka akses në të dhënat personale, t’i aksesojnë ato nën rregulla strikte konfidencialiteti.

 

  • Kur ne ju kemi dhënë (ose ju keni zgjedhur) një fjalëkalim dhe/ose të dhëna të tjera që ju mundësojnë aksesin në llogarinë tuaj online, ose në pjesë të tjera të faqes tonë të internetit, ju jeni përgjegjës për mbajtjen në mënyrë konfidenciale të fjalëkalimit dhe/ose të këtyre të dhënave të tjera aksesi. Ne ju kërkojmë mos ta shpërndani fjalëkalimin dhe/ose të dhënat e tjera të aksesit, me asnjë njeri, përfshirë dhe pjestarët e familjes. Nëse e shpërndani fjalëkalimin dhe/ose të dhënat e tjera të aksesit me dikë tjetër, e bëni këtë në rrezikun tuaj, dhe nëse një përdorues hyn me të dhënat tuaja të identifikimit personal, çdo informacion apo transaksion që kryhet nëpërmjet llogarisë online apo faqes së internetit do të konsiderohet e bërë, ligjërisht, direkt nga ju për çdo qëllim.

 

  • Ne instalojmë certifikata SSL në serverat tanë. Kur ju transmetoni të dhënat në faqen e internetin krijohet një sesion i sigurt me shfletues, dhe protokolli i aplikimit (i njohur si HTTP) do të ndryshojë në HTTPs ku “s” qëndron për siguri.

 

  • Megjithëse ne do të bëjmë më të mirën për të mbrojtur të dhënat tuaja personale, për fat të keq, pavarësisht nga masat e mësipërme, transmetimi i informacionit nëpërmjet internetit nuk mund të jetë 100% i sigurt dhe nuk mund t’u garantojmë sigurinë e të dhënave tuaja të transmetuara, në mënyrë të veçantë kur pajisjet tuaja janë të prekura nga viruse apo software të tjera me qëllime të fshehta.

 

  • Sapo të kemi marrë informacionin tuaj, ne do të përdorim procedura strikte dhe masa të sigurisë për të parandaluar aksesin e paautorizuar.

 

  • Ju do të njoftoheni nëse të dhënat janë kompromentuar për shkak të shkeljes së sigurisë.

 

  1. Si i përhapim të dhënat e ruajtura?

 

  • Ne mund t’i përhapim të dhënat e ruajtura me palët e treta, në disa raste me pëlqimin tuaj (ju lutemi të vini re se ju po jepni miratimit tuaj në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë) përfshirë:

 

  • me partnerët e biznesit, me palët tona financuese, me palët të cilave ju kalohen të drejta pagesë në lidhje me huatë tuaja, me furnizuesit dhe nënkontraktorët, të organizuar ose individë, për kryerjen e çdo kontrate që ne lidhim me ta ose me ju.
  • me ofruesit e shërbimeve të motorëve të kërkimit (si p.sh. google, bing etj.), të cilët na ndihmojnë në përmirësimin dhe optimizimin e faqes sonë të internetit (p.sh. vetëm informacione teknike);
  • me agjencitë referuese të kredive (si regjistri i kredive pranë Bankës së Shqipërisë) dhe me agjencitë për parandalimin e mashtrimit (si Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave));
  • nëse ne jemi të detyruar të përhapim ose t'i ndajmë të dhënat tuaja personale në mënyrë që të përmbushim ndonjë detyrim ligjor, ose për të zbatuar ndonjë marrëveshje me ju ose furnizuesit tanë, për të mbrojtur të drejtat, pasurinë, sigurinë e klientëve tanë, ose të tjerëve, duke përfshirë edhe rregullat e financimit kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit;

 

  • Edhe pse nuk ka gjasa, në një moment mund të dëshirojmë ta shesim ose të riorganizojmë biznesin tonë ose të transferojmë aksionet tek një partner potencial. Në këto raste, ne mund t’i transferojmë të dhënat tuaja personale një partneri potencial dhe këshilltarëve të tij nëse ata pranojnë të ruajnë konfidencialitetin, dhe t’i përdorin të dhënat vetëm për të shqyrtuar dhe/ose negociuar një transaksion të mundshëm.

 

  • Ne nuk do t’i shpërndajmë të dhënat tuaja me palët e treta, me qëllim të dërgimit të njoftimeve promovuese për mallrat ose shërbimet e ofruara nga palët e treta.

 

  • Ju mund të njiheni me palët e treta me të cilat kemi përhapur të dhënat tuaja, duke na dërguar një kërkesë sipas paragrafit 8 në vijim. duke na dërguar një kërkesë sipas paragrafit 8 në vijim. Ne do ju përgjigjemi sipas detyrimeve që kemi në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

  1. Përdorimi i cookies

 

  • Ne mund të përdorim cookies për të mbledhur informacion teknik për të dhëna të caktuara statistikore dhe përdorim të shërbimeve në faqen tonë të internetit. Informacioni teknik i mbledhur mund të përfshijë adresën e protokollit (IP) që përdoret për të lidhur kompjuterin ose pajisjen tuaj në internet, informacionin tuaj të identifikimit, llojin e shfletuesit dhe versionin, vendosjen e zonës së kohës, llojet dhe versionet e shfletuesit, sistemin operativ dhe platformën etj.

 

  • Në çdo rast, informacioni i përmendur nuk duhet të përmbajë informacion personal identifikues.

 

  • Ne mund të mbledhim informacione për përdorimin tuaj të përditshëm të internetit. Shfletuesi juaj ka mundësi të refuzojë cookies. Informacione të mëtejshme mbi cookies mund të gjenden në seksionin Politika e Cookies.

 

  1. Lidhje me faqet e internetit të palëve të treta

 

  • Faqja jonë e internetit mund të përfshijë lidhje me faqet e internetit të palëve të treta. Këto faqe kanë përdorimin e tyre dhe rregullat e mbrojtjes së të dhënave personale, të cilat ju i pranoni kur vizitoni faqen përkatëse të internetit. Ne nuk jemi përgjegjës dhe nuk marrim asnjë përgjegjësi për faqet e internetit të palës së tretë.

 

  1. Të drejtat tuaja

 

  • Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ju jep të drejtën:
  • Të kërkoni akses në të dhënat tuaja dhe detaje mbi përpunimin e të dhënave
  • Të korrigjoni të dhëna të pasakta
  • Të kërkoni të fshihen të dhënat. Ju lutemi vini re se ne nuk do të jemi në gjendje të fshijmë të dhënat që na kërkohet të përpunojmë dhe të mbajmë në përputhje me ligjin në fuqi ose që mund të jenë të nevojshme për të mbrojtur të drejtat tona ose për të ndërmarrë një veprim ligjor nëse të drejtat tona janë shkelur
  • Të kundërshtoni përpunimin, në rrethana të caktuara. Në rast të një kundërshtimi të tillë, ne nuk do të punojmë më të dhënat tuaja personale, përveç nëse, ne mund të demonstrojmë baza legjitime bindëse për përpunimin që tejkalojnë interesat, të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave ose për krijimin, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore
  • Si dhe përditësimin, korrigjimin ose ndreqjen e informacionit që ne mbajmë për ju
  • Të tërheqi pëlqimin për përpunimin e të dhënave bazuar në pëlqimin paraprak. Pëlqimi mund të revokohet nga:

 

  1. Duke përdorur opsionin e çabonim në mesazhet tona elektronike ose sms,
  2. Dërgimi i një e-mail tek ([email protected]),
  3. Telefononi qendrën tonë të shërbimit ndaj klienit (044500600),

 

Tërheqja e pëlqimit tuaj nuk do të ndikoj në ligjshmërinë e përpunimit të bazuar në pëlqimin para tërheqjes së tij. Ju lutemi vini re gjithashtu se tërheqja e pëlqimit nuk do të ndikojë në përpunimin e të dhënave tuaja personale, të cilat ne i përpunojmë bazuar në baza të tjera ligjore.

 

Për të ushtruar këto të drejta, mund të na paraqisni një kërkesë me shkrim duke e dërguar në adresën tonë të postës elektronike ([email protected]) ose duke e paraqitur atë me shkrim në qendrën e shërbimit të klientit dhe duke u identifikuar. Ne do ta përfundojmë kërkesën brenda 30 ditëve dhe do t’ju japim një përgjigje. Kur marrim kërkesën tuaj për ushtrimin e të drejtave tuaja, ne do të verifikojmë identitetin tuaj, do të vlerësojmë kërkesën dhe do ta ekzekutojmë atë në përputhje me normat ligjore në fuqi.

 

  • Ju lutemi vini re se keni të drejtë të paraqisni një ankesë autoritetit mbikëqyrës (Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave”)

 

  • Ju mund të ushtroni të drejta tuaja të tjera në çdo kohë duke na kontaktuar në [email protected]. Nëse keni një llogari në internet me ne dhe dëshironi të përditësoni informacionin tuaj, ju mund ta përditësoni atë direkt në profilin tuaj të llogarisë në internet.

 

  • Ne do të mundohemi t’i përgjigjemi kërkesave tuaja sa më shpejt që të jetë e mundur, në përputhje me kërkesat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

  • Vini re se përpunimi i disa të dhënave personale që mbajmë rreth jush është i nevojshëm për të përmbushur kontratat që mund të kemi me ju; prandaj ne nuk do të jemi në gjendje të ndalojmë përpunimin e këtyre të dhënave, derisa të ekzistojë një kontratë mes nesh. Gjithashtu, vini re se të dhënat tuaja nuk mund të fshihen përgjithmonë, nëse do të na duhet të mbajmë shënime në lidhje me marrëdhënien tonë kontraktore dhe/ose nëse na kërkohet me ligj që të mbajmë shënime për një periudhë të caktuar kohore.

 

  1. A transferohen të dhëna në vende të treta apo në ndonjë organizatë ndërkombëtare?

 

  • Transferimi i të dhënave në vende të treta (jashtë zonës ekonomike Europiane-EEA) mund të bëhet vetëm kur është e nevojshme nëse kërkohet nga ligji ose nëse keni dhënë pëlqimin tuaj të shprehur. Transferimi i të dhënave tuaja në një vend të tretë mund të bëhet vetëm pas marrjes së autorizimit nga autoriteti lokal për mbrojtjen e të dhënave personale.

 

  • Më tej, të dhënat tuaja mund të transferohen në Grupin e Kredo Financë apo tek përpunues të të dhënave në vende të vendeve të treta jashtë BE-së, apo nënkontraktor të përpunuesve të Bankës në vende të treta.

 

  • Këta janë të detyruar për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e informacionit, në përputhje me standarted Europiane. Informacioni për këtë mund t’u jepet nga ne.

 

  1. Ndryshime në Politikën tonë të Privatësisë

 

  • Çdo ndryshim që mund t'i bëjmë politikës tonë të privatësisë në të ardhmen do të vendoset në faqen tonë të internetit dhe/ose do t'ju dërgohet me email apo në llogarinë tuaj online, nëse keni një të tillë.

 

  1. Lidhja me ju

 

  • Pas vizitës në këtë faqe interneti dhe sigurimit të të dhënave personale dhe të kontakteve, ju pranoni të merrni ofertat tona komerciale në cilëndo nga pajisjet tuaja të komunikimit.

 

  1. Na kontaktoni

 

  • Pyetjet, komentet dhe kërkesat në lidhje me këtë politikë të privatësisë janë të mirëpritura dhe duhet të adresohen në [email protected]/Telefon: 044 500 600

 

Përmbajtja e pëlqimit të Politikës së Privatësisë

 

Duke klikuar butonin Dërgo, ju konfirmoni se kushtet dhe afatet e kësaj Politike të Privatësisë (lidhjen me politikën e privatësisë) janë lexuar, kuptuar dhe pranuar prej jush, duke dhënë pëlqimin tuaj të mirë informuar për mbledhjen dhe trajtimin e të dhënave / dokumenteve sipas Politikës së Privatësisë.