Politika e Privatësisë në lidhje me Burimet Njerëzore

INFORMACION MBI POLITIKA E PRIVATËSISË NË KUADËR TË PUNËSIMIT

 

Miratuar dhe përditësuar më 29/07/2019

 

Bazuar në nenin 18 të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar (në vijim i referuar si “Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”), ju informojmë mbi politikat e ndjekura nga Kredo Finance Shpk. (“Kredo”, “ne”, “jona”) në lidhje me mbledhjen dhe përpunimin e të dhenve personale të punonjësve tanë dhe të personave të tjerë të cilët aplikojnë për të punuar pran nesh (“ju”, “punëmarrësi”, “kandidati”).

 

Ju lutem lexoni me kujdes parashikimet në vijim (“Politika”), për të kuptuar pikëpamjet dhe praktikën tonë për mbledhjen dhe trajtimin e të dhënave tuaja personale.

 

 

  1. Kontrolluesi
    1.  Kontrolluesi i të dhënave, në kuptimin e ligjit Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (“Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”), është Kredo Finance Shpk – NUIS L71610009A me seli Rr. Muhamet Gjollesha, Ndërtesa Tirana Ring Center, Nr. 8 Kati - 9, Tiranë, Shqipëri.
  2. Baza ligjore
    1. Baza ligjore për mbledhjen dhe përpunimin e të Dhënave tuaja është b) dhe ç) e pikës 1 të nenit 6 të Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Baza ligjore për mbledhjen dhe përpunimin e të Dhënave Sensitive, është pika ë) e nenit 7 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
    2. Ne mbledhim dhe përpunojmë të Dhënat tuaja, përfshi të Dhënat Sensitive, për lidhjen dhe përmbushjen e kontratës së punës me ju, apo për diskutime ose ndryshime të saj, si dhe për përmbushjen e detyrimeve ligjor që ne kemi Kredo sipas ligjit, dhe në përputhje me Kodin e Punës.
    3. Në këto raste, Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale lejon mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave edhe pa pëlqimin tuaj.
  3. Çfarë janë të Dhënat Sensitive?
    1. Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përkufizon “Të Dhënat Sensitive”, si të dhëna që kanë të bëjnë me origjinën racore ose etnike, mendime politike, anëtarësimin në sindikata, besimin, fetar ose filozofik, dënimin penal si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.
    2. Kredo mbledh të Dhënat Sensitive që përcaktohen në vijim, ekskluzivisht për menaxhimin e marrëdhënies së punësimit, dhe këto të Dhëna Sensitive do të mblidhen, trajtohen dhe përdoren në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
    3. Ne nuk mbledhim të dhënat tuaja biometrike.
  4. Çfarë parimesh ndjekim?
    1. Të dhënat personale, përfshi të Dhënat Sensitive, do të mblidhen dhe përpunohen nga ne:
      1. në mënyrë të drejtë, të ligjshme, korrekte dhe transparente;
      2. vetëm për arsyet e lidhura me marrëdhënien e punësimit;
      3. sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara në këtë dokument;
      4. duke respektuar masat dhe kushtet e sigurisë teknike të përcaktuara sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
      5. duke ju siguruar respektimi e të drejtave tuaja sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
  5. Çfarë të dhënash mbledhim?
    1. Ne do të mbledhim dhe përpunojmë të dhënat e mëposhtme (“Të Dhëna”) që në mund të mbledhim apo që ju mund të na jepni, në çdo formë apo me çdo mjet, gjatë procesit të rekrutimit tuaj apo vijim gjate marrëdhënies së punësimit tuaj. Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave kryhet me mjete elektronike dhe mekanike, si edhe çdo me lloj mjeti tjetër të përshtatshëm për këtë qëllim.
    2. Të Dhënat që ne mbledhim dhe përpunojmë, janë:
      1. Emri, Mbiemri, gjinia,
      2. Datëlindja
      3. Gjendja civile, ne rast se jeni punonjes
      4. Numri Personal (NID), numri i dokumentit te identifikimit (p.sh. kartë identitetit/pasaportë), ne rast se jeni punonjes
      5. Adresa e banimit, e-mail numri i telefonit fiks/celular;
      6. Kontaktet e një afërmi tuaj për komunikime në rast urgjence ne rast se jeni punonjes;
      7. Të dhënat mbi shkollimin dhe punësimet e mëparshme;
      8. Data e punësimit, vendi i punës, detyrat, trajnimet, dhe çdo ndryshim i mëvonshëm;
      9. Orët e punës, pushimet, lejet, mungesat, aksidentet etj.; ne rast se jeni punonjes
      10. Të dhënat e performancës tuaj, ne rast se jeni punonjes
      11. Pagat, shpërblimet, dietat, banueset, tatimet e kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësorë, kontributet e pensioneve vullnetare etj., ne rast se jeni punonjes
      12. Të dhënat e llogarive bankare, ne rast se jeni punonjes
      13. Të dhënat mbi gjendjen gjyqësore. ne rast se jeni punonjes
      14. Fotografinë tuaj dhe filmime nga sistemi i mbikëqyrjes CCTV, ne rast se jeni punonjes
      15. Të dhënat se sistemit të aksesit, në lidhje me hyrjet/daljet tuaja nga vendi i punës;
      16. Të dhëna mbi anëtarësimin në sindikata, ne rast se jeni punonjes
      17. Të dhëna shëndetësore (që lidhen me ose ndikojnë në marrëdhënien e punës);
      18. Të dhëna mbi masat disiplinore të lidhura me punën (vërejte, paralajmërime, procedura diskutimi etj.).
    3. Ne mund të mbledhim dhe trajtojmë gjithashtu të Dhënat tuaja nga pale të treta (si letra referenca nga punëdhënës të mëparshëm).
    4. Në dosjen tuaj të punësimit do të mbahet aplikimi tuaj dhe kontrata e punësimit, së bashku me informacionet dhe dokumentet e tjera që lidhen me punësimin tuaj, të cilat do të përditësohen përgjatë marrëdhënies së punësimit. Të Dhënat Sensitive do të ruhen të ndara nga çdo e dhënë tjetër personale.
    5. Të Dhënat personale mbahen në dosjet e personelit ose brenda sistemeve tona IT të burimeve njerëzore.
    6. Refuzimi i dhënies së të dhënave personale dhe sensitive e bën të pamundur punësimin e punëmarrësit dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe kontraktore nga punëdhënësi.
  6. Përse i përpunojmë të Dhënat?
    1. Ne i përpunojmë të Dhënat tuaja, përfshi të Dhënat Sensitive, për qëllimet e mëposhtme, të lidhura me marrëdhënien e punësimit:
      1. për të siguruar mbajtjen dhe përditësimin e informacionit të nevojshëm për menaxhimin e burimeve njerëzore në lidhje me performancën e punësimit individual;
      2. për të siguruar përmbushjen e çdo detyrimi ligjor apo nënligjor, ose të vendimeve të ndonjë autoriteti shtetëror apo gjyqësor të fushës së punësimit, në lidhje me ruajtjen e dokumentacionit, mbajtën e regjistrave dhe përmbushjen e detyrimeve mbi kushtet e punës;
      3. për të trajtuar rastet e inspektimeve dhe kërkesave nga autoritetet shtetërore;
    2. Ne nuk do të marrim vendime që kanë një ndikim të rëndësishëm tek ju vetëm mbi bazën e sistemeve të automatizuara (ku merret një vendim për ju duke përdorur një sistem elektronik pa përfshirjen e njeriut).
  7. Si i përhapim të Dhënat
    1. Ne mund të përhapim të Dhënat tuaja, përfshi të Dhënat Sensitive, me departamentet e burimeve njerëzore të shoqërive të grupit, për të mundësuar menaxhimin e integruar të politikave të burimeve njerëzore. Kjo përfshin, për shembull, menaxherin tuaj të linjës për menaxhimin e tyre, departamentin e burimeve njerëzore për mbajtjen e të dhënave të personelit dhe departamentin e financës për lëvrimin e pagave.
    2. Ne mund të përhapim pjesë të të Dhënave tuaja tek kontraktorët tanë, për aq sa është e nevojshme për realizimin e funksioneve të deleguar (përgatitja e listë pagesave dhe ndjekja e procedurave ligjore).
    3. Ne gjithashtu mund të përhapim të Dhënat tuaja auditorët tanë, për qëllime të auditimit të pasqyrave financiare, si dhe me palët vijuese, por pa përfshirë këtu Dhënat Sensitive:
      1. Me autoritetet tatimore në lidhje me zbatimin e detyrimeve të legjislacionit të fushës;
      2. Me inspektoratin e punës në lidhje me zbatimin e detyrimeve të legjislacionit të fushës;
      3. Me zyrat e punës në lidhje me zbatimin e detyrimeve të legjislacionit të fushës;
      4. Me Bankën e Shqipërisë, në lidhje me zbatimin e detyrimeve të legjislacionit të fushës;
      5. Me bankat, fondet e pensionit vullnetar apo shoqëritë e sigurimit, në lidhje me marrëdhëniet me këto subjekte të lidhura me punëmarrësit tanë;
      6. Me autoritete të tjera shtetërore apo gjyqësore, kur përhapja e të Dhënave kërkohet sipas ligjit apo akteve nënligjore;
    4. Ne mund të përhapim të Dhënat Sensitive të lidhura me gjendjen tuaj shëndetësore, me mjekun e ndërmarrjes të kontratktuar prej nesh.
  8. Si i ruajmë të Dhënat e mbledhura?
    1. Të Dhënat tuaja që përmbahen në dokumentet shkresore të mbledhura, do të ruhen në dosjet personale pranë departamentit të burimeve njerëzore.
    2. Gjithashtu, të Dhënat do të mbahen edhe në skedarë elektronik të ruajtur në serverat tanë të menaxhuar nga ofrues të shërbimit të hostimit, ku çdo e dhënë do të jetë e enkriptuar në momentin e ruajtjes, dhe do të jenë e aksesueshme vetëm nga stafi i autorizuar i departamentit të burimeve njerëzore.
    3. Ne do të sigurohemi që të Dhënat tuaja të aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar i burimeve njerëzore, dhe të përhapen tek persona të tretë sipas kushteve të përcaktuara më sipër.
    4. Serverat tanë janë të vendosur në një numër të qendrave të të dhënave të sigurta në Bashkimin Evropian, ose në juridiksione të tjera që sigurojnë një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje, siç kërkohet nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ("Juridiksionet e Ruajtjes") Ambientet e serverave kanë një siguri të lartë dhe lejojnë akses për një personel të kufizuar.
    5. Ne mundohemi të sigurojmë se të dhënat nuk do të transferohen jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes. Gjithsesi, në rrethana të jashtëzakonshme, të dhënat personale që ne kemi mbledhur mund të transferohen dhe të ruhen në një destinacion jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes dhe të përpunuar nga personeli që vepron atje dhe punon për to. Gjithsesi ne do të kujdesemi që transferimi i të dhënave jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes, do të kryhet vetëm mbi bazën e një miratimi paraprak nga Autoritetet Shqiptare sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
    6. Përgjithësisht ne do t’i ruajmë të Dhënat tuaja personale për sa kohë kjo është e nevojshme për qëllimin e përpunimit, caktuar më sipër, afat i cili mund të shkojë deri në (5) (pesë) vjet pas përfundimit të marrëdhënies së punës. Pas përfundimit të periudhës së ruajtjes, të dhënat personale do të shkatërrohen automatikisht nga ana e ofruesve tanë të shërbimit të hostimit.
  9. Kandidatët
    1. Këto Politikë zbatohet gjithashtu për çdo kandidat që aplikon për punë pranë Kredo. Duke na pajisur apo duke na dërguar informacionin përkatës me email, nëpërmjet faqes tonë të internetit https://www.kredo.al (“faqja jonë e internetit”), apo në çdo mënyrë tjetër, Kandidati pranon praktikën e përshkruar në këtë Politikë.
    2. Kandidatët janë të lutur të na njoftojnë me shkrim nëse nuk janë dakord që të dhënat e tyre të mblidhen dhe të trajtohen sipas kësaj Politike.
    3. Ne mund të ripërdorim të dhënat personale të kandidatëve për punë, të cilat janë mbledhur gjatë periudhës së rekrutimit, në përputhje me kushtet e kësaj Politike, për qëllime të rekrutimeve të ardhshme. Për kë të qëllim, të dhënat e kandidatëve do të ruhen për jo më shumë se 3 (tre) muaj pas mbylljes së procesit të rekrutimit për të cilin është aplikuar.
  10. Të drejtat tuaja
    1. Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ju jep të drejtën, pa pagesë, të kërkoni informacion mbi të dhënat tuaja që ne përpunojmë, të kundërshtoni përpunimin në rrethana të caktuara, si dhe përditësimin, korrigjimin ose ndreqjen e informacionit që ne mbajmë për ju.
    2. Ju mund të ushtroni të drejtat tuaja të tjera në çdo kohë duke na kontaktuar në [email protected].
    3. Ne do të mundohemi t’i përgjigjemi kërkesave tuaja sa më shpejt që të jetë e mundur, në përputhje me kërkesat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  11. Ndryshime në Politikën tonë të Privatësisë
    1. Punëmarrësit do të njoftohen për çdo ndryshim që mund t'i behet këtij dokumenti në të ardhmen. Nje kopje e këtij njoftimi, apo e ndryshimeve të ardhshme, do të vendoset në faqen tonë të internetit.
  12. Na kontaktoni

Pyetjet, komentet dhe kërkesat në lidhje me këtë politikë të privatësisë janë të mirëpritura dhe duhet të adresohen në [email protected] / Telefon: 044 500 600