Kushtet dhe Terma te Pergjithshme te Kredise dhe te Llogarise Online te Klientit

SKEDULI A:

KUSHTET, PARASHIKIMET  DHE AFATET E LLOGARISË ONLINE TË KLIENTIT

Miratuar dhe Përditesuar më: 20.08.2025
Hyn në fuqi më: 08.09.2025

Hyrje

Këto kushte, parashikime dhe afate zbatohen për përdorimin tuaj të faqes sonë të internetit dhe menaxhimin e llogarisë online të Klientit që gjendet në https://www.kredo.al, ndaj të gjitha Llogarive Online të Klientit të mbajtura nga ECFA SHA për Kredimarrësit. Një kopje e këtyre Kushteve dhe Afateve të Llogarisë Online të Klientit, siç mund të jenë përditësuar, ndryshuar, shtuar apo zëvendësuar herë pas here me diskrecionin tonë, gjendet në faqen tonë të internetit https://www.kredo.al, si dhe në çdo degë tonën apo të partnerëve tanë të autorizuar (“Degët”); një listë e përditësuar e Degëve gjendet në Faqen e Internetit.

Këto Kushte të Llogarisë Online janë të mëvetshme dhe plotësuese të Kushteve të Kontratës së Kredisë të zbatueshme për çdo Llogari në të cilën po hyni përmes Llogarisë Online. Nëse ka ndonjë konflikt midis këtyre Kushteve të Llogarisë Online dhe Kushteve të Marrëveshjes së Kredisë, parashikimet e Kushteve dhe Termave të Kontratës së Kredisë do të prevalojnë dhe do të zbatohen në çdo rast. Ju lutemi lexoni me kujdes këto Kushte të Llogarisë Online dhe nëse e konsideroni të nevojshme mbani një kopje për përdorimin tuaj. Në momentin e aksesimit të Llogarinë Online, shtypja e butonit “Hyr” nënkupton se ju keni pranuar këto Kushte të Llogarisë Online. Kushtet e Llogarisë Online zbatohen përtej, dhe nuk zëvendësojnë apo ndryshojnë kushtet dhe afatet e shërbimit të Kredidhënies, apo produkteve të tjera që ne mund t’ju ofrojmë, sipas kontratave përkatëse (“Kontrata e Kredisë”). Me diskrecionin tonë të vetëm, herë pas here ne mund të ndryshojmë, shtojmë apo zëvendësojmë këto Kushte të Llogarisë Online, duke ju njoftuar sipas modaliteteve dhe parashikimeve të Kontratës së Kredisë.

Ju mund të aksesoni në mënyrë elektronike Llogarinë Online nëpërmjet Faqes së Internetit, duke përdorur të Dhënat e Sigurisë, përcaktuar në vijim; Llogaria Online do të shërbejë si një platformë për përfitimin e shërbimeve tona online.

Të dhënat që do të na jepni nëpërmjet Llogarisë Online do të trajtohen sipas Politikës së Privatësisë në fuqi. Ne nuk do të përhapim asnjëherë të Dhënat e Sigurisë, dhe/ose të dhënat tuaja financiare që mbahen në Llogarinë Online, përveçse kur jemi të detyruar sipas ligjit.

Sa herë që përkufizimet e mëposhtme përdoren në këto Kushte të Llogarisë Online, ato do të kenë kuptimin vijues, përveçse kur konteksti e kërkon ndryshe:

Aplikim

është çdo kërkesë e plotësuar duke aksesuar faqen tonë të internetit që ju na paraqisni në lidhje me Kontratën e Kredisë nëpërmjet Llogarisë Online;

Pajisje

do të thotë çdo pajisje, software (duke përfshirë ndonjë aplikacion të nevojshëm për t’u shkarkuar), linjat e komunikimit, routerat, telefonat celularë dhe pajisjet e tjera të përdorura dhe të kërkuara nga ju për të aksesuar në mënyrë elektronike në Shërbimin Online;

Helpdesk

është shërbimi i asistencës që ne mund t’ju ofrojmë për t’ju ndihmuar në përdorimin e Shërbimit Online, sipas detajeve të sqaruara në Faqen e Internetit;

Kontrata e Kredisë

është Marrëveshja e kredisë që ju keni lidhur me ne;

Llogaria Online

është Llogaria Online e Klientit që ju keni hapur dhe mbani pranë nesh, sipas këtyre Kushteve të Llogarisë Online;

Kushtet e Llogarisë Online

janë këto kushte, parashikime dhe afate të Llogarisë Online;

Shërbimi Online

është shërbimi që ne ju japim për të menaxhuar marrëdhëniet me ne në lidhje me Kontratën e Kredisë, të tilla si, por pa u kufizuar në: marrjen e informacionit mbi balancën e detyrimeve, mbi të dhënat e transaksioneve të kryera, kryerjen e ndryshimeve në Profil, kryerjen e njoftimeve apo paraqitjen e aplikimeve;

Politika e Privatësisë

është dokumenti që përmban kushtet dhe afatet, në fuqi në çdo kohë, sipas të cilave ne do të trajtojmë të dhënat personale që na keni dhënë për lidhjen dhe zbatimin e Kontratës së Kredisë dhe/ose për të aksesuar Shërbimin Online;

Profili

do të thotë seksioni i profilit të përdoruesit, në Llogarinë Online, që përmban të dhënat tuaja personale;

Të Dhënat e Sigurisë

do të thotë password-i dhe të dhënat e tjera të sigurisë, të cilat do t’ju duhen për të akesesuar Shërbimin Online, sipas detajeve të përcaktuara në vijim;

Faqja e Internetit

është faqja jonë në internet: https://www.kredo.al siç mund të ndryshohet apo modifikohet në diskrecionin tonë;

ne”, “tona/ë”, “jona

nënkupton  ECFA SHA dhe çdonjë pasardhës ligjërisht të autorizuar;

ju”, “tuaj”, “përdorues

nënkupton Kredimarrësin që regjistrohet për përdorim të Llogarisë Online, dhe përfshin aty ku konteksti e lejon cilindo të deleguar të Kredimarrësit.

Kushte të Llogarisë Online do të interpretohen si vijon:

  1. Termat e përcaktuar në njëjës përfshijnë edhe shumësin, dhe anasjelltas; referimet në gjininë mashkullore përfshijnë edhe gjininë femërore, dhe anasjelltas;
  2. Sa herë që përdoren fjalët “duke përfshirë”, “përfshin”, “në veçanti”, “për shembull” e të tilla si apo të ngjashme, këto fjalë do të kuptohen të ndjekura nga fjalët “pa u kufizuar vetëm në to”;
  3. Në rast të ndonjë mospërputhjeje mes këtyre Kushteve të Llogarisë Online dhe kushteve të Kontratës së Kredisë, atëherë kushtet e Kontratës së Kredisë do të mbizotërojnë.
  4. Duke klikuar "Krijoni profilin tuaj”, “Regjistrohu Tani", "Regjistrohu", ose ndonjë formë të ngjashme për tu regjistruar, duke hyrë ose duke përdorur Llogarinë Online, ju pranoni të hyni në një marrëdhënie ligjërisht të detyrueshme dhe të jeni të lidhur nga Kushtet e Llogarisë Online. Nëse nuk jeni dakord me ndonjë nga Kushtet e Llogarisë Online, nuk duhet të klikoni " Krijoni profilin tuaj " (ose të ngjashme) dhe nuk duhet të hyni ose të përdorni Llogarinë Online. Edhe ndryshe, kur përdorni Llogarinë Online, ju pranoni të gjitha Kushtet të Llogarisë Online. Përdorimi i Llogarinë Online është gjithashtu subjekt i politikave të tjera të Llogarinë Online, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Politikën e Privatësisë, e cila mbulon mënyrën se si Llogaria Online mbledh, përdor, ndan dhe ruan informacionin personal të përdoruesve. Përdoruesit pranojnë se i kanë lexuar këto Kushte, Politikat e tjera, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Politikën e Privatësisë, dhe pajtohen me të gjitha kushtet dhe afatet e tyre. Ne rezervojmë të drejtën, sipas gjykimit tonë të vetëm, për të ndryshuar, modifikuar, shtuar ose hequr pjesë të këtyre Kushteve të Llogarisë Online. Ne do t'ju njoftojmë për çdo përditësim ose ndryshim në Kushtet e Llogarisë Online. Pas postimit të një njoftimi të tillë, do të jetë përgjegjësia juaj të rishikoni Kushtet e Llogarisë Online te përditësuara. Përdorimi juaj i vazhdueshëm i Llogarinë Online pas publikimit të ndryshimeve në Kushtet e Llogarisë Online dhe njoftimit të lartpërmendur do të konsiderohet nga ne, se ju i keni shqyrtuar Kushtet e Llogarisë Online te përditësuara dhe pranoni e bini dakord me Kushtet e e Llogarisë Online të përditësuara. Ne rezervojmë të drejtën të ndërpresim Llogarinë Online /këtë marrëveshje dhe/ose të refuzojmë t'ju ofrojmë akses(qasje) në Llogarinë Online nëse Ne njoftohemi ose nëse zbulohet se ju nuk keni të drejta ligjore për të përdorur Llogarinë Online.
  5. Këto Kushte të Llogarisë Online dhe Afatet (nëse ka) të përcaktuara këtu do të konsiderohen si një regjistër elektronik që përcakton kushtet e pranueshme reciprokisht për përdorimin e Llogarisë Online nga Ju. Duke qenë një regjistër elektronik i gjeneruar nga ose përmes një sistemi kompjuterik, ai nuk kërkon nënshkrime fizike ose digjitale.

Ndryshimet tek llogaria online

  1. Paraqitja, forma dhe formulimi i faqes/faqeve ose ekraneve përmes të cilave ju hyni në Shërbimin Online dhe vetë ekranet e Shërbimit Online, mund të ndryshojnë nga ne. Ne do t'i bëjmë këto ndryshime sipas nevojës sonë për të ofruar shërbime sa më inovative duke ju njoftuar për ndryshimet përkatëse sipas parashikimeve të Kontratës së Kredisë. Ne mund të bëjmë ndryshime në këto Kushte të Llogarisë Online në çdo kohë në përputhje me Kushtet dhe Termat e Kontratës së Kredisë.
  2. Këto janë disa nga arsyet pse ne mund t'i ndryshojmë këto Kushte të Llogarisë Online:
    1. Për të përmbushur kërkesat ligjore, financiare dhe rregullatore;
    2. Për të marrë parasysh çdo riorganizim të formës apo aktivitetit tregtar, të vullnetshëm apo të kërkuar nga autoritetet rregullatore;
    3. Për të reflektuar një ndryshim në kushtet e tregut ose koston e përgjithshme të ofrimit të produkteve ose shërbimeve tona (ose të dyjave) për ju;
    4. Për të reflektuar një ndryshim në teknologji ose për të mbuluar një ndryshim zhvillimi në produktet ose shërbimet tona;
    5. Për t'i bërë ato më të qarta; ose
    6. Nëse besojmë në mënyrë të arsyeshme se ka ndonjë arsye tjetër të vlefshme për të bërë një ndryshim.
    7. Nëse ndryshimi është qartësisht në avantazhin tuaj, ne mund ta bëjmë atë menjëherë dhe pa ju dhënë njoftim.
    8. Nëse ju vazhdoni të përdorni Llogarinë Online pasi të hyjë në fuqi ndonjë ndryshim, kjo do të trajtohet si pranim nga ana juaj i ndryshimit të Kushteve të Llogarisë Online.

Aksesimi(qasja) në llogarinë online / llogaria online e përdoruesit

  1. Aksesimi(qasja) në llogarinë online dhe përdorimi i Shërbimit Online ju mundëson të:
  2. merrni informacion mbi balancën e detyrimeve dhe veprimet e kryera në Llogarinë Online;
  3. aksesoni kopje të kontratës suaj të kredisë si edhe vërtetime të ndryshme të gjëndjes së kredisë;
  4. na kërkoni kryerjen e veprimeve të ndryshme në lidhje me Kontratën e Kredisë;
  5. përditësoni të dhënat e Profilit tuaj;
  6. kryeni njoftime (në mënyrë të ndërsjelltë Ju për Ne dhe Ne për Ju); dhe
  7. përdorni çdo funksionalitet tjetër që ne mund të ofrojmë herë pas here nëpërmjet Shërbimit Online;
    1. Për të aksesuar Shërbimin Online, ju duhet të keni aktivizuar Llogarinë Online, nëpërmjet Faqes së Internetit, duke përdorur të Dhënat e Sigurisë, sipas instruksioneve që paraqiten në Faqen e Internetit, apo instruksioneve që ju kemi dërguar me email.
    2. Për të përdorur Shërbimin Online, së pari duhet të regjistroheni si përdorues. Gjatë procesit të regjistrimit, do t'ju kërkohet të:
  8. plotësoni fushat e kërkuara të informacionit dhe si hap përfundimtar pranoni Politikën e Privatësisë, këto kushte dhe afate të llogarisë online, klauzolën e pëlqimit paraprak për Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisët për marrjen e Shërbimit Online.
  9. Më pas, ne do t'ju shkruajmë me një kod përdoruesi dhe një fjalëkalim, të dërguar me email në adresën që na keni dhënë më parë; ose në një adresë tjetër siç keni rënë dakord me ne;
  10. vendosni kodin fillestar të përdoruesit dhe fjalëkalimin që ju kemi dërguar; dhe
  11. personalizoni aksesin tuaj duke ndryshuar nëse dëshironi, kodin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin e ndryshuar.
    1. Të Dhënat e Sigurisë do të përbëhen nga:
  12. një kod përdoruesi (fillestare do të jetë adresa juaj email);
  13. një fjalëkalim (password) i fshehtë (që ju jepet personalisht në mënyrë të sigurt);
  14. një kod numerik i fshehtë (që gjënerohet në mënyrë të sigurt, sipas instruksioneve përkatëse).
    1. Pas aktivizimit të Llogarisë Online, do ju kërkohet ndryshimi i fjalëkalimit(password-it); gjithashtu do ju kërkohet të shënoni disa informacione kujtese që do t’ju shërbejnë në rast se harroni password-in.
    2. Fjalëkalimet tuaja nuk duhet të jenë lehtësisht të identifikueshme ose të mundshme për t'u hamendësuar. Mossigurimi i kësaj mund të nënkuptojë që ju nuk mund të na mbani Ne përgjegjës për çdo humbje që pësoni si rezultat i kësaj pakujdesie (shih nenin 9 më poshtë).
    3. Nëse nuk i keni përfunduar këto hapa si më lart, nuk do të jeni në gjendje të përdorni Shërbimin Online. Kur hyni në Shërbimin Online përmes Faqes sonë të Internetit, ju pranoni të përdorni Shërbimin Online dhe Faqen tonë të Internetit në përputhje me këto Kushte dhe me kushtet e Kontratës së Kredisë. Ju jeni përgjegjës për të siguruar që dispozitivat dhe pajisjet që përdorni për të hyrë në Shërbimin Online në çdo kohë përmbushin kërkesat tona të përputhshmërisë për sigurinë e pajisjeve të lidhura përmes faqes kryesore të Shërbimit Online. Ju duhet të ndërmerrni hapa të arsyeshëm për të siguruar që teknologjia e duhur antivirus, anti-malware dhe firewall të jetë e instaluar në dispozitivat dhe pajisjet tuaja dhe të mbahet e përditësuar. Ne nuk marrim përsipër apo premtojmë se funksionimi i Faqes sonë të Internetit ose i Shërbimit Online do të jetë i pandërprerë ose pa gabime, as se ato do të jenë të lira nga viruset, skedarët e korruptuar, trojan horse ose programe të tjera të ngjashme që mund të përdoren për të hyrë, modifikuar, fshirë ose dëmtuar ndonjë skedar të dhënash ose programe të tjera kompjuterike të përdorura nga ju. Edhe pse do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për ta mbajtur Faqen e Internetit dhe Shërbimin Online të disponueshëm për ju në çdo kohë, herë pas here ato mund të mos jenë të disponueshme, për shembull për të kryer mirëmbajtje ose për të kryer përmirësime. Kur është e mundur, ne do t'ju njoftojmë paraprakisht për një ndërprerje të planifikuar. Ne nuk do të jemi përgjegjës ndaj jush për asnjë humbje ose dëmtim që mund t'ju lindë nëse Faqja e Internetit ose Shërbimi Online nuk janë të disponueshëm në çdo kohë ose nëse qasja ndërpritet.
    4. Për qëllime sigurie, ne mund të ndryshojmë specifikimet teknike të nevojshme për të aksesuar Shërbimin Online, dhe të kryejmë ndryshime operacionale, duke ju njoftuar për këtë qëllim sipas parashikimeve të Kontratës së Kredisë. Çdo ndryshim i kërkesave tona të sigurisë do të publikohet në Faqen e Internetit. Ju jeni përgjegjës për të zëvendësuar/modifikuar Pajisjet, nëse si pasojë e ndryshimeve tona të kërkesave të sigurisë, Pajisjet tuaja nuk janë më të përshtatshme për të aksesuar Shërbimin Online, apo për të përdorur të gjitha funksionalitetet e Shërbimit Online, siç i keni kryer më parë.
    5. Ju jeni përgjegjës për të paguar çdo kosto të shërbimeve të komunikimit (telefon, internet, sms etj.), sipas tarifave të operatorit që ju përdorni (ofruesit të shërbimit të komunikimit që keni zgjedhur) për të aksesuar Shërbimin Online, apo Helpdesk. Për të siguruar që kërkesat tuaja të kryhen me korrektësi, ne mund të monitorojmë dhe ruajmë të gjitha telefonatat të kryera mes nesh.
    6. Ne nuk mund të garantojmë shpejtësinë me të cilën ju aksesoni dhe përdorni Shërbimin Online, dhe/ose shpejtësinë me të cilën do të merrni kodin numerik.
    7. Ne do të marrim masat e arsyeshme për të garantuar funksionimin e Shërbimit Online për 24 orë/7 ditë në javë, por ju kuptoni se në disa raste kjo nuk mund të jetë e mundur për shkak të kushteve teknike. Ne do të marrim masat e arsyeshme për të rivendosur funksionin e Shërbimit Online sa më shpejt pas ndonjë ndërprerjeje. Nëse do të na duhet të kryejmë punime mirëmbajtjeje apo përmirësimi të Shërbimit Online, atëherë ne do t’ju njoftojmë paraprakisht mbi periudhën gjatë të cilës Shërbimi Online nuk do të jetë i aksesueshëm. Në ndonjë rast ne mund të mos jemi në gjendje t’ju japim informacion paraprak mbi ndërprerjen e shërbimit, nëse punimet e mirëmbajtjes janë urgjente, apo për shkaqe jashtë kontrollit tonë.
    8. Ne instalojmë certifikata SSL në serverat tanë. Kur ju transmetoni të dhënat në faqen e internetit krijohet një sesion i sigurt me shfletues, dhe protokolli i aplikimit ( i njohur si HTTP) do të ndryshojë në HTTPs ku “s” qëndron për siguri. Pavarësisht nga masat e mësipërme, transmetimi i informacionit nëpërmjet internetit nuk mund të jetë 100% i sigurt dhe nuk mund tu garantojmë sigurinë e të dhënave tuaja të transmetuara, në mënyrë të veçantë kur Pajisjet tuaja janë të prekura nga viruse apo software të tjera me qëllime të fshehta.
    9. Për arsye sigurie, është kusht i domosdoshëm aksesi që ne të bindemi mbi identitetin tuaj nëpërmjet të Dhënave të Sigurisë që na paraqisni elektronikisht, dhe që ju të mos përhapni asnjëherë me asnjë person tjetër, përfshi këtu familjarët tuaj, password-in dhe/ose kodin numerik. Nëse ju përhapni password-in dhe/ose kodin numerik, atëherë këtë e bëni nën përgjegjësinë dhe riskun tuaj, pasi çdo here që Shërbimi Online aksesohet nëpërmjet të Dhënave tuaja të Sigurisë, çdo informacion apo veprim i kryer nëpërmjet Llogarisë Online apo Faqes së Internetit do të konsiderohet i bërë, ligjërisht, direkt nga ju për çdo qëllim.
    10. Ne do të marrim masat e arsyeshme për të bllokuar, revokuar apo ndryshuar, për sa është e mundur, ndonjë veprim të kryer duke përdorur të Dhënat tuaja të Sigurisë, nëse na pajisni me prova të kënaqshme se Dhënat tuaja të Sigurisë janë kompromentuar, por nuk mund ta garantojmë këtë, nëse veprimi tashmë është realizuar.

E drejta e përfitimit dhe kushtet e përdorimit të llogarisë online

  1. Ju pranoni, deklaroni dhe garantoni në mënyrë të qartë se:
    1. Mund të lidhni kontrata/marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, nuk jeni "të pazotë për të vepruar apo të paaftë për të lidhur kontrata" sipas Kodit Civil të R.SH-së dhe keni zotësinë për të vepruar për të lidhur këtë kontratë.
    2. Nuk do t'u jepni akses në Llogarinë Online tuaj të Përdoruesit të tjerëve ose nuk do t'ia transferoni Llogarinë Online askujt tjetër.
    3. Ju ose Llogaria Online juaj e Përdoruesit nuk jeni çaktivizuar më parë nga Ne për shkelje të kushteve ose politikave të saj.
    4. Nuk ndaloheni të përdorni Llogarinë Online ose Produktet dhe Shërbimin sipas ligjeve të zbatueshme ose urdhrave/udhëzimeve/vendimeve të gjykatave në Shqipëri.
    5. Nuk do të bëni asgjë që është e paligjshme, çorientuese, diskriminuese ose mashtruese.
    6. Nuk do të ngarkoni viruse ose kode të dëmshëm, ose nuk do të bëni asgjë që mund të çaktivizojë, mbingarkojë ose dëmtojë funksionimin ose pamjen e duhur të Llogarisë Online ose që mund të ndërhyjë ose anashkalojë veçoritë e sigurisë së Llogarisë Online ose Produkteve dhe Shërbimeve ose ndonjë aplikacioni celular të lidhur, aplikacioneve të tjera celulare ose internetit.
    7. Nuk do të hyni ose mblidhni të dhëna nga Llogaria Online duke përdorur mjete të automatizuara ose të përpiqeni të hyni në të dhëna për të cilat nuk keni leje për të hyrë.
    8. Nuk do të shkelni këto Kushte ose ndonjë Kusht dhe politikë tjetër që zbatohet për përdorimin e Llogarisë Online.
    9. Pajtoheni, merrni përsipër dhe pranoni që, gjatë përdorimit të Llogarisë Online, nuk do të përdorni, shfaqni, ngarkoni, modifikoni, ndryshoni, publikoni, transmetoni, përditësoni ose ndani ndonjë informacion ose përmbajtje, duke përfshirë, por pa u kufizuar në përmbajtjen e Përdoruesit që:
      1. I përket një personi ose entiteti tjetër dhe në lidhje me të cilën nuk keni asnjë të drejtë.
      2. Është shumë e dëmshme, ngacmuese, blasfemuese, shpifëse, e turpshme, pornografike, pedofile, pushtuese e privatësisë së një personi tjetër, e urryer ose e papranueshme nga ana racore ose etnike, ose inkurajon pastrimin e parave ose lojërat e fatit, ose ndryshe e paligjshme në çfarëdo mënyre.
      3. Është mashtruese ose e rreme në çfarëdo mënyre.
  1. Përfshin transmetimin e "postës elektronike së padëshiruar", "letrave zinxhir" ose postës masive të pakërkuara ose "spam".
  2. Shkel ose ndërhyn në të drejtat e ndonjë pale të tretë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, të drejtat e pronësisë intelektuale, të drejtat e privatësisë (duke përfshirë pa kufizim zbulimin e paautorizuar të emrit të një personi, adresës së email-it, adresës fizike, numrit të telefonit, fotografive) ose të drejtat e publicitetit.
  3. Ofron informacione udhëzuese në lidhje me aktivitete të paligjshme, të tilla si shkelja e privatësisë së dikujt, ose ofrimi ose krijimi i viruseve kompjuterike dhe programeve keqdashëse, të tilla si spiunazh, worms, trojanë, etj.
  4. Përpiqet të fitojë akses të paautorizuar ose tejkalon fushëveprimin e aksesit të autorizuar në Llogarinë Online ose në informacionin e Llogarisë Online të Përdoruesve të tjerë etj.
  5. Angazhohet në aktivitete tregtare ose biznesi, duke përfshirë, por pa u kufizuar në aktivitete për fitim, konkurse, llotari, shkëmbim, reklamim etj.
  6. Ndërhyn në përdorimin e Llogarisë Online nga një përdorues tjetër.
  7. Përmban viruse softuerësh ose çdo kod tjetër kompjuterik, skedarë ose program të projektuar për të ndërprerë, shkatërruar ose kufizuar funksionalitetin e çdo burimi kompjuterik; ose përmban ndonjë trojan horse, worm ose rutinë tjetër programimi kompjuterik që mund të dëmtojë, të ndërhyjë në mënyrë të dëmshme, të ulë vlerën, të përgjojë fshehurazi ose të vjedhë çdo sistem, të dhënë ose informacion personal.
  8. Dëmton të miturit në çfarëdo mënyre;
  9. Kërcënon unitetin, integritetin, mbrojtjen, sigurinë ose sovranitetin e Rupublikës së Shqipërisë, marrëdhëniet miqësore me shtetet e huaja ose rendin publik ose shkakton nxitje për kryerjen e ndonjë vepre penale të njohur ose parandalon hetimin e ndonjë vepre penale ose është fyese për ndonjë komb tjetër.
  10. Është një keqpërdorim ose përdorim i paautorizuar i Llogarisë Online ose është një përdorim i ndaluar me ligj ose është i paligjshëm.

Bllokimi i aksesit(qasjes) dhe refuzimi i hyrjes në llogarinë online

  1. Ne rezervojmë të drejtën e ndërprerjes së aksesit për të Dhënat tuaja të Sigurisë, nëse:
    1. marrim prej jush, pa vonesa, një kërkesë, me prova të kënaqshme dhe të pranueshme nga Ne, se të Dhënat tuaja të sigurisë janë kompromentuar;
    2. dyshojmë në mënyrë të arsyeshme se të dhënat tuaja të sigurisë janë kompromentuar (p.sh. në rast të një numri të caktuar tentativash aksesi të pasuksesshme);
    3. dyshojmë në mënyrë të arsyeshme se Shërbimi Online po përdoret për qëllime të paligjshme, mashtruese apo për kryerjen e veprave penale, përfshi këtu ato të lidhura me pastrimin e parave apo financimin e terrorizimit;
    4. kjo na kërkohet në mënyrë të vlefshme nga autoritetet kompetente, sipas ligjit;
    5. ju jeni në shkelje të Kushteve të Llogarisë Online dhe/ose të kushteve të Kontratës së Kredisë që keni lidhurme ne.
      1. Nëse ne kemi ndërprerë të drejtat e aksesit për të dhënat tuaja të sigurisë me iniciativën tonë, ne do ju informojmë mbi këtë ndërprerje, si dhe mbi shkaqet e ndërprerjes, përveçse kur kjo na ndalohet me ligj.
      2. Përveç nëse njoftimi juaj do të ishte i paligjshëm ose do të kompromentonte sigurinë, aty ku është e mundur ne do t'ju njoftojmë me telefon, email ose një mesazh SMS, duke dhënë arsyet tona, përpara se të pezullojmë ose kufizojmë aksesin tuaj në Shërbimin Online.Nëse nuk do të jetë e mundur t'ju njoftojmë paraprakisht, ne do t'ju informojmë më vonë, duke dhënë arsyet tona. Ne do të rivendosim aksesin tuaj në Shërbimin Online sa më shpejt të jetë e mundur sapo arsyet e pezullimit ose kufizimit të pushojnë së ekzistuari dhe ne do t'ju njoftojmë me telefon, email ose një mesazh SMS.
      3. Për arsye sigurie, të dhënat tuaja të sigurisë do të çaktivizohen automatikisht, nëse nuk keni aksesuar Shërbimin Online për një periudhë 12 (dymbëdhjetë) mujore, duke nisur nga data e aksesit të fundit. Në vijim të ndonjë çaktivizimi, ju mund të kërkoni të dhënat të reja të sigurisë pranë degëve tona.
      4. Ne do të çaktivizojmë gjithashtu të dhënat tuaja të sigurisë, në rast të zgjidhjes së Kontratës së Kredisë që keni lidhur me ne.

Lejimet, pëlqimi dhe autorizimet

Ju, nëpërmjet pranimit për përdorimin e Llogarisë Online pranoni, lejoni, jepni pëlqimin, autorizoni dhe jepni:

  1. Një të drejtë të patransferueshme, të panënlicencueshme dhe të kufizuar për Ne për të përdorur, ruajtur, kopjuar, përditësuar, përpunuar dhe ndarë informacione, detaje, dokumente etj. që lidhen me ju, të cilat ju i jepni në ose përmes Llogarisë Online me pëlqimin tuaj vullnetar dhe të informuar vetëm për qëllimin e ofrimit të shërbimeve të Llogarisë Online. Ju pranoni dhe jepni pëlqimin për të ndarë informacionin tuaj të aksesuar nga Ne të ofruar në ose përmes Llogarisë Online me qëllimin e ofrimit të shërbimeve të Llogarisë Online, për qëllimet e mëposhtme:
  2. Për çdo shërbim të lidhur apo të prejardhur nga Kontrata e Kredisë.
  3. Për qëllime ligjore dhe rregullatore.
  4. Për t'ju ofruar një përvojë përdoruesi të përmirësuar dhe më të mirë.
  5. Për më tepër, ndarja e informacionit tuaj me çdo palë të tretë për qëllime të tjera nga ato të përshkruara më sipër do t'i nënshtrohet njoftimit dhe pëlqimit tuaj paraprak.
    1. Pëlqimi për të verifikuar kredencialet e Përdoruesit në kohën e krijimit të një Llogarie Online Përdoruesi, në një mënyrë që konsiderohet e përshtatshme nga Ne.
    2. Pëlqimi për të verifikuar detajet KYC (Njih Klientit Tënd).
    3. Pëlqimi specifik për të ndarë me Ne Formularin e Aplikimit, Informacionin Paraprak, të gjitha detajet dhe informacionet e tjera që lidhen me Ju, duke përfshirë informacionin personal dhe dokumentet KYC etj.
    4. Pëlqim për të marrë komunikim nga ne, duke përfshirë, por pa u kufizuar në SMS, email-e, WhatsApp dhe buletine.
    5. Pëlqim që Ne të hyjmë dhe të përdorim për qëllimet e përcaktuara në këto Kushte të Llogarisë Online dhe Politikën e Privatësisë, informacionin në lidhje me pajisjen, i cili përfshin, por pa u kufizuar në, ID-në e pajisjes, adresën IP, modelin e harduerit, sistemin operativ dhe versionin, emrin e pajisjes, identifikuesin unik të pajisjes, informacionin e rrjetit celular dhe detajet në lidhje me ndërveprimin e pajisjes me shërbimet e ofruara nga Ne herë pas here.
    6. Pëlqimi për të lejuar ose mos lejuar regjistrimin ose krijimin, përdorimin ose aksesin në Llogarinë Online të Përdoruesit të çdo Përdoruesi në Llogarinë Online, sipas gjykimit tonë të vetëm, me ose pa shkak dhe për të vendosur rregulla të tilla që mund të kërkohen ose konsiderohen të përshtatshme për përdorimin e Llogrisë Online ose Shërbimeve të ofrura nëpërmjet saj në rast të moslejimit ose ndërprerjes së përdorimit ose aksesit në Llogarinë Online të Përdoruesit.
    7. Pëlqimi për të ofruar, zbuluar ose transferuar informacione dhe dokumente të tilla te çdo palë e tretë, përfshirë ofruesit e shërbimeve me të cilët Ne kemi marrëveshje, për të ofruar shërbimet e tyre në kuadër të përdorimit të shërbiemeve të Llogarisë Online.
    8. Pëlqimi për të verifikuar kredencialet e Llogarisë tuaj Online të Përdoruesit herë pas here për të validuar ose verifikuar kredencialet tuaja dhe për të parandaluar imitimin ose keqpërdorimin e Llogarisë tuaj Online të Përdoruesit. Në rast të mosverifikimit ose pavlefshmërisë së email-it tuaj, kredencialeve siç parashikohet në këtë klauzolë, Ne do të kemi të drejtën të ndërmarrim veprime korrigjuese që mund të kërkohen për të lejuar ose ndaluar përdorimin tuaj të vazhdueshëm të Llogarisë Online ose të ndonjë pjese të saj.
    9. Pëlqimi për të përpunuar, grumbulluar, analizuar, krahasuar, ndarë, transferuar ose përdorur të dhënat në mënyrën që e konsideron të përshtatshme.

Të drejtat e pronësisë intelektuale

  1. Përdoruesi pranon dhe bie dakord që ECFA SHA zotëron të gjitha të drejtat ligjore, titujt dhe interesat në dhe për Llogarinë Online, duke përfshirë të gjitha patentat, dizajnet dhe vizatimet, markat tregtare, markat e shërbimit, logot, emrat e domain-eve dhe modelet e shërbimeve, të drejtat e autorit, shpikjet, emrat e markave dhe emrat e biznesit dhe çdo të drejtë të ngjashme dhe përfitimin (në varësi të barrës) të çdo të lartpërmendur (duke përfshirë aplikimet për dhënien e çdo të lartpërmendur dhe të drejtën për të aplikuar për çdo të lartpërmendur në çdo pjesë të botës) që ekzistojnë në Llogarinë Online (pavarësisht nëse këto të drejta janë të regjistruara apo jo, dhe kudo që në botë mund të ekzistojnë këto të drejta). Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale të lartpërmendura janë në pronësi të ECFA SHA ose palëve të treta dhe të gjitha të drejtat, titujt dhe interesat në dhe për një pronë të tillë do të mbeten vetëm te Platforma ose palët e treta, sipas rastit. Përdorimi juaj i Llogarisë Online ose Produkteve dhe Shërbimeve nuk ju jep asnjë të drejtë ose licencë për të riprodhuar ose përdorur ndryshe ndonjë Platformë ose të Drejta të Pronësisë Intelektuale të palëve të treta. Ju nuk mund të kopjoni, postoni, shpërndani ose riprodhoni në asnjë mënyrë ndonjë material të mbrojtur me të drejta autori, marka tregtare ose informacione të tjera pronësore të ECFA SHA, palëve të treta etj.
  2. Përdoruesi pranon gjithashtu se Shërbimet mund të përmbajnë informacione që janë përcaktuar si konfidenciale nga ECFA SHA dhe se Përdoruesi nuk do të zbulojë informacione të tilla pa pëlqimin paraprak me shkrim të ECFA SHA. Përveç nëse Përdoruesi ka rënë dakord ndryshe me shkrim me ECFA SHA, asgjë në këto Kushte dhe Afate nuk i jep Përdoruesit të drejtën për të përdorur ndonjë nga emrat tregtarë, markat tregtare, markat e shërbimit, logot, emrat e domeneve dhe tiparet e tjera dalluese të markës së ECFA SHA.

Lidhje me aplikacione ose faqe interneti të palëve të treta

Llogaria Online mund të përmbajë lidhje dhe funksionalitet interaktiv që bashkëveprojnë me faqet e internetit ose aplikacionet e palëve të treta, duke përfshirë, por pa u kufizuar në verifikimet e identitetit, lidhjet me reklamat etj. Megjithatë, ECFA SHA nuk kontrollon ose monitoron Faqe Interneti të tilla të Palëve të Treta. ECFA SHA nuk është përgjegjëse dhe nuk ka asnjë detyrim për funksionalitetin, veprimet, mosveprimet, cilësimet e privatësisë, politikat e privatësisë, kushtet ose përmbajtjen e ndonjë faqeje interneti ose aplikacioni të tillë të palës së tretë. ECFA SHA nuk do të jetë përgjegjëse për asnjë ndërveprim të tillë që mund të keni me ndonjë faqe interneti, aplikacion ose lidhje të tilla të palëve të treta etj.

Mos-dhënia e garancive dhe mos-marrja përsipër e përgjegjësive

  1. Ju pranoni dhe bini dakord shprehimisht që përdorimi i Llogarisë Online do të jetë nën përgjegjësinë tuaj dhe se i gjithë rreziku në lidhje me cilësinë, performancën, saktësinë etj. është me ju. Në masën më të plotë të lejuar nga ligji, ECFA SHA dhe zyrtarët, menaxherët, anëtarët, drejtorët, punonjësit, pasardhësit, cesionarët, filialet, bashkëpunëtorët, furnizuesit dhe agjentët e saj mohojnë të gjitha garancitë e shprehura ose të nënkuptuara, statutore ose ndryshe, dhe nuk japin asnjë garanci, deklaratë ose tjetër në lidhje me këtë Llogari Online dhe informacionin që përmbahet në të. Çdo informacion ose material i përfshirë ose i paraqitur në këtë Llogari Online ju ofrohet në bazë "siç është", "siç është i disponueshëm" dhe "ku është" me të gjitha të metat dhe pa garanci të asnjë lloji. Në rast se ka mospërputhje midis informacionit, të dhënave apo cdo materiali tjetër të përmbajtur në Llogarinë Online dhe informacionit të dhënave apo cdo materiali tjetër të ruajtuar në sistemet e brendshme informatike të ECFA SHA në lidhje me Përdoruesin/Kredimarrësin, ky i fundit pranon dhe bie dakort që informacioni dhe të dhënat e ruajtuara në sistemet e brendshme informatike të ECFA SHA do të prevalojë në çdo rast.
  2. ECFA SHA me anë të kësaj mohon të gjitha garancitë dhe kushtet në lidhje me Llogarinë Online dhe Produktet dhe Shërbimet, qoftë të shprehura ose të nënkuptuara duke përfshirë, por pa u kufizuar në garancitë dhe/ose kushtet e nënkuptuara të tregtueshmërisë, të cilësisë së kënaqshme, të përshtatshmërisë për një qëllim të caktuar, të saktësisë, të kënaqësisë së qetë dhe të mosshkeljes së të drejtave të palëve të treta. ECFA SHA nuk garanton kundër ndërhyrjes në përdorimin tuaj të Llogarisë Online dhe Produkteve dhe Shërbimeve, se funksionet e përfshira në të, ose shërbimet e kryera ose të ofruara nga Llogaria Online do të përmbushin kërkesat tuaja, se funksionimi i Llogarisë Online ose Produkteve dhe Shërbimeve do të jetë pa vonesa, ndërprerje ose papërsosmëri, i pandërprerë ose pa gabime, ose se defektet në Platformë do të korrigjohen. ECFA SHA nuk do të jetë përgjegjës në asnjë rrethanë për dëmet që rrjedhin nga ose lidhen në ndonjë mënyrë me pamundësinë tuaj për të hyrë, ose vështirësinë tuaj në hyrjen në Llogarinë Online, ndonjë sulm hakerimi, infektim me programe keqdashëse, gabime, viruse, trojanë ose të ngjashme, të cilat mund të transmetohen në ose përmes Llogarisë Online nga ndonjë palë e tretë (edhe pse do të bëhen të gjitha përpjekjet për të siguruar Llogarinë Online); çdo humbje të të dhënave tuaja ose dështimin tuaj për të mbajtur fjalëkalimin ose të dhënat e Llogarisë së Përdoruesit të sigurta dhe konfidenciale.
  3. ECFA SHA nuk do të ketë përgjegjësi për ndonjë dëmtim të telefonit tuaj celular ose sistemit kompjuterik ose humbjen e të dhënave që rezulton nga shkarkimi i ndonjë përmbajtjeje, materiali, dokumenti ose informacioni.

Ligji i zbatueshëm

  1. Ligji i zbatueshëm dhe gjykata kompetente për këto Kushte të Llogarisë Online, përcaktohet sipas Kontratës së Kredisë.
  2. Duke klikuar mbi deklaratën "Unë jam dakort më këto Kushte dhe Afate të Llogarisë Online", ju konfirmoni se i pranoni këto Kushte.

 

SKEDULI B:

TERMA DHE PËRKUFIZIME ME KARAKTER TË PËRGJITHSHËM NË KUADËR TË TRANSPARENCËS ME KLIENTIN

Përkufizimet dhe termat

Termat e përcaktuara në vijim, në cdo dokument dhe marrëshje kredie, do të përdoren sipas kuptimit të tyre përkatës:

  1. Marreveshje Kredi Konsumatore: Ne  perputhje me nenin 44 pika 3 te LIGJIN NR.9902, DATË 17.4.2008 “PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE” te ndryshuar: Kredi konsumatore perkufizohen vlerat që përfshijnë një shumë totale të kredisë më teper se 30 mijë lekë ose më pak se 10 milionë lekë. Për shuma jashtë këtij përkufizimi, kontrata do të quhet thjesht “Marrëveshje kredie” ku nuk gjejnë zbatim rregulloret përkatëse që lidhen me kredinë konsumatore
  2. Kredimarrësi: do të thotë individi, personi fizik apo juidik i identifikuar si i tillë në hyrjen e Marrëveshjes së Kredisë Konsumatore.
  3. Kredidhënësi: është shoqëria ECFA Sha- NUIS L71610009A
  4. Llogaria Bankare e Kredimarrësit: do të thotë llogaria bankare e Kredimarrësit që deklaron gjatë procesit të aplikimit
  5. Llogaria Bankare e Kredidhënësit: do të thotë çdo llogari bankare e publikuar nga Kredidhënësi në Faqen e Internetit të Kredidhënësit si dhe pranë Degëve të saj.
  6. Kontaktet e Kredimarrësit: do të thotë adresa e e-mailit dhe/ose numri i celularit/telefonit të Kredimarrësit, siç deklarohen gjatë procesit të aplikimit dhe mund të ndryshohet nga Kredimarrësi nëpërmjet një Njoftimi, tek të cilat Kredimarrësi pranon të kontaktohet dhe të marrë Njoftime dhe komunikime nga Kredidhënësi. Përgjegjësia e saktësisë dhe e ndryshimit të kontakteve qëndron me Kredimarrësin.
  7. Degët: janë ambientet e Kredidhënësit dhe/ose të partnerëve të autorizuar prej tij, nëpërmjet të cilave Kredidhënësi ushtron aktivitetin; një listë e plotë e Degëve gjendet në Faqen e Internetit të Kredidhënësit http://www.kredo.al.
  8. Ditë Pune: do të thotë çdo ditë e javës përveç ditëve të festave zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Oraret e punës janë të shpallura në faqen zyrtare https://www.kredo.al/deget dhe në çdo degë.
  9. Aplikim për Disbursim: është çdo kërkesë e shkruar sipas formatit të miratuar nga Kredidhënësi, që Kredimarrësi paraqet pranë Degëve, apo në mënyrë elektronike nëpërmjet Llogarisë Online, për disbursimin e një Shume Kredie, deri në vlerën e Limitit.
  10. Aplikim për Ndryshimin e Kushteve: është çdo kërkesë e shkruar sipas formatit të miratuar nga Kredidhënësi, që Kredimarrësi paraqet pranë Degëve, apo në mënyrë elektronike nëpërmjet Llogarisë Online, për ndryshimin e kushteve origjinale të një shume të Disbursuar.
  11. Limiti: do të thotë vlera totale e kredisë e miratuar nga Kredidhënësi, deri tek e cila Kredimarrësi lejohet të ketë si ekspozim në çdo moment kohor që rezulton e pakthyer nga ana e Kredimarrësit.
  12. Shuma e Kredisë: është shuma totale e të gjitha Disbursimeve të kryera nga Kredidhënësi
  13. Shtesë Kredie: Nëse aplikimi për disbursim kryhet përpara pagesës së plotë të një kredie ekzistuese me disa këste, atëherë shuma që do të disbursohet do të konsiderohet si një shtesë e kësaj kredie. Në rastin e një shtese kredie mbi kredinë ekzistuese, Interesi dhe Komisonet pjese e Normes Efektive te Interesit (Komision angazhimi, Komision Administrimi) aplikohen sipas kushteve përkatëse ne Tabelën e Kostos dhe Interesit në fuqi në datën e lëvrimit të kredisë ekzistuese sipas afatit te mbetur te kredise se ndryshuar. Nderkohe komisonet per sherbime / kerkesa te klientit, aplikohen mbi vleren e shteses se levruar sipas Tabeles ne fuqi ne momentin e shteses se kredise.
  14. Lëvrim: është çdo shumë që Kredidhënësi i disburson Kredimarrësit sipas një Marrëveshje, mbi bazën e një Aplikimi për Disbursim të paraqitur nga Kredimarrësi.
  15. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së Marrëveshjes, Kredimarrësi ka të drejtë, herë pas here, me zgjedhjen e tij/saj të vetme, të paraqesë Aplikime Disbursimi, duke kërkuar lëvrimin e çdo shume, deri në vlerën e Limitit dhe çdo shumë e Disbursuar nga Kredidhënësi do të përbëjë një Shumë Kredie.
  16. Mënyra dhe afati i Lëvrimit: Në bazë të politikave të menaxhimit të fondeve të Kredidhënësit, cdo lëvrim kredie kryhet në valutën vendase Lekë, në llogarinë bankare të Huamarrësit, brenda 14 ditëve të punës pas nënshkrimit të Marrëveshjes dhe Aneksit 1. Kredimarrësi mund të kërkojë pas nënshkrimit të marrëshjes një mënyrë apo afat tjetër  lëvrimi  duke  pranuar dhe koston e komisionit përkatës të publikuar në Tabelën e Interesit dhe Komisioneve.
  17. Shumat e Pashlyera: do të thotë shumat e përgjithshme që Kredimarrësi detyrohet t’i paguajë Kredidhënësit sipas kësaj Marrëveshje, përbërë nga Shumat e Kredisë, Interesi dhe Komisionet e papaguara në çdo moment kohor.
  18. Afati i Marrëveshjes: cdo Marrëveshje për Linjë kredie, lidhet me afat të papërcaktuar dhe mund të përfundojë më kërkesën nga secila palë
  19. Afati i Kredisë: është afati i kredisë që përfitohet nën marrëshjen për linjë kredie
  20. Grafiku i Pagesave: do të thotë tabela me shumat dhe afatet e rikthimit apo shlyerjes së çdo Shume Kredie, Interesi apo komisioni pranuar nga Kredimarrësi në bazë të një Aplikimi Disbursimi, siç mund të jetë ndryshe Kredia sipas një a më shumë Aplikimeve për Ndryshim të Kushteve, dhe në çdo përditësim të Aneks 1.
  21. Data e Pagesave: është data në të cilën Kredimarrësi detyrohet të shlyejë një Shumë Kredie, apo të paguajë Interesin dhe/ose Komisionet, sipas Grafikut të Pagesave, apo afateve të tjera të parashikuara ne Marrëveshje, dhe në çdo përditësim të Aneks 1.
  22. Tabela e Interesit dhe të Komisioneve të Kredidhënësit: është tabela e publikuar nga kredidhënësi në faqen zyrtare https://www.kredo.al/faqet/tarifat ku detajohen kostot e kredisë qe janë në fuqi.
    1. Prej 8 Shtator do te hy ne fuqi Tabela e Re e Interesit dhe Komisioneve të Kredidhenësit - https://www.kredo.al/faqet/tabela-e-interesit-dhe-komisioneve-efektive-prej-8-shtator-25 
  23. Normë efektive e interesit është totali i kostos së kredisë për klientin e shprehur si përqindje vjetore e vlerës së kredisë së dhënë. llogaritur në kohën e nënshkrimit.
  24. Norma efektive e interesit ka të përcaktuar një normë maksimale sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë. Kjo normë maksimale ndryshon periodikisht dhe botohet në faqen e saj zyrtare të internetit;
  25. Shembull:
    1. Klienti tërheq kredi në vlerën 30,000 ALL. Supozojmë që ai e mban të plotë 12 muaj këtë kredi dhe e paguan atë sipas grafikut te pageses së marrëveshjes. Në këtë mënyrë, klienti do të paguajë për 12 muaj rresht një këst prej 3,280 ALL. Pra në total gjatë 12 muajve klienti paguan 39,360 ALL. Në formulën më poshtë “i” është NEI 30,000 = 3,280/(1+i)^(30/365) + 3,280/(1+i)^(30/365) + … (10herë).
      Atëherë “i” me këtë formulë është 0.6928 dhe rrjedhimisht NEI shprehet si 69.28%.

Kostot dhe Interesat

Janë komisionet, interesat dhe kostot e tjera të shënuara në Tabelën e Kostove dhe Interesave të Kredidhënësit (përcaktuar si vijon), që Kredimarrësi detyrohet t’i paguajë Kredidhënësit në lidhje me një Marrëveshje Kredie Konsumatore. Për cdo kredi të krijuar fillimisht aplikohen komisionet dhe interesat siç është në fuqi në momentin e aplikimit për disbursim dhe për cdo shtesë të kredisë ekzistuese aplikohen interesat dhe komisionet ashtu siç janë në fuqi në momentin e lëvrimit të kredisë fillestare.

  1. Interesi: Norma nominale e interesit për shlyerjen e kredisë paraqitet si % vjetore e pandryshueshme në vit, llogaritur mbi principalin e mbetur.
  2. Komisioni i angazhimit, është komision për angazhimin e fondeve të kredisë së lëvruar, përllogaritet mbi vlerën e kredisë së lëvruar, i detyrueshëm për t'u paguar i plotë pavarësisht afatit të mbajtjes së kredisë. Ky komision ne baze te rregullores se Bankes se Shqiperise nr 48 mbi Kredine Konsumatore dhe Hipotekore, neni 15/1, eshte i pagueshem ne momentin e levrimit te kredise, i parimbursueshem ne rast terheqje nga kredia apo mbyllje paraafati dhe ne rast se nuk paguhet nga klienti perpara disbursimit do te zbritet si pagese nga vlera e kredise se levruar.
  3. Komisioni i mirëmbajtjes së kredisë: është komision për mirëmbajtjen e kredisë së lëvruar, përllogaritet çdo muaj mbi vlerën e principalit të mbetur, i detyrueshëm për t'u paguar për afatin e mbajtjes së kredisë.
  4. Komisioni për shërbimin e pagesave kesh, Kredimarrësi mund të zgjedhë të kryejë pagesat që lidhen me kredinë në një nga degët e ECFA SHA ose në bankë apo institucione të tjera te pagesave me të cilat ECFA SHA ka një marrëveshje bashkëpunimi. Në rast se kryerja e pagesave do të bëhet në degët e ECFA SHA, atëherë do të aplikohet komisioni për shërbimin e pagesave kesh sipas Tabeles se Interesit dhe Komisioneve ne fuqi
  5. Kamatvonesa është një komison që ngarkohet për cdo ditë vonese në pagimin e detyrimeve kontraktore (kësteve/principalit/interesit). Në çdo rast kamatëvonesa e papaguar nuk tejkalon masën 30% të totalit të detyrimit kontraktuar të papaguar në vonesë.
  6. Shembull: Supozojmë se për një këst pagese kemi 1,000 ALL Principal + 60 ALL
    Në rast se ky këst nuk paguhet në datën e përcaktuar në grafikun e pagesave, dhe pagesa rezulton me një ditë vonese, kamatëvonesa përllogaritet: 1,060 * 2% = 21.2 ALL. Në ditën e dytë, kjo kamatëvonesë do të jetë 21.2 * 2 = 42.4 ALL, dhe me rritjen e ditëve të vonesës, kamatëvonesa rritet për çdo ditë vonese me vlerën 21.2 ALL, deri kur arrin maksimumin e saj të lejuar.
  7. Komisioni për mbyllje paraafati. Ky komision ngarkohet mbi vlerën e mbetur të principalit në rastet kur Kredimarrësi kryen mbyllje totale të kredisë ekzistuese përpara afatit.

Komisione për produkte dhe shërbime sipas kërkesës së klientit

  1. Profili/llogaria juaj online – Pas cdo aplikimi ju do të pajiseni me disa kredenciale për t'u loguar më pas çdo herë dhe për tu njohur me informacion mbi ecurinë e procesit të kërkesës për kredi si dhe me informacionin mbi kredinë aktive nëse lidhet një marrëveshje kredie mes nesh. Ky shërbim ofrohet pa pagesë
  2. Lëvrimi i kredisë me para në dorë. Zbatohet vetëm kur Kredimarrësi zgjedh që kredia e tij të lëvrohet në kesh dhe jo me transfertë bankare. Përllogaritet mbi vlerën e kredisë së lëvruar dhe është i detyrueshëm për t'u paguar i plotë pavarësisht afatit të mbajtjes së kredisë. Ky komision ne baze te rregullores se Bankes se Shqiperise nr 48 mbi Kredine Konsumatore dhe Hipotekore, neni 15/1, eshte i pagueshem ne momentin e levrimit te kredise, i parimbursueshem ne rast terheqje nga kredia apo mbyllje paraafati dhe në rast se nuk paguhet nga klienti përpara disbursimit do të zbritet si pagesë nga vlera e kredisë së lëvruar.
  3. Lëvrimi i kredisë menjëherë. Zbatohet vetëm kur Kredimarrësi zgjedh që kredia e tij të lëvrohet menjëherë në datën e nënshkrimit të marrëshjes dhe jo pas 14 ditëve sipas standardit të Kredidhënesit. Përllogaritet mbi vlerën e kredisë së lëvruar dhe është i detyrueshëm për t'u paguar i plotë pavarësisht afatit të mbajtjes së kredisë. Ky komision ne baze te rregullores se Bankes se Shqiperise nr 48 mbi Kredine Konsumatore dhe Hipotekore, neni 15/1, eshte i pagueshem ne momentin e levrimit te kredise, i parimbursueshem ne rast terheqje nga kredia apo mbyllje paraafati dhe në rast se nuk paguhet nga klienti përpara disbursimit do të zbritet si pagesë nga vlera e kredisë së lëvruar.
  4. Shërbim shtesë për dokumente. ECFA sha vë në dispozicion të klientit, sapo të lidhë një marrëveshje kredie, akses në portalin e personalizuar të klientit në faqen zyrtare të internetit, nga ku çdo klient mund të tërhiqë në çdo kohë dhe pa limit, kopje të kontratës dhe dokumenteve të tjera të përpunuara gjatë aplikimit për kredi, si dhe konfirmimin e historikut dhe statusit aktual të kredisë me ECFA sha. Në rastet kur, përveç sa më sipër, klienti kërkon një dokument shtesë të printuar dhe të nënshkruar, atëherë do të aplikohet një komision dokumentacioni, i pagueshëm në momentin e dorëzimit të dokumentit.
  5. Ristrukturimi i Kredisë. ECFA sha, u ofron klientëve në vështirësi pagese dhe ndryshimin e gjendjes së tyre financiare, opsionin e ristrukturimit të kredisë, duke mundësuar uljen e vlerës së kësteve duke zgjatur datën e maturimit për pjesën e mbetur të kredisë. Ristrukturimi është një vendim i brendshëm i institucionit dhe jo një e drejtë e klientit, dhe pas plotësimit të kërkesës me shkrim nga klienti, rishikohen aspektet financiare dhe aftësia e tij e pagesës për të marrë vendimin e duhur. Për këtë shërbim ngarkohet një komison i pagueshëm në momentin e firmosjes së Kontratës së Ristrukturimit.

Të drejtat e Kredimarrësit dhe pasojat eventuale të ushtrimit të këtyre të drejtave

  1. E drejta për tu tërhequr nga Kredia: Kredimarrësi ka të drejtë të tërhiqet nga kredia pa pasur kosto shtesë brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve nga data e lëvrimit duke dërguar një njoftim me shkrim në ECFA Sha, duke specifikuar burimin e fondeve të shlyerjes. Klienti duhet të shlyejë shumën e principalit brenda të njëjtës periudhë 14-ditore, së bashku me interesin, të llogaritur proporcionalisht në bazë të numrit të ditëve të përdorimit të kredisë (nga data e disbursimit deri në datën e shlyerjes). Nëse institucioni financiar ka ofruar një shërbim ndihmës në lidhje me kontratën e huasë në bazë të një marrëveshjeje me një palë të tretë, klienti nuk do të ketë më asnjë detyrim sipas kësaj marrëveshjeje me ushtrimin e të drejtës për t'u tërhequr nga kontrata e huasë. Në rastin e tërheqjes nga një shtesë kredie ekzistuese, klienti pas tërheqjes nga vlera e shtesës së kredisë, vijon të mbetet nën marrëshjen e kredisë për kredinë ekzistuse dhe do të pajiset me një aneks të ri i cili pasqyron grafikun e pagesave të kredisë ekzistuese i njëjtë me atë përpara marrjes së shtesës. Rregullime shtesa apo zbritje sipas ditëve të përdorura për kredinë ekzistuese mund të pasqyrohen në këstin e parë në rradhë të këtij grafiku pagesash
  2. E drejta per mbyllje para afatit. Kredimarrësi ka të drejtë të shlyejë kredinë plotësisht ose pjesërisht në çdo kohë përpara datës së caktuar, nëpërmjet një kërkesë me shkrim tek Kredidhënesi ku deklarohet dhe burimi i fondeve për këtë pagesë. Pas miratimit të kërkesës, Kredimarrësi do të paguajë principalin e plotë të mbetur, interes vetëm për periudhën aktuale të përdorimit të kredisë, cdo komision të kredisë në rast se nuk është parapaguar gjatë lëvrimit të kredisë si dhe cdo komision të aplikueshëm për këtë kërkesë.
  3. Informimi në rast refuzimi të kredisë. Në rast refuzimi të aplikimit tuaj për kredi, refuzimi dhe arsyet e refuzimit do t'ju njoftohen personalisht në degë, me sms në numrin tuaj të telefonit apo me e-mail në rastet kur keni regjistruar një adresë emaili në kontaktet tuaja.
  4. E drejta e pajisjes me kopjen e modelit të Kontratës se Kredise. Kredimarrësi ka të drejtë me kërkesën e tij të pajiset me kopje model-Kontratë Kredie. Kjo e drejtë nuk do të ushtrohet nëse institucioni financiar nuk do të vazhdojë me nënshkrimin e kontratës së kredisë me Kredimarrësin. ECFA sha ka vendosur në dispozicion në faqen e saj zyrtare tek tabela e Kostove dhe Interesave te Kredise, link përkatës për të aksesuar një projekt kontrate për të gjithë të interesuarit edhe pa filluar një aplikim për kredi.

Njoftimet dhe ankesat

  1. Mënyra e njoftimit Kredimarrësit. Çdo ndryshim në kontratën e kredisë do t'ju njoftohet me e-mail apo sms apo çdo mënyrë tjetër njoftimi të parashikuar në kontratën e kredisë. Klientit do t'i jepet një afat i caktuar për të miratuar apo refuzuar ndryshimet në Kontratë.
  2. Mënyra e ankimimit të klientit pranë ECFA sha. Për çdo problem apo ankesë që ju dëshironi të ndani me ECFA sha, jeni të lutur të kontaktoni në numrin Call Center +355 44 500 600; dhe në adresën [email protected]. Ju do të merrni një përgjigje për kërkesën tuaj brenda afateve ligjore sipas tipologjisë së ankesës.