Blog | Kredoversity

Përse Kredo.al është punëdhënësi më i mirë i 2019

 

 

                                                                         

 

 

Punonjësi i parë i Kredo.al u punësua në prill të 2017. Në atë kohë, kredo.al ishte një kompani e re me shumë pyetje për t'iu përgjigjur, por më e rëndësishmja me një vizion të qartë se çfarë do të sjellë kompania në aspektin e qartësisë së produkteve, cilësisë së shërbimit dhe synimin për të punësuar punonjësit më të mirë në treg. Në vetëm një vit kredo.al ka punësuar 130 punonjës dhe sot në momentin që po e lexoni këtë artikull kredo.al ka punësuar 350 punonjës dhe është në proces për të arritur 400 punonjës në fundi të Qershor 2019.

Zgjerimi është një përpjekje e madhe dhe në treg ekziston një mendin i përgjithshëm se ka mungesë të profesionistëve. Ne në kredo.al dëshirojmë të mos biem dakord me këtë pretendim. Ne mendojmë se tregu është plot me profesionistë, por ata kanë standarde të larta dhe kërkesa të ndryshme nga pjesa tjetër e tregut për një kompani në mënyrë që ta zgjedhin. Ne në kredo.al mendojmë se një kompani duhet të jetë më e mira në mënyrë që të punësojë punonjësit më të mirë.

Më poshtë janë arsyet kryesore që mendojmë se kredo.al është punëdhënësi më i mirë në vitin 2019 dhe do të vazhdojë të jetë për një kohë të gjatë.

 

  1. Punonjësit në Kredo.al ndjehen vërtet të vlerësuar.

Më konkretisht, ata ndjehen të vlerësuar përtej aftësive që ata kanë, ata e ndjejnë realisht se drejtuesit e tyre I shohin si personal të cilët duan ti njohin vërtet. Ne absolutisht punonjësit e vlerësojnë balancën midis punës dhe jetës personale, por në të njëjtën mënyrë ata duan të ndihen sikur kanë një familje të dytë në punë dhe jo rrobotë në një kompani çfarëdo.

  1. Kredo.al tregon se i vlerëson njerëzit e saj me duke I zhvilluar ata në mënyrë të vazhdueshme në aftësi dhe njohuri.

Asnjë nuk e beson se një kompani financiare mund të jetë interesante dhe argëtuese. Por ne në kredo.al jemi një kompani financiare teknologjike e gjeneratës së ardhshme dhe madje edhe me ritmin e shpejtë dhe mjedisit dinamik ne e vlerësojmë hapësirën personale dhe argëtimin si festa të organizuara nga kompania dhe traditat e vogla si "Një shëtitje në park" ose "Të mërkurat në Teatër ". Sidoqoftë, festat dhe traditat e vogla nuk mjaftojnë nëse nuk egziston iniciativa për të zhvilluar stafin, prandaj ne sigurohemi që të trajnojmë dhe të japim sa më shumë hapësirë dhe mbështetje për zhvillimin er të gjithë punonjësve tanë, me trajnime të vazhdueshme dhe organizimi në vënde turistike.

  1. Punonjësit e Kredo.al i shohin liderët e tyre më shumë si mentor sesa menaxher.

Në kredo.al ne e konsiderojmë veten si një grup i madh miqsh. Ne i trajtojmë të gjithë si miq, me dashamirësi, dashuri dhe respekt. Pa dyshim që ka menaxherë dhe udhëheqës të emëruar qartë; megjithatë, sjellja kryesore buron nga rrespekti për individin.

Talentet e sotme presin që udhëheqësit e tyre të jenë të sinqertë, të përgjegjshëm dhe autentikë.

  1. Kredo.al ofron fleksibilitet

Talentet e sotme frymëzohen nga fleksibiliteti. Ata duan fleksibilitet në mënyrën se si punojnë, kur punojnë dhe ku punojnë. Duke vendosur afate konkrete, detyra të detajuara dhe arritje të qarta, është shumë e lehtë për kompaninë që të fokusohet në rezultate dhe jo të vërë vëmendjen në mbylljen e punonjësve në zyra. Ditët personale, puna nga shtëpia ose një dhomë relaksi në zyrë janë të gjitha gjëra tek të cilat ne besojmë fuqishëm.

 

  1. Kredo.al ofron përfitime monetare më të larta

Një kompani nuk mund të marrë më të mirin nëse nuk është e gatshme t'i ofrojë atyre një paketë më të madhe monetare dhe përfitime ekstra. Kjo është arsyeja pse në kredo.al ne ofrojmë paga më të lartë se tregu, një sistem bonus fantastic për të gjithë punonjësit dhe përfitime të tjera në punë dhe jashtë punës.

Kthehu