Blog | Kredoversity

Kredo.al mbështet fëmijët e familjeve në nevojë me paketa shkollore

Donacion nga kredo.al

 

Në prag të vitit të ri shkollor 2025–2026, Kredo.al solli buzëqeshje dhe shpresë për dhjetëra fëmijë në Tiranë, duke dhuruar paketa shkollore përmes një nisme solidariteti. Përfitues të këtij donacioni ishin fëmijët nga familjet në nevojë, pjesë e “Programit të Fuqizimit të Familjes” që SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zbaton në bashkëpunim me Qendrat Komunitare të Bashkisë Tiranë.

Gjatë shpërndarjes, fëmijët morën çantat e reja dhe materialet e nevojshme për të nisur vitin shkollor me motivim e gëzim. Ky gjest bujarie u prit me shumë entuziazëm, duke krijuar një atmosferë festive, siç tregojnë edhe fotot nga aktiviteti.

Përmes këtij kontributi, Kredo.al jo vetëm që ndihmon fëmijët të kenë mundësitë bazë për arsimin e tyre, por gjithashtu përcjell mesazhin e fortë të mbështetjes ndaj komuniteteve më vulnerabël.

Kredo.al dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri vlerësojnë këtë bashkëpunim me impakt real në jetën e fëmijëve.

Ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt fuqizimit të familjeve dhe sigurimit të një të ardhmeje më të mirë për fëmijët që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

Kthehu