Blog | Kredoversity

FITO PARA PA U LODHUR: RRJETI I AGJENTËVE TË KREDO.AL

 

Një pjesë e konsiderueshme e klientëve të rinj që vijnë në Kredo.al janë të referuar nga miq, shokë dhe familjarë.  

Si rrjedhojë Kredo Finance vendosi të riorganizojë dhe ristrukturojë rrjetin e agjentëve, ku çdo agjent kryen të njëjtin rol si një referues i zakonshëm por tashmë duke u shpërblyer me një skemë finaciare tepër motivuese për çdo referim.

Qëllimi thelbësor i këtij rrjeti është të rrisë aksesin në financim të shpejtë duke shpërblyer në proporcion të drejtë kontributin e çdo anëtari të rrjetit. 

Kjo është dhe një mundësi mjaft e mirë ekonomike për klientët tanë dhe çdo individ që mendon se ka influencë në shoqëri dhe dëshiron të bëhet pjesë e këtij rrjeti. 

Kredo Finance e konsideron rrjetin e agjentëve të një rëndësie të veçantë  sepse mbulon edhe një hapësirë komunikimi me grupet shoqërore dhe individët që nuk mund të kontaktohen nga kanalet tona aktive tradicionale dhe dixhitale të marketing-ut. 

 

RRJETI I AGJENTËVE: 

Nëse ti e mendon veten se je një njeri i cili ka influencë dhe do të ndihmojë që edhe njerëz të tjerë të kenë akses në financim më të lehtë dhe më të shpejtë atëherë ke ardhur në vendin e duhur, sepse kredo.al tani ka krijuar një program të cilin e quan Rrjeti i Agjentëve për të cilën ka vendosur të kompensojë të gjithë ata individë që rekomandojnë persona të tjerë dhe ata marrin kredi. Ky program vjen me shumë përfitime për të gjithë ata që do të marrin pjesë. 

 

ÇFARË DO TË THOTË TË JESH AGJENT? 
Agjent do të quajmë çdo individ i cili pasi ka lidhur një kontratë me Kredo.al, ai do të rekomandojë tek persona të tjerë, produktet dhe shërbimet e ofruara nga kredo.al. Pra, ju rekomandoni të njohurit tuaj që në momentin që ata kanë nevojë për të marrë një kredi, ata të drejtohen në degën më të afërt të kredo.al. 

 

APLIKO TANI:  

👉 KLIKO KËTU

Kthehu