Blog | Kredoversity

Brunilda Isaj: Kredo.Al ka sjell risi në treg!

 

Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare tha se KREDO.AL ka sjellë risi përsa I përket produkteve të ofruara për klientin dhe mënyrën e ofrimit të tyre. Isaj shprehu kënaqësinë dhe vlerësim pozitiv që Kredo.AL është pjesë e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare. "Ne jemi të lumtur të kemi në rradhët e anëtareve të Shoqatës institucione financiare si Kredo Finance, të cilët kanë sjellë risi në treg përsa i takon produkteve të ofruara për klientin shqiptar dhe mënyrën e ofrimit të tyre.  Mikrofinanca konsumatore, si industri që përmireson standartin e jetesës dhe siguron përfshirjen financiare dhe edukimin financiar të masave, ka reflektuar ecuri mjaft pozitive qoftë në drejtim të procesit eficient të kredidhënies, ashtu edhe në volumet e kreditimit", tha Isaj.

Kthehu