Publikime

A e dini ndryshimin midis vëllait të vogël dhe vëllait të madh?   

 

Në familje gjithmonë janë bërë dallimet midis fëmijës së vogël dhe fëmijës së madh! E si një familje Shqiptare e vërtetë gjithmonë kemi qënë shumë të dyzuar për funksionin e fëmijës së vogël.  Nga një anë gjithmon fëmija i vogël është më i llastuar por nga ana tjetër atij gjithmonë i jepen punët e vëgla e të bezdisura që të mëdhenjve nuk i pëlqejnë ti bëjnë ose i dalin në mes të një pune më serioze. Ndërkohë fëmija i madh ka detyra të mëdha, kryesisht të planifikuara më parë dhe me një rëndësi më të veçantë.

E pra! Vëllai i vogël ju ndihmon për gjëra të vogla të momentit që zgjidhen lehtësisht ndërsa vëllain e madh ti e shqetëson vetëm kur ke probleme më serioze që të duhet pak më shumë kohë për ti zgjidhur!

E njëjta gjë vlen edhe për kreditë tona, zgjidhni kredinë me një këst sa herë që ju nevojitet për të zgjidhur diçka të papritur dhe zgjidh kredinë me disa këste për investime më serioze të cilat mund të paguani me lehtësi në kohë pak e nga pak.

Më poshtë kemi përshkruar më gjatë të mirat e të dy opsioneve që Kredo Finance ofron për ju!

 

Kredi me një këst

Nëse të duhet një shumë e vogël parash për të paguar faturat apo ndonjë gjobë të momentit, je në vendin e duhur. Për të gjitha nevojat e papritura Kredo Finance ka krijuar kredinë me një këst. Ky është produkti i duhur nëse për momentin ti gjendesh ngushtë dhe nuk ke para për të paguar faturat e dritave, qeranë, apo për të rregulluar diçka të vogël tek makina jote. Jane të gjitha probleme të cilat mund të zgjdhen lehtësisht dhe brenda 15 minutave nëpërmjet kredisë me një këst tek Kredo Finance.

Prandaj nëse mendon se një kredi është zgjidhja e duhur për ty në këtë moment, ne të japim totalisht të drejtë.

Nuk duhet të hezitosh derisa problemet të bëhen serioze pasi kredia me një këst është shumë e thjeshtë dhe ti do ti marrësh paratë në dorë në më pak se 15 minuta! 

 

Kredia me disa këste

Nëse ajo që të duhet është një shumë e madhe parash por nuk ke si i paguan të gjitha njëherësh, nuk është aspak problem pasi ti mund të zgjedhësh të marësh nje kredi me këste. Është zgjidhja më e mirë. Ti blen çfarë ke nevojë sot dhe i paguan pak e nga pak deri në 12 këste mujore të rehatshme. Ti mund të zgjedhësh të aplikosh nëpërmjet faqes tonë të internetit direkt nga telefoni yt ose në njërën nga degët tona në të gjithë shqipërinë.

Kredia me këste është shumë e thjeshtë për të aplikuar dhe nuk kërkon shumë dokumenta. Nëse ju duket e pabesueshme, ju ftojmë ta provoni menjëherë. I vetmi dokument identifikimi që ju duhet për të marr një kredi me këste është karta e identitetit. Po, po! Vetëm me kartë identiteti! Përse vetëm me kartë identiteti? Sepse karta identitetit është dokumenti i vetëm të cilin ne e mbajmë me vete gjithmonë. Apliko tani në Kredo.al vetëm me kartën tënde të identitetit dhe merr përgjigje menjëherë!

Lehtësirat nuk mbarojnë këtu, në Kredo Finance nëse ti je një klient i përsëritur, nuk ka rëndësi se cilën kredi do të zgjedhësh, pasi paratë i merr direkt në llogarinë tënde bankare.

Kthehu