Manual për klientët

Si të aplikojmë për një kredi në Kredo.al - Klientë të Rinj 

Çfarë thuhet në video: 

Nëse interesohesh për të marrë një kredi atëherë Kredo.al është vendi i duhur. Ti mund të aplikosh fare lehtë online. Në faqen kryesore të kredo.al do të shohësh dy mundësi: Kredi me një këst deri në 80,000 Lekë dhe Kredi me disa këste deri në 200,000 Lekë. Kliko mbi atë që të përshtatet më shumë.

Zgjidhni shumën që ju duhet dhe shtypni butonin “Apliko tani”. 

Plotësoni formularin me të dhënat e aplikuesit.  Shkruani në fushat përkatëse emrin, mbiemrin, atësinë, numrin personal të kartës së identitetit, kodi 10 shifror që fillon dhe mbaron me shkronjë, emailin, numrin e telefonit dhe zgjidhni nga lista qytetin tuaj. Klikoni pasi të keni lexuar “Politikat e Privatësisë” dhe “Kushtet e Përgjithshme”, kjo tregon se ju jeni dakord me to. Shkruaj tani fjalëkalimin dhe konfirmoje atë. Kur t’i keni plotësuar të gjitha fushat, shtyp “Vazhdo”. Aplikimi është i suksesshëm nëse ju del mesazhi “I/E dashur, e kemi marrë aplikimin tuaj”.
Nëse doni të vazhdoni aplikimin online, ju duhet të plotësoni dhe bashkangjitni “Klauzolën e Pëlqimit Paraprak”. Ju duhet ta shkarkoni atë, printoni, të plotësoni të dhënat që kërkohen, dhe ta firmosni dhe ta ngarkoni perseri.

Mund të shkurtoni kohën e aplikimit në degë duke ngarkuar Dokumentin e Identifikimit dhe Kontributet shoqërore.

Tek Profili Im keni informacion mbi Kontraten, afatet e kredisë, shuma për tu paguar apo të bëni çdo ndryshim që ju e shihni të arsyeshëm.

Nëse doni më shumë informacion bisedoni me një nga punonjësit tanë (messenger) për asistencë të drejtpërdrejtë.

 

Si të aplikojmë për një kredi në Kredo.al - Klientë Ekzistues

Çfarë thuhet në video:

Nëse je një klient ekzistues dhe dëshiron të marrësh një kredi tjetër në kredo.al dhe nuk ke kohë të vish në degë, ti mund të aplikosh fare lehtë online i cili bëhet nëpërmjet telefonit ose nëpërmjet kompjuterit tuaj.

Hyr në shfletuesin e internetit dhe shkruaj www.kredo.al dhe në faqen kryesore të kredo.al në pjesën ballore djathtas do të shohësh Hyrje. Klikoni mbi të për te hyrë ne profilin tuaj.

Ju mund të zgjidhni të hyni në profilin tuaj nëpërmjet Numrit të Telefonit/Adreses së Email ose Nr Personal të identifikimit. Vendosni të dhënat e zgjedhura dhe shkruani fjalëkalimin. Nëse nuk mbani mënd fjalëkalimin, shtypni Keni Harruar Fjalekalimin Për të krijuar një të ri.

Zgjidhni midis dy produkteve. Kredi me një këst dhe Kredi me disa këste. Për shuma më të mëdha zgjidhni kredinë me këste.

I shikoni dy shiritat e shumës dhe të afatit të kredisë? Lëvizni topin majtas ose djathtas për shumën që ju intereson ose shtypni + dhe – dhe çdo kombinim do t’ju nxjerrë në krahun e djathtë këstin, që do t’ju duhet të paguani.

Kujdesuni të lexoni të gjithë informacionin e vënë në dispozicion mbi kredinë tuaj!

Kontrolloni dhe një herë shumën dhe afatin.

Zgjidhni nëse paratë doni ti tërhiqni cash apo nepermjet llogarise tuaj bankare.

Faleminderit për aplikimin tuaj. Aplikimi po procesohet. Stafi i kredo.al do tiu kontaktoje se shpejti.