Kredi për Investime për sipërmarrësit
Cilat janë disa nga mënyrat që mund të përdoret kjo kredi?
- Blerje malli dhe stoku: rimbushje e dyqanit, blerje me shumicë me çmim më të mirë, ose përgatitje për sezonin (p.sh. vera për turizmin, festat për tregtinë).
- Pajisje dhe makineri: mjete pune, makineri prodhimi, pajisje kuzhine për restorante, kompjuterë, arka fiskale.
- Rikonstruksion ose zgjerim: rinovim i lokalit, hapje e një pike të dytë shitjeje, përshtatje e ambientit.
- Mjete transporti: blerje e një furgoni ose automjeti për shpërndarje.
- Kapital qarkullues: pagesa furnitorësh, qiraje ose pagash në muajt me të ardhura më të ulëta.
- Bujqësi dhe blegtori: fara, plehra, sera, sisteme ujitjeje, blerje bagëtish.
- Turizëm: mobilim dhomash për guesthouse, pajisje për plazh, përmirësime para sezonit.
- Marketing dhe teknologji: faqe interneti, shitje online, reklama, programe kontabiliteti.
- Certifikime dhe licenca: kosto për leje, trajnime ose standarde të kërkuara për aktivitetin.
Afatet e shkurtra 6–12 muaj janë të përshtatshme më shumë me nevoja të përkohshme si stoku. Afatet e gjata deri në 72 muaj u përshtaten investimeve të mëdha si pajisjet ose rikonstruksioni.