KONKURS PËR BLERJEN E HAPËSIRAVE PUBLICITARE
ECFA sha shpall hapjen e tenderit për blerjen e hapësirave reklamuese në media (Media Buying) për vitet 2026–2027, me qëllim rritjen e njohjes së markës, promovimin e produkteve dhe shërbimeve financiare, si dhe rritjen e shitjeve.
Ky tender fton agjencitë të paraqesin propozime të detajuara për planifikim dhe blerje mediatike vjetore, kryesisht në TV dhe Radio, në përputhje me kalendarin sezonal të fushatave (Pranverë, Verë, Vjeshtë/Dimër dhe periudha e Festave të Fundvitit).
Agjencitë pjesëmarrëse pritet të dorëzojnë:
-
Plan mediatik të detajuar për të gjithë vitin (kanale, pozicione, data dhe orare transmetimi)
-
Analizë të performancës (CPP, GRP, ratings dhe affinity)
-
Arsyetim strategjik të përbërjes së planit dhe shpërndarjes së buxhetit
-
Analizë të konkurrencës për vitin paraprak
Buxheti referencë do të ndahet pas shprehjes së interesit dhe do të përdoret si bazë e përbashkët krahasimi për të gjitha ofertat.
Afatet kryesore:
-
Shprehja e interesit / pyetje paraprake: deri më 06.02.2026
-
Dorëzimi i pyetjeve mbi brief-in: deri më 10.02.2026
-
Dorëzimi i ofertave: deri më 15.02.2026
-
Vendimi final: 25.02.2026
Të gjitha informacionet e paraqitura në kuadër të këtij tenderi konsiderohen konfidenciale dhe do të trajtohen si të tilla.
Të gjitha prezantimet duhet të dërgohen tek: [email protected]