Klauzola

Unë i nënshkruari..............................................................deklaroj dhe garantoj me vullnetin tim të plotë dhe të lirë se informacioni i dhënë nga unë, është i vërtetë , i saktë dhe i plotë. Duke kuptuar se, të dhënat e mia demografike dhe financiare të ruajtura në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë, do të trajtohen në përputhje me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, sekretin bankar si dhe sekretin profesional, si dhe për faktin se ECFA dhe Regjistri i Kredive të Bankës së Shqipërisë kanë marrë të gjithat masat e nevojshme për të garantuar trajtimin e sigurt të të dhënave të mia:
Jap pëlqimin tim të plotë, të lirë subjekti ECFA që, për qëllimet që përfshijnë:

 

  1. Vlerësimin e aplikimit për të marrë kredi.
  2. Vlerësimin e rrezikut të kredisë përgjatë të gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies time të kredisë me subjektin ECFA. 
  3. Vlerësimin e besueshmërisë time si person i lidhur me kredimarrësit.

 

të njihet me detyrimet e mia ndaj institucioneve financiare kredidhënëse, nëpërmjet përpunimit të autorizuar të të dhënave të Regjistrit të
Kredive, për të vlerësuar vlerën e ekspozimit kreditor në sistemin bankar e financiar, garancitë dhe besueshmërinë/aftësinë për të shlyer
detyrimet financiare. Gjithashtu, jap pëlqimin tim që subjekti ECFA të përdorë emrin dhe të dhënat e mia identifikuese dhe
financiare që mbahen në Regjistrin e Kredive, për kryerjen e raportimeve standarde dhe të detyrueshme në Regjistrin e Kredive të Bankës së
Shqipërisë.

 

Unë jam informuar siç duhet për të drejtën time për të kërkuar informacion mbi të dhënat e mia gjatë periudhës së mbajtjes së tyre nga
ECFA si dhe korrigjimin/rishikimin në raste kur ato janë të pasakta, të paplota. Për një qëllim të tillë, unë jam i vetëdijshëm që çdo
kërkesë për sa më sipër mund t'ia drejtoj ECFA si më poshtë:


• Në vëmendjen e ECFA:
• Rruga “Muhamet Gjollesha”, Qendra Ring Ndertesa nr. 8, Kati 9
[email protected]
• +355 44 500 600
• www.kredo.al

 

Unë kam lexuar dhe kuptuar me kujdes përmbajtjen e kësaj Klauzole të Pëlqimit Paraprak dhe njoh pasojat përkatëse ligjore në lidhje
me përpunimin e të dhënave të mia personale, informacionit financiar dhe / ose çdo informacioni tjetër në lidhje me veten time në
cilësinë e Kredimarrësit dhe, për këtë arsye unë e nënshkruaj këtë dokument me vullnetin tim të plotë dhe të lirë: