Blog | Kredoversity

Stafi i Kredo Finance: SHEMBUJ QE NA BEJNE KRENAR

Caption

Pandemia e COVID 19 nuk e ka stepur stafin e Kredo Financë që të vijojë traditën e përkujdesjes ndaj ambientit dhe komunitetit. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Ambientit, stafi i institucionit të njohur financiar jobankar ka vazhduar misionin, duke iu dhënë të gjithë qytetarëve një mesazh të qartë dhe të rëndësishëm: të ruajmë, të pastrojmë dhe të mirëmbajmë ambientin ku ne jetojmë dhe punojmë është shumë e rëndësishme, pasi ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek cilësia e jetës tonë.

Kredo Financë që prej themelimit të saj ka pasur një ndër shtyllat kryesore të saj investimin në komunitet nëpërmjet angazhimit të vazhdueshëm të punonjësve të saj për të përmiresuar jetesën, jo vetëm nëpërmjet aksesit në financa, por edhe duke ndikuar në mënyrë direkte tek cilësia e jetesës në të gjithë Shqipërinë.

Arlinda Muja, Drejtore Ekzekutive e Kredo Financë shpjegon për Fast News se përkujdesja ndaj ambienit të përbashkët është e rëndësishme për stafin që ajo drejton dhe tashmë është kthyer në një mission, për të shërbyer në zonat me ndotjen më të lartë dhe për të dhënë kontribut në pastrimin e tyre. Një nismë që ndërmerret cdo vit për të qenë afër komunitetit dhe për të dhënë një shembull përgjegjshmërie.

“Të penguar nga pandemia e kishim të pamundur që të mblidheshim të gjithë si staf për të dhënë një impakt më të madh. Kredo Financë beson fort se bashkimi bën fuqinë dhe e ka treguar këtë nëpërmjet aktiviteteve të njëpasnjëshme në komunitet për të pastruar ambientin. Përpara pandemisë ishim në Shengjin, përpara se të fillonte sezoni veror për t’u bashkuar dhe me qytetarët e kësaj zone në pastrimin e këtij plazhi. Këtë vit nuk donim që të na pengonte asgjë, prandaj vendosëm që do të ishim të bashkuar së largëti”, shprehet ajo.

Kredo Financë ka një rrjet degësh të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Në këtë mënyrë të gjithë punonjësit në të gjitha pozicionet gjeografike kanë pastruar, mbjellë pemë apo ndihmuar anëtarët e komunitetit të kujdeseshin për ambjentin e tyre. Ky aktivitet ndihmon jo vetëm ambientin në mënyrë direkte, por edhe për të dhënë shembullin e mirë dhe të drejtë që ne duhet vetë të kujdesemi dhe të jemi të përgjegjshëm ndaj ambientit që na rrethon. Në këtë mënyrë mirëmbajtja e ambientin që ne jetojmë dhe punojmë është shumë më e lehtë.

Kthehu