Blog | Kredoversity

Shijojeni në maksimum Pranverën. Kredo.al miku juaj i udhëtimeve

 

E ku më mirë që pas përfundimit të ditëve të gjata dimërore të mbushura me zymtësi dhe trishtim, të shijosh magjinë dhe bukurinë e natyrës që lulëzon. Stina dimërore na ka struktur në monotoninë e saj, dhe ardhja e Pranverës është një ripërtëritje, një rigjallërim i natyrës dhe aktivitetit tonë jetësor.

Ky është momenti që nuk duhet humbur. Pranvera është mes nesh dhe ne i kemi të gjitha të drejtat ti gëzohemi dhe të shijojmë bukuritë e saj. E natyrisht mënyra më e mirë do të ishte organizimi i një udhëtimi fantastik për ju, familjen tuaj ose për grupin tuaj shoqëror.

Fundjavat në resortet natyrore në mal, por edhe në bregdet, udhëtimet në grup në zonat turistike malore, eksplorimi i zonave të pashkelura më parë apo udhëtimet në vendet piktoreske jashtë Shqipërisë janë disa nga alternativat kaq shumë të dëshiruara, që askush nuk do të donte ti humbte.

Mirëpo nëse kemi të gjitha këto ide të mira për ta planifikuar një udhëtim të tillë, çështja tjetër, por edhe kryesore që na shtrohet është: ku do ti gjejmë paratë për këtë?

Zakonisht kostot e udhëtimeve të tilla zënë një pjesë jo pak të rëndësishme të të ardhurave tuaja mujore dhe sigurisht që negocimi për të shtyrë afatet e pagesës së energjisë elektrike, qerasë së shtëpisë, dhe pagesën mujore të shkollës së fëmijës suaj, nuk është një opsion i mirë. Madje, i papranueshëm. 

Mirëpo edhe të kërkosh borxh tek shokët prapë nuk është një opsion që po ta përdorni me shumë gjasa do të keni si përgjigje një anashkalim të heshtur, se sa një reagim të menjëhershëm dhe mbi të gjitha pozitiv.

Ne ju inkurajojmë që pavarësisht këtij realiteti, ju të mos tërhiqeni nga planet tuaja dhe dëshirat tuaja të mëdha për diçka që me të vërtet kaq shumë e keni dëshiruar.

Paratë për Kredo,al nuk janë një problem, pasi të gjithë ju e dini që kompania e mikrofinancës Kredo.al me shërbimin më të mirë, me shpejtësinë maksimale dhe me vetëm me një aplikim me kartë identiteti ju mundëson paratë cash, në cast për të realizuar udhëtimin që ju keni planifikuar.

Aplikoni online ose në degët e Kredo.al dhe brenda 15 minutave merrni në dorë paratë që ju duhen për udhëtimin tuaj.

Shijojeni në maksimum lumturinë pranverore. Kredo.al shoku më i mirë i udhëtimeve tuaja.

Kthehu