Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e faqes kredo.al, ju bini dakort me kushtet e faqes sonë për përdorimin e cookies.Për më tepër lexoni këtu

Publikime

Rri në shtëpi dhe edukohu financiarisht. Disa këshilla shumë të vlefshme për përdorimin e kredive jo-bankare

Caption

 

 

Teksa të gjithë jemi duke numëruar mbrapsht ditët e qëndrimit në karantinë, me siguri shumë prej jush, janë duke thurrur në të njëjtën kohë dhe planet e reja financiare, kur lufta me COVID-19 të përfundojë dhe kur gjithçka të kthehet në normalitet. Plane që lidhet me vazhdimësinë e nismave, projekteve dhe dëshirave tuaja që u ndërprenë nga karantinimi, por edhe ide dhe inisiativa të reja në kushtet dhe rrethanat e reja, kur jeta të rikthehet në një normalitet të ri.

Por nëse doni që planet tuaja të jenë të sukseshme: shfrytëzoje kohën me tepricë që ke gjatë qëndrimit në karantinë, dhe edukohu financiarisht. Edukimi Financiar i ndihmon individët për t’u bërë të aftë dhe të qëndrueshëm për të arritur stabilitetin financiar. Ne jemi të bindur që ju nuk do ta humbni këtë mundësi, pasi në kohërat kur stuhitë dhe dallgët bien mbi ekonominë, të qenit i edukuar financiarisht është më shumë se sa një jelek shpëtimi, është një komerdare e sigurtë që të nxjerrë shpejt dhe të sigurtë në anën tjetër të bregut.

Sot po ndajmë me ju, një aspekt të rëndësishëm të Edukimit Financiar që janë kreditë jo-bankare. Për të gjithë ju që keni bërë planet tuaja financiare, duke nisur nga marrja e një kredie jo-bankare, është shumë e rëndësishme të dini rrethanat, kushtet dhe përdorimin e tyre. Një kredi, të cilën ju mund ta merrni tek Kredo.al me vetëm një kartë identiteti dhe për vetëm 15 minuta.

 

Çfarë janë kreditë jo-bankare

-Kreditë jo-bankare janë shërbime financiare moderne, të cilat po zhvillohen në të gjithë botën

-Kreditë jo-bankare janë duke u zhvilluar për shkak të avancimit dhe zhvillimit teknologjik

-Kreditë jo-bankare janë efikase për të mbuluar shpenzimet emergjente dhe të paparashikuara

-Kreditë jo-bankare janë të lehta dhe të përshtatshme për tu marrë, por për këtë transaksion financiar nevojitet gjithashtu përgjegjshmëri nga ana e huamarrësit

 

Përpara se të merrni një kredi jo-bankare një individ duhet që:

-Të vlerësojë nevojën reale për këto para

-Të vlerësojë aftësinë për ta shlyer kredinë brenda afatit

-Të sigurohet që kësti mujor të mos jetë më shumë se sa të ardhurat e tij mujore

-Të sigurohet që të mos marrë borxh, më shumë se sa është e nevojshme

 

Nëse ju keni vendosur të merrni një kredi jo-bankare, më përpara sigurohuni që:

-Jeni dakord me nivelin e interesit

-Keni studiuar me kujdes termat e kontratës

-Keni planifikuar buxhetin tuaj, në mënyrë që të pagoni në kohë kredinë

 

Kreditë jo-bankare nuk mund të përdoren për

-Për të zgjidhur problemet afatgjata financiare

-Për të paguar kredi të tjera të mëparshme, si kredia për shtëpi, leasing etj

 

 

Kthehu