Blog | Kredoversity

Pse marrja e një kredie me këste është vendimi i duhur për ju!

Pse marrja e një kredie me këste është vendimi i duhur për ju!

 

Kredia me këste është një mjet shumë i mirë për të menaxhuar financat personale nëse përdoret në mënyrë efektive. Emri mund të tingëllojë i panjohur ose i frikshëm, por ti me siguri ke hasur në një kredi me këste edhe më parë dhe me siguri njeh dike tjetër që ka. Kredi për studentë, kredi hipotekore, kredi personale, kredi për makina - këto janë të gjitha lloje të ndrshme të kredive me këste.

Kreditë me këste mund të të ndihmojnë të përballosh kostot e mëdha, për të cilat ti nuk ke qenë në gjendje të kursesh.

Disa nga situatat që e nxjerrin një njeri jashtë buxhetit janë zakonisht incidente të papritura, si mosfunksionimi i makinave ose shpenzime mjekësore. Është e vërtetë që mund të përdorësh kartat e kreditit për të mbuluar këto shpenzime, por kjo mund të jetë shumë e dëmshme për gjendjen tënde financiare dhe të dale shumë shpejt jashtë kontrollit!

 

Disa nga situatat që një kredi me këste ndihmon: 5 shembuj

  • Nevoja për një master
    • Ti dëshiron të kesh një diplomë master në mënyrë që të thellosh njohuritë mbi fushën tënde, por nuk mund ta përballosh atë financiarisht në një pagesë!
  • Rinovimi i një shtëpie
    • Është koha që pastrimin gjeneral të pranverës ta kalojmë në një nivel tjetër duke përmirësuar në shtëpi detaje të vogla por të rëndësishme që të gjitha bashkë arrijnë një shumë më të madhe seç mund të kurseni para pashkëve!
  • Duhet të rregulloni makinën tuaj
    • Nëse ske makinë nuk punon dot? Rregullimi i makinës është i domosdoshëm sidomos kur e përdor makinën për punë, edhe nëse e përdorni vetëm për të vajtur. Kreditë për makina janë një shembull tjetër i zakonshëm i kredive me këste. Nëse ju nuk keni para për të mbuluar kostot ashtu në total dhe menjëherë për rregullimin e një makine, kredia me këste mund të ndihmoj që mos të shteroni llogarinë tuaj ende pa e mbushur atë!
  • Një ngjarje e paparashikuar
    • Kredia me këste mund të të ndihmoj gjithashtu të mbulosh kostot e papritura. Si prind mund të kekesh nevojë për ndihmë për të paguar një emergjencë mjekësore, si kostot e dentistit për një aparat për dhëmbët e fëmijëve apo ndonjë operacion të papritur. Është e pamundur të planifikosh për emergjencat mjeksore, edhe më e vështirë për të planifikuar që më parë pagesat e tyre! Prandaj pagesa e këtyre faturave pak e nga pak me këste, ndërkohë që ju vazhdoni të fitoni para, i bën më të përballueshme këto shpenzime të papritura mjekësore.
  • Dëshironi të investoni në karrierën tuaj
    • Nëse nuk investojmë tek vetja, atëherë kush do ta bëj? Sidomos në fillimet e karrierës tuaj do tiu duhet shpesh herë të investoni, ose me kurse specializimi ose me lëvizje gjeografike për një punë të re! Shumë prej këtyre shpenzimeve do të kërkojnë pagesa që ti nuk mund ti përballosh menjëherë. Nëse këto janë investime të mira që do të sjellin përfitime në të ardhmen, atëherë ju mund të merrni një kredi me këste. Në këtë mënyrë ju merrni benefitet e investimit menjëherë dhe e paguani më ngadalë me kalimin e kohës.

Kreditë me këste mund të jenë një mënyrë e mirë për të marrë paratë që ju nevojiten për të mbuluar shpenzimet e nevojshme. Për sa kohë që arrini të menaxhoni sa para merrni dhe i mbani pagesat me këste brenda mundësive tuaja paguese, këto kredi mund të rrisin ndjeshëm fuqinë tuaj blerëse dhe mirëqenien financiare. Kjo përkthehet drejtpërsëdrejti në një mirëqënie financiare afatgjatë!

Kur i do, MERRI NË KREDO! Shpejtë, lehtë dhe më e rëndësishmja e saj afër jush, kudo që ti ndodhesh.

Kthehu