Publikime

PËRGATITU PËR PUSHIME! - KREDO TË TREGON SI!

Caption

 

Nëse jeni duke menduar të bëni pushime pas pandemisë ka ardhur koha që të përgatiteni për rregulla të reja!

Çdo ditë po shohim se situata ndryshon dhe del jashtë parashikimeve dhe prandaj sot duhet të tregohemi më të kujdesshëm se kurrë! Kjo këshillë në fakt nuk duhet të vlejë vetëm për masat e sigurisë por edhe për shpenzimet tuaja si edhe për vendim se ku ju do të zgjidhni të bëni pushimet.

Pusho Shqip, është më mirë

Shqipëria është një mrekulli e natyrës dhe pa diskutim që na ofron pejsazhe të cilat të lënë pa frymë. Diversiteti i vendit tonë na jep mundësinë që në pak ditë ne të prekim qiellin, të shëtisim në mal apo lugina të gjelbërta ose të notojmë në ujrat e kristalta të bregdetit të jugut. E për ata të cilët duan pushime më të qeta Shqipëria e mesme na krijon mundësi pa fund.

Të zgjedhësh të pushosh në vendin tënd është më lirë dhe njëkohësisht që ti kursen para ti ke mundësi të ndihmosh dhe biznesin e turizmit, i cili ende nuk e ka të qartë se çfarë pasojash do të ketë nga situata e krijuar!

Gjithashtu të pushosh në vendin tënd do të thotë që ndihma e shpejtë apo mjekësore është më e lehtë pasi nuk të duhet të dish gjuhë të huaj apo të paguash para ekstra sepse nuk je i siguruar në vendin ku do të bësh pushimet!

Siguria e para!

Nëse ti i takon rrethit të guximtarëve dhe vendos të udhëtosh jashtë kufinjve atëherë duhet të tregosh shumë kujdes.

Të prenotosh me një agjensi udhëtimi serioze dhe me dhumë eksperiencë do të thotë që mundësitë për surpriza janë të vogla. Prandaj ne sygjerojmë që të gjithë ju të bëni një hulumtim të thellë përpara se të merrni vendimin tuaj.

Merrni me vete piceta hegjenizuese, maska, dorashka dhe higjenizues të lëngshëm për të gjitha ditët e udhëtimit.

Sigurohuni që të keni studiuar të gjithë rregullat e reja të qarkullimit të shtetit ku do të bëni pushimet për të mos patur surpriza të pakëndëshme.

Lexoni mirë eksperiencat e udhëtarve të mëparshëm në hotelin ku do të shkoni, që të siguroheni se ata i zbatojnë të gjitha rregullat e distancimit social dhe të higjenizimit për të evituar çdo lloj rrisku.

Dhe gjatë pushimive qëndroni të vëmendshëm sidomos me fëmijët tuaj që të mos kenë kontakte të panevojshme apo të rrezikshme me të panjohur në plazhe, parqe apo pishina!

Merrni një kredi me këste për të paguar pushimet!

Do tiu duket e çuditshme, por në fakt është një zgjidhje shumë e mënçur! Meqënëse e tashmja ndryshon shumë shpejt, nuk i dihet asnjëherë se kur do të na duhen para për ndonjë të papritur. Prandaj duke marr një kredi konsumatore për pushimet tuaja, ju do të keni mundësi të ruani paratë që keni, dhe të paguani pushimet tuaja pak e nga pak! E nëse nuk do të keni mundësi një muaj të paguani kestin, gjithmonë keni mundësinë e shtyrjes së afatit të pagesës!

Ne ju urojmë tia kaloni sa më mire gjithmonë duke u përgatitur mire më pare dhe duke patur shumë kujdes!

Pushime të mbara!

Kthehu