Blog | Kredoversity

Një kredi me këste për shumë dëshira të plotësuara në vjeshtë

 

Kredo.Al, boardingpass-i i udhëtimeve tuaja në vjeshtë.

Mendoni se argëtimi juaj përfundoi me pushimet verore? Jo, aspak. Stina e vjeshtës është periudha më e mirë e vitit për të udhëtuar. Ka një sërë faktorësh që e bëjnë këtë, stinën më të preferuarën. Moti është i freskët. Nuk është shumë vapë, e aq më tepër shumë ftohtë dhe kjo e bën të përsosur vjeshtën për të eksploruar qytete të reja apo parqe kombëtare. Udhëtimet janë gjithashtu më të lira në kosto. Në vjeshtë biletat e avionëve apo dhe çmimi i hoteleve janë më të lira në vjeshtë sesa në verë, për shkak të uljes së fluksit të lëvizjes së njerëzve. Destinacionet e popullarizuara janë më pak të mbushura me njerëz. Të udhëtosh në vjeshtë do të thotë t’i evitosh turmat e njerëzve që zakonisht janë gjatë verës, fëmijët kthehen nëpër shkolla dhe shumica i kryejnë pushimet në verë. Në vjeshtë mbahen shumë festivale të njohura nëpër botë, si Oktoberfest në Gjermani, Java e Modës në Londër, në Europë fillon të luhet Liga e Kampioneve, ndërsa këngëtarë me famë botërore kanë planifikuar koncertet e tyre madhështore në qytetet europiane. 

Për të gjitha këto arsye, vjeshta i bën udhëtimet dhe pushimet tuaja mahnitëse. E vetmja pengesë për të shfrytëzuar këtë stinë të artë të vitit, mund të jenë të ardhurat tuaja. Përfundimi i pushimeve verore mund të ketë pakësuar buxhetin tuaj të argëtimit. Nuk ka si të ndodhë ndryshe. Gjithsekush kursen gjatë gjithë vitit për pushimet verore, kryesisht në det. Dhe pasi i keni kryer këto pushime, sigurisht shpenzimet për udhëtim dhe pushime në vjeshtë mund të përfundojnë të fundit në listën tuaj të prioriteteve. Të fundit dhe gati të pamundura. Por si mund të veprohet për të mos humbur këtë mundësi shumë të mirë? Për këtë ka menduar Kredo.Al . Kredo.Al  do tju mundësojë që ju të keni paratë në dorë, përpara se të bëni rezervimin e udhëtimit dhe hotelit tuaj.

Me kredinë me këste që Kredo.AL ofron, ju do të keni mundësi që të përjetoni më të mirën nga stina e artë e vjeshtës, duke marrë kënaqësinë maksimale të udhëtuarit në këtë stinë. Duke aplikuar online në webin e Kredo.Al, apo duke aplikuar në sportelet e Kredo.Al brenda pak minutash ju do të siguroni boarding pass-in e udhëtimeve tuaja në vjeshtë.

Kthehu