Blog | Kredoversity

Kredo.al - 40 degë dhe nuk ndalemi

kredia e parë

 

Kur kredia e parë u dha në janar 2018, stafi i kredo.al vetëm mund të ëndërronte se në më pak se një vit ata do të ishin të pranishëm në të gjithë Shqipërinë dhe se në vitin e dytë ata do të mund të jenë të aksesueshme nga çdo shtetas shqiptar në më pak se 30 minuta në këmbë.

Është një premtim shumë i guximshëm, por kredo.al duket se po e përmbush me çdo hap të sajin.

Më 15 prill, kredo.al hapi 5 degë të reja, që I bëri 40 në total rrjetin e degëve në të gjithë Shqipërinë!

Me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe punë të palodhur kredo.al ka arritur të hapë 20 degë të reja vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2019!

Me logjikën e pagabueshme të kredo.al të gjitha degët kanë vendndodhje qendrore, në mënyrë që ato të gjenden lehtë nga kushdo që i kërkon.

Stafi i degëve të Kredo.al është më se i lumtur të të shërbejë çdo qytetar që ka pyetje, dëshiron të marrë një kredi ose të bëjë një pagesë. Të gjithë klientët vlerësohen në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin shërbim të shpejtë dhe cilësor! Klientët tanë janë në qendër të vëmendjes dhe përpjekjeve tona dhe këta klientë meritojnë të shërbehen vetëm nga njerëzit më të mirë.

Kredo.al është krenar që është një nga institucionet më të mëdha dhe cilësore të punësimit! Me atmosferën e saj të shpejtë dhe dinamike ju duhet të jeni më të mirët në fushën tuaj për të qenë pjesë e ekipit!

Ekzistojnë dy produkte në dispozicion në secilën nga degët, kredi me një këst dhe kredi me disa këste.

Kredia me një këst është një kredi e cila paguahet njëherësh brenda 30 ditëve, të cilën mund të merrni FALAS për herë të parë, që do të thotë 0% interes deri në 35,000 Lekë. Nëse nevojat dhe kërkesat tuaja janë edhe më të mëdha, Kredo sjell edhe kredinë me disa këste me afat ripagese prej 3, 6, 12, 18 dhe 24 muaj deri në 150,000 Lekë. Një nga lehtësitë e mëtejshme që ofron Kredo është shtyrja e pagesës së këstit për 7, 14 ditë ose 30 ditë nëse dikush nuk është në gjendje të paguajë në kohën e duhur pa marrë parasysh arsyen.

Të gjitha degët ofrojnë të njëjtat shërbime. Ju mund të aplikoni për një kredi, mund të bëni një pagesë ose të bëni një shtyrje. Duhen vetëm 15 minuta për të marrë paratë tuaja në dorë dhe më pak se pesë për të bërë një pagesë ose një shtyerje.

Fleksibiliteti është një nga virtytet tona kryesore është aplikohet në të gjitha degët tona. Ne i shërbejmë klientit tonë nga ora 8:30 deri në orën 20:30 dhe ju mund të zgjidhni sipas mundesisë se ku të merrni kredinë, të bëni një pagesë ose shtyerje. Nuk ka rëndësi dega, por se me cilën degë ju jeni më afër!

Më shumë informacione rreth degëve tona, orarit të punës dhe lokacioneve ju lutemi referojuni faqes tone të internetit www.kredo.al/deget dhe mos hezitoni të telefononi një nga stafin e kujdesit ndaj klientit për më shumë informacion në numrin 0 44 500 600!

Informacioni rreth produkteve të ofruara dhe orëve të punës të përmendura është i vlefshëm për 11/04/2019 dhe mund të ndryshojë në të ardhmen

Kthehu