Blog | Kredoversity

Kredo.AL një aleat i çmuar për ju, për dasmën që ju keni ëndërruar

 

                                                                     

 

 

Nuk ka rëndësi sa e pasur je, ditën e dasmës çdo vajzë dëshiron të ndihet një Mbretëreshë. Kurorëzimi i martesës është një moment i shenjtë, i veçantë dhe i paharrueshëm, që çdo vajzë e ka ëndërruar që në fëmijërinë e saj.

Dhe për të realizuar këtë ëndërr të vajzave të tyre, shumica e familjeve shqiptare kursejnë me vite të tëra për të përballuar shpenzimet e një ceremonie martesore.

Shpenzimet?! Ato janë gjithmonë të vështira për t'u menaxhuar.

Në fakt të planifikosh buxhetin e një ceremonie martesore është më e vështirë se sa planifikimi i buxhetit vjetor të një institucioni apo të një kompanie biznesi. Sepse mund të ndodh të gjendesh përballë suprizave, të papriturave dhe shpenzimeve të pamenduara më parë.

Sepse ndonëse ke muaj që planifikon, kërkon, përzgjedh, negocion, gjithmonë do dalë një ofertë e minutës së fundit, më tunduese dhe më e mirë, një fustan më i bukur, një dekor me më shumë aksesorë, një bizhu më modern, një restorant edhe më luksoz. Oferta këto, të cilat të prishin mendjen, që në të vërtet shtojnë cilësinë, por edhe shpenzimet, duke tejkaluar “vijat e kuqe” të buxhetit të planfikuar.

Cila mund të jetë zgidhja? A mund të kërkosh borxh tek të afërmit? Disi e vështirë, E sigurtë që shumica do të justifikohen duke të thënë të jap borxh për hall, dhe jo për qejf. Por në fakt ky është një hall shumë i madh për ty. Edhe vetë egoja jote nuk mund ta lejojë këtë gjë. Për ty është e tepërt që stresit të organizimit të dasmës tënde, ti shtosh edhe stresin e mospërballimit të shpenzimeve që nuk kishe menduar. 

Dhe ja ku vjen zgjidhja. Kredo.al. Po,  po, pikërisht Kredo.al, ajo që të ofron një zgjidhje kaq të shpejtë dhe çliruese.

Me shumën prej 150.000 lekësh që krediton Kredo.al, ju mund t'ju jepni një zgjidhje të shpejtë të papriturave të dasmës suaj, për të përzgjedhur fustanin më të bukur, dekorin me më shumë aksesorë apo bizhunë më moderne. Mjafton të drejtohesh te Kredo.Al, brenda ditës, shumë shpejt, pa burokraci, pa një mal me dokumenta dhe i ke kursyer vetes kohën dhe stresin, por mbi të gjitha i ke dhënë zgjidhje buxhetit të munguar të dasmës tënde.

Kredia prej 150.000 lekësh nuk është shumë e madhe, por në të tilla raste është shuma e duhur, duke e bërë Kredo.al një aleat të çmuar për dasmën tuaj.

Dhe së fundmi një avantazh tjetër. Nuk ka mënyrë më të mirë për të shlyer një kredi, kur bashkon forcat. Ju tashmë nuk do të jeni vetëm. Së bashku me bashkëshortin tuaj, ju do ta keni më të lehtë shlyerjen e saj, duke zgjedhur pikërisht dhe afatet që ofron Kredo.al, afat 3 mujor 61.460 lekë në muaj, afat 6 mujor 34.500 lekë në muaj, afat 12 mujor 19.850 mijë lekë në muaj.

Kthehu