Blog | Kredoversity

Incidentet ju kushtojnë para! Kredo.al te financon!

 

APLIKO ONLINE NE KREDO.AL
Caption

 

Gjatë jetës së përditshme, shpeshherë na ndodhin incidente të vogla, që jo vetëm na prishin ditën, por pasojat e tyre na kushtojnë shumë financiarisht në mjaft raste. Mjafton vetëm një moment pakujdesie ose mungese vëmendjeje dhe ne mund ta gjejmë veten në mes të situatave, të cilat në fakt askush nuk do t’ja uronte askujt.

Kur telefoni juaj Smartphone ju bie nga dora, dhe e shikoni ekranin e tij të thyer totalisht, me siguri që keni kuptuar se kjo nuk është dita juaj më e mirë.

Një lum kritikash, me siguri ja keni adresuar vetes, kur keni derdhur padashje gotën e ujit mbi lap-topin tuaj, duke e bërë atë jofunksional dhe jashtë përdorimit.  

Kushedi sa shumë jeni penduar, që nuk e ndoqët me vëmendje pjesën e parkimit, gjatë kursit tuaj të marrjes së patentës, ditën kur pakujdesia juaj në parkim ju ka kushtuar thyerjen e pasqyrës së makinës suaj.

Kushedi sa sherr i madh do të ketë ndodhur me bashkëshorten tuaj, kur një gradim i gabuar i lavatriçes ka shkaktuar ç’ngjyrosjen e pantallonave të shtrenja, të sapoblera nga ju.

Vijojmë? Më mirë jo. Lista është e gjatë dhe do të duhej një libër për ti përshkruar të gjitha situatat.  

Përballë kësaj liste të gjatë, ku të gjithë e kemi përjetuar të paktën njëherë në jetë një situatë të tillë, me siguri që kemi përjetuar gjithashtu një keqardhje të dyfishtë: keqardhje për atë çka është dëmtuar, por edhe keqardhje për kursimet tona, të cilat jemi detyruar t’i zerojmë për blerjen e pajisjeve të reja.

Por në rastet kur paratë dhe kursimet na mungojnë? Incidente të tilla na trishtojnë edhe më shumë. Megjithatë ne ju themi, që kur incidentet ndodhin në jetën tuaj të përditshme, ju kujdesuni për të mos i përsëritur më incidentet, sepse për paratë mendon Kredo.al.

Mjafton të aplikoni në degët e Kredo.al në të gjithë Shqipërinë ose online në: www.kredo.al dhe brenda 15 minutave ju do të keni në dorë paratë që ju duhen për zëvendësimin e pajisjeve të reja ose sendeve tuaja personale.

Në vetëm 15 minuta, me vetëm një ID, ju mund të përfitoni kredinë e parë Falas deri në 60.000 lekë.

Në vetëm 15 minuta, me vetëm një ID ju mund të përfitoni kredinë me këste deri në 150.000 lekë. 

Aplikoni dhe Përfitoni. Sepse Kredo.al është miku juaj në momentet e vështira.

Kthehu