Blog | Kredoversity

Edukimi financiar, ja përse është i rëndësishëm

 

Caption

Nëse e pyet një të ri apo një student shqiptar sot, se çfarë e bën të besojë që po ecën me hapin e kohës, përveç Diplomës së Universitetit, me siguri që do të jap përgjigjet standarte si: Kartë Krediti, Laptop, Smartphone, Netflix, Facebook, Instagram, Whatsapp etj. Ndërsa shumica mund të jenë posedues të këtyre risive teknologjike, po t’i pyesësh se çfarë u mungon, më shumë ka gjasa të gjesh përgjigje të tipit: Jaht, Avion Personal apo Hummer se sa të gjesh përgjigjen: EDUKIMI FINANCIAR.

Në fakt të gjithë ata që mendojnë se janë duke ecur me hapin e kohës, pa Edukimin Financiar gabohen. Edukimi Financiar është po aq i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e tyre, po aq sa edhe komoditeti që ofrojnë risitë e tjera teknologjike. Në kohërat e sotme, ku çdo gjë rrotullohet rreth parasë dhe financave, Edukimi Finaciar është thelbësor, sepse edukimi financiar përfshin çdo aspekt të jetës së të rinjve.

Të zotërosh Edukimin Financiar është po aq e rëndësishme sa rezultati i studimeve në universitet. Shpesh herë edhe më i rëndësishëm, pasi Hulumtimet madje kanë treguar që studentët kanë më shumë të ngjarë të braktisin shkollën për shkak të "vështirësive financiare", sesa për shkak të notave të dobëta. Suksesi i studentëve nuk është më i kufizuar në klasa apo të përcaktohet vetëm nga performanca akademike. Suksesi i tyre është i kushtëzuar dhe nga kultura financiare për përballimin e kostove në universitet.

Për fat të keq, Edukimi Financiar është një term pak ose aspak i njohur për studentët shqiptarë.

Kredo.Al gjykon që Edukimi Financiar është shumë i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e të rinjve shqiptarë, pasi ky proces do të ketë një impakt të rëndësishëm në mirëadministrimin e të ardhurave të tyre. Për këtë arsye, Kredo.Al synon të zhvillojë një fushatë të gjerë bashkëpunimi me Universitetet në Shqipëri, për të bërë të mundur transmetimin e Edukimit Financiar tek studentët shqiptarë.

Si një institucion mikrokreditimi, Kredo.Al e konsideron të rëndësishëm fushatën e edukimit financiar në lidhje me mikrofinancën.

Me anë të kësaj fushate, studentëve shqiptarë do t’u jepet infomacioni i plotë rreth Edukimit Financiar si dhe gjithashtu do të bëhet e ditur se:

- kreditë afatshkurtra jobankare janë shërbime financiare moderne që zhvillohen në të gjithë botën;

- kreditë afatshkurtra jobankare po zhvillohen për shkak të përparimeve teknologjike

- kreditë afatshkurtra jobankare kanë për qëllim të mbulojnë vetëm shpenzimet emergjente

- kreditë afatshkurtra jobankare janë të lehta dhe të leverdisshme, por ashtu siçdo transaksion i tillë financiar kërkon huamarrës të përgjegjshëm.

Ne do të jemi shumë të lumtur që me anë të kësaj fushate, ne do të kontribuojmë me edukimin financiar për studentët, duke ndikuar në përmirësimin e të ardhmes së tyre.

Kthehu