Blog | Kredoversity

Arlinda Muja: Arritjet dhe Sukseset e Kredo.al në më pak se dy vjet

                                                      

Arritjet dhe Sukseset
Caption

Përshëndetje dhe ju falenderoj që jeni sot këtu prezent për Inagurimin e Zyrave të reja Qendrore të Kredo Financë.

Kjo ceremoni e thjesht ka një domethënie të veçantë për ne, pasi është tregues i rritjes dhe perspektivës së suksesshme të kompanisë sonë.

KREDO FINANCE është një kompani inovative FinTech, pjesë e Kompanisë Ndërkombëtare Fintech, FINITERA e cila zbaton standardet më të larta profesionale për të ofruar një zgjidhje të shpejtë dhe të lehtë për mikro-kreditim për individët.

Kredo.al beson fortësisht se të gjithë duhet të kenë akses në financim, pikërisht në momentin që atyre i’u nevojitet më tepër.

Misioni ynë është të ofrojmë mikrokredinë më të shpejtë dhe më të aksesueshme në treg duke qenë opsioni i parë që çdo individ do të zgjidhte.

Në vizionin tonë, ne shohim të kemi arritur:  të dixhitalizojmë, thjeshtojmë dhe përshpejtojmë shërbimin dhe dhënien e kredive për klientët tanë, me qëllim rritjen e aksesit, përfshirjes dhe komoditetit financiar.

Ne krijojmë standarde të reja çdo ditë, që na sigurojnë: shpejtësi, prezencë të gjerë dhe shërbim perfekt klienti.

Kur dy vjet më parë, siguruam licensimin për të operuar në treg, nga Banka e Shqipërisë dhe gjej rastin të shpreh falenderimin për këtë institucion, duhej shumë optimizëm dhe vizion për të arritur atë çka kemi arritur sot. Sot kemi kuptuar që vizionin dhe optimizmin i paskemi pasur të nevojshëm, sepse mjafton të krahasojmë se ku ishim në 2017-ën dhe ku jemi sot, pothuajse dy vjet më pas.

Në fillim të 2018, ne jepnim vetëm disa kredi në ditë, por shumë shpejt brenda dy muajve arritëm që të jepnim 100 kredi në ditë e sot kemi një rritje galopante dhe pikërisht sot në mëngjes kemi arritur të japim kredinë e 143 000.

Në fillim të 2018-ës, degët e Kredo.Al numëroheshin me gishtat e dorës, vetëm tre të tilla, ndërsa ne Korrik 2019 arritëm të hapim degën e 61-të.

Pa llogaritur këtu ambientet e Drejtorisë Qendrore, që ishin shumë modeste në hapësira, dhe sot siç do të mund ta shikoni më pas kemi arritur të ofrojmë kushte moderne dhe të denja për një kompani serioze.

Në fillim të 2018-ës stafi ynë përbëhej vetëm nga 30 veta, sot ne jemi rreth 300 punonjës në të gjithë Shqipërinë.

KREDO.AL është një burim shumë i mirë për rritjen e punësimit në Shqipëri. Vetëm për dy vitet operacionale, arriti të krijojë mbi 300 vende të reja pune për të rinjtë shqiptarë, duke u ofruar atyre një vend pune modern, të kujdesshëm dhe kulturën e një organizate gjithmonë në rritje.

85% e këtyre punonjësve janë të grupmoshës 21-34 vjeç.

Të rinj të talentuar, ambiciozë dhe të diplomuar nuk kanë ngurruar që të bëhen pjesë e ekipit tonë dhe ne jemi shumë krenarë për këtë gjë. KREDO.AL garanton një ambient modern pune, paga të kënaqshme dhe stimuj profesional dhe ne jemi të lumtur të themi që feedback-u i punonjësve tanë ka qenë në nivel të kënaqshëm, pasi çdo ditë, çdo javë konstatojmë angazhim dhe përgjegjshmëri të plotë nga ana e tyre për arritjen e objektivave.

Të gjithë këto tregues janë fakte, janë fakte të cilat sot na bëjnë krenarë për atë çka kemi arritur dhe shumë optimistë për atë që duam të arrijmë.

Unë jam e bindur që një pjesë e mirë e këtij suksesi i dedikohet punonjësve tanë, duke filluar nga punonjësit në degë, në njësitë tona këtu në drejtori, supervizorët, përgjegjësit dhe drejtuesit e departamenteve.

Të gjithë ndajnë të njëjtat vlera: inovatorë, krijues në gjetjen e zgjidhjeve dhe mendjehapur për bashkëpunime.

Jam me fat që më rrethojnë dhe punoj me njerëz të tillë, por kam zbuluar që jam akoma me më shumë fat që në Grupin e Menaxhimit të Lartë kam profesioniste dhe femra të suksesshme, një përzgjedhje rastësore aspak me tendencë diskriminimi ndaj meshkujve.

Historia jonë e suksesit, sigurisht është pjesë e suksesit të investitorit kryesor, kompanisë ndërkombëtare Fintech, FINITERA, një nga investitorët europian më të mëdhenj momentalisht, të cilët shtojnë vlerë me ekspertizën e tyre serioze dhe unike për tregun shqiptar.

Kjo rritje e KREDOS nuk do të ishte e mundur pa filozofinë e kompanisë sonë, e cila i konsideron qytetarët jo vetëm klientë të saj, por edhe bashkëpunëtorë dhe partnerë të përditshëm.

Shpejtësia e shërbimit, ofertat konkurruese, transparenca, informimi, janë pika të forta të punës sonë dhe garanci e një marrëdhënie korrekte, transparente dhe efikase mes KREDO.al dhe qytetarëve. 

Ne jemi shumë krenarë që u besojmë qytetarëve dhe qytetarët na besojnë ne. Kredo.Al do të jetë gjithmonë një derë e hapur për ta.

Ne kemi zgjedhur të bashkëpunojmë me partnerë të suksesshëm që na mbështesin në këtë rrugëtim me shërbimet dhe produktet e tyre profesionale. I falenderoj dhe i garantoj për një bashkëpunim afatgjatë, transparent dhe serioz.

Dhe sigurisht, suksesi ynë i dedikohet mbështetjes korrekte dhe pozitive të institucioneve si Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave, Shoqata e Mikrofinancave të Shqipërisë. Kredo.Al është një partner serioz, dhe mbi seriozitetin dhe korrektesën ka shtrirë dhe bashkëpunimin me këto institucione. Ne jemi sot këtu për të siguruar që serioziteti dhe korrektësia e KREDO-s janë garanci që do t’i forcojnë gjithnjë e më shumë këto marrëdhënie.

 

Ne jemi të ndërtuar për të qenë të suksesshëm, sepse suksesi dhe Kredo tashmë janë të pandara. Rritja e Kredos-s do të jetë e pandalshme dhe ne do të jemi një kompani lider në fushën e mikrofinancës.

Unë ju falenderoj edhë njëherë për pjesëmarrjen tuaj këtu dhe ftoj Znj. Agita Baltbarde si përfaqësuese e investitorit kryesor, kompanisë ndërkombëtare FINTECH, FINITERA për të mbajtur fjalën e rastit.

 

 

 

 

 

 

Kthehu