Blog | Kredoversity

VONESAT DHE SHTYRJET E KËSTIT TË KREDISË

 

vonesa e pageses se kestit te kredise

 

Vonesat 

Kredo Finance ju këshillon të kryeni brenda datës së përcaktuar në Kontratën e Huasë tuaj pagesën e këstit të kredisë. 

Në rast se ju nuk jeni korrekt me datat e pagesave, Kredo Financë ngarkon me kamatëvonesa kredimarrësin për çdo ditë vonese. Tarifa e kamatvonesës është 2% çdo dite vonese përllogaritur mbi totalin e vlerës së detyrimit në vonesë. 

Këto kamatëvonesa rriten çdo ditë por nuk arrijnë asnjëherë më tepër se 30% e vlerës së detyrimit tuaj në vonesë. Përpos kësaj, ju do të raportoheni si klient me vonesa në regjistrin kombëtar të kredive sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë. 

Në çdo rast kur ju vlerësoni që ju duhet të mbani më gjatë vlerën e detyrimit për tu paguar, ju keni një zgjedhje për të mos qënë në vonesë dhe për të mos u penalizuar me tarifë për ditët në vonesë: Shtyni datën e pagesës me 30 ditë, duke paguar një tarifë shtyrje 16% për kredinë 30 ditore dhe 35% për kredinë me këste dhe kredinë e biznesit, përllogaritur mbi totalin e vlerës së këstit që po shtyhet. 

Në rastet kur kësti juaj nuk do të paguhet në kohë dhe nuk është kryer procesi i plotë për të shtyrë këtë datë pagese (pagesa e komisionit per shtyrje), ju do të ngarkoheni me nje kamatvonesë që përllogaritet mbi detyrimin total në vonesë që ju keni të prapambetur (tarifvonesa rritet deri sa arrin 30% të detyrimit të papaguar sipas rregullores së Bankës së Shqiperisë), si dhe në bazë të procesit për mbledhjen e kredive në vonesë, ju ngarkoheni me një tarifë prej 1,000 ALL për çdo Letër Njoftim zyrtar që ne ju dërgojmë në adresën e deklaruar nga ju (mund të dërgohen deri në 3 letra njoftimi sipas përshkallëzimit të vonesës suaj). Për më tepër lexoni dhe faqen mbi tarifat tona të publikuar këtu. 

 

Si mund të aplikoni për këtë shtyrje? 

Duke paguar në një prej degëve tona ose në një prej llogarive tona bankare vlerën e komisionit përkatës për këtë shtyrje duke vendosur detajet e pagesës (numër kontrate dhe përshkrim që pagesa po kryhet për shtyrje datë pagese). 

Ju mund të kryeni një shtyrje datë pagese deri në momentin kur data e pagesës nuk ka kaluar në vonesë prej 30 ditësh.   

Kur paguani me transfertë bankare, Ju do të njoftoheni me SMS ose email (nëse keni rregjistruar një email në kontaktet e juaja), sapo pagesa juaj të rregjistrohet duke ju cilësuar datën e re të pagesës. Kur paguani në degë, ju do te njoftoheni aty nga stafi yne për këtë informacion.   

 

Sa herë mund të aplikoj për shtyrje të datë pagesës?  

Ju mund të shtyni datën e pagesës së kredisë disa herë nëse ju e vlerësoni të përshtatshme, por në ꞔdo rast kur detyrimi juaj nuk paguhet në kohë prej më tepër se 30 ditësh, limiti juaj i aprovuar i kredisë si dhe ꞔdo benefit tjetër që ju merrni në Kredo pezullohet dhe nuk do të mund të ofrohet më.    

Kredo Financë mundëson shtyrjen e afatit të Kredisë 30 Ditore deri në 3 herë, dhe më pas kërkon pagesën e plotë të detyrimit të kredisë.   

Për produktin e kredisë me disa këste, Kredo Financë mundëson shtyrjen e datë pagesës së këstit vetëm 1 herë, dhe më pas ju duhet të paguani atë këst, por sapo të paguhet ai këst, ju mund të përdorni 1 herë shtyrje të datë pagesës për këstin tjetër të rradhës.  Efektivisht, ju mund ta shtyni çdo këst nga 1 herë. 

Kthehu