Blog | Kredoversity

Diferenca midis Institucioneve Financiare dhe Institucioneve Mikrofinanciare për individë

Ndërsa qëndrojmë në karantinë, respektojmë masat e forta të distancimit social për të fituar betejën me COVID-19, pasi kemi parë të gjitha seritë e Casa De Papel në Netflix, pasi kemi lexuar nga dy herë romanin tonë të preferuar, pasi kemi shterruar të gjitha bisedat në Whatsapp me miqtë tanë, pasi kemi vendosur të heqim dorë nga lajmet e portaleve për Covid-19, sepse na përcjellin stres, a mendoni se ka ardhur momenti që të diversifikojmë informacionin që ne marrim, duke lexuar rreth Edukimit Financiar?!

Ne jemi të bindur se kjo do të ishte një zgjedhje perfekte, nëse sot ju do të zgjidhnit të lexonit rreth Edukimit Financiar. Kriza e COVID-19 është kthyer në një krizë jo vetëm shëndetësore, por edhe rrezik për ekonominë. Teksa shohim dritë në fund të tunelit, ne besojmë fortësisht se pajisja juaj me njohuri rreth Edukimit Financiar do të ishte një armë e fortë për të kaluar këtë periudhë, jo të mire për ekonominë.

Pikërisht, sot do të ndajmë me ju një nga pikat më të rëndësishme të Edukimit Financiar dhe që është informacioni i diferencave që ekzistojnë midis bankave dhe institucioneve të mikrofinancës. Ndërsa shumë mund të mendojnë se bankat dhe institucionet e mikrofinancës janë njësoj, ne po rendisim tre diferencat e rëndësishme që institucionet e mikrofinancës ofrojnë, duke siguruar gjithëpërfshirje financiare dhe shërbim të shpejtë.

Te institucionet e mikrofinancës: -Individët mund të kreditohen duke paraqitur si dokument vetëm një Kartë Identiteti. Aplikimi për këtë kredi nuk zgjat më shumë se 10 minuta. Përgjigja së bashku me paratë janë në dorën tuaj në 15 minuta.

Por për më tepër, le ta diversifikojmë informacionin që marrim gjatë qëndrimit në karantinë, duke lexuar materialin e mëposhtëm.

Bankat

Bankat janë institucione financiare, që ushtrojnë veprimtarinë bankare të pranimit të depozitave të parave ose të fondeve të tjera të ripagueshme nga publiku dhe përdorimin e tyre për dhënie kredie e vendosje në emër dhe për llogari të vet, si dhe veprimtari të tjera financiare, sipas përcaktimeve në kuadrin ligjor.

Të gjitha bankat në Shqipëri me përjashtim të Bankës Qëndrore, quhen banka të nivelit të dytë, kjo për shkak të qëllimit që këto banka kanë. Në varësi të shërbimit që ato japin për klientët e tyre bankat e nivelit të dytë mund të ndahen në banka tregtare, banka kursimi, banka investimesh etj. Në Shqipëri të gjitha bankat e nivelit të dytë janë banka tregtare, të cilat fitimin kryesor e kanë nga kredidhënia, por edhe nga komisionet për shërbime të ndryshme. Të gjitha këto banka kontrollohen për veprimtarinë e tyre nga Banka e Shqipërisë.

Produktet kryesore të një banke janë:

Produktet kreditore (kredi, për biznes, kredi konsumatore përfshirë dhe

overdraftet, kredi hipotekore, karta krediti.)

Produkte depozitore (Llogari rrjedhëse, Llogari Kursimi dhe depozita me afat)

Produkte elektronike (karta debiti + krediti Shërbime të ndryshme (transferta, pagesa utilitetesh, lëshim vërtetimesh /garancish, etj)

Shërbime ndihmëse (ATM/POS, Online Banking, Mobile Banking)

Çdokush mund të hapë një llogari bankare, të depozitojë para në bankë, por në momentin që një individ kërkon të marrë hua nga një bankë, atëherë ky individ duhet të jetë i punësuar, t’i paraqesë bankës një listë të gjatë me dokumenta, dhe kryesisht aprovimi vjen pas një kohe të gjatë.

Institucionet Mikrokredidhënëse për Individë

Këto institucione janë pjesë e sektorit të Institucioneve Financiare jo-bankare, të cilat në thelbin e tyre, kanë të japin kredi të vogla për individë në mënyrë të shpejtë dhe pa shumë dokumentacione. Këto institucione janë krijuar enkas për individë, të cilët e kanë të vështirë të kenë një akses normal në rrjetin e bankave tradicionale. Kjo pamundësi mund të lidhet qoftë me vendbanimin e kësaj klientele të ndodhur kryesisht në zona rurale apo semi-urbane, ashtu edhe me vështirësitë që ato hasin në plotësimin e kritereve komplekse për financim të vendosura nga sistemi bankar. Përpjekjet e mikrofinancës bazohen në nevojën për t’i shërbyer kësaj shtrese me shpejtësi, komoditet dhe duke prodhuar një impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së jetesës.

Shumat që ofrohen nga këto institucione janë të vogla, krahasimisht me ato që ofrojnë bankat dhe kryesisht përdoren për të zgjidhur probleme të papritura që ndodhin në jetën e gjithësecilit, të cilat pagesa mujore nuk e përballon. Makina që të lë në rrugë, apo një paisje elektroshtëpiake, e cila pushon së punuari, një telefon apo laptop i ri, një garderobë e re, arsye mjeksore që kërkojnë vëmendjen tuaj imediate janë të gjitha arsye, për të cilat ju mund të merrni lehtësisht një kredi nga një institucion mikrokredidhënës për individë.

Diferenca më e rëndësishme për t’u theksuar midis dy llojeve të institucioneve është se Institucionet Mikrokredidhënëse për individë, në të kundërt nga Bankat japin hua për individë vetëm nëpërmjet Kartës së Identitetit, aplikimi për këtë kredi nuk zgjat më shumë se 10 minuta dhe përgjigja së bashku me paratë janë në dorën tuaj në 15 minuta.

Kthehu