Rreth kredive tuaja
Cilat janë komisionet që aplikohen nga Kredo.al për kredinë e marrë?
Normat për çdo komision dhe interes mbi kredinë paraqiten të detajuara në www.kredo.al/tarifat , por më poshtë gjeni më tepër shpjegim për këto:
- Norma e Interesit %
Norma e Interesit aplikohet vetëm për kredi me disa këste. Norma paraqitet në % mujore dhe llogaritet mbi principalin e mbetur të kredisë për ditët që mbahet kredia. Pra në rastin e mbylljeve parakohe paguhet vetëm për aq ditë sa është mbajtur kredia. - Komisioni i angazhimit. Ky komision ofrohet vetëm për produktin - Kredi për biznes.
Ky komision përfaqëson koston e shërbimit për kredinë e ofruar dhe për fondet e angazhuara nga Kredo për ju, e përllogaritur si një përqindje mbi vlerën e kredisë së lëvruar (tërhequr), tarifë që vendoset sipas llojit të produktit dhe afatit të kredisë së përzgjedhur (mësoni më tepër në sesionin e Tarifave). Komisioni i angazhimit për kredinë / fondet e lëvruara mund të paguhet në fillim gjatë lëvrimit të kredisë nga klienti ose i shpërndarë përgjatë kësteve të kredisë. Në rast se është zgjedhur opsioni në fillim nga klienti, që pagesa të kryhet pjesë pjesë bashkë me këstet atëherë kur kryhet një pagesë për mbyllje totale të kredisë, vlera e mbetur e këtij komisioni të angazhimit paguhet e plotë. - Komisioni i administrimit. Ky komision ofrohet vetëm për produktin - Kredi për biznes.
Ky komision aplikohet për çdo muaj që mbahet kredia mbi vlerën e principalit të mbetur. Komisioni përcaktohet në bazë të afatit të kredisë së levruar si % mujore mbi principalin e mbetur të kredisë
Komisione të tjera që aplikohen por nuk janë të detyrueshme dhe aplikohen vetëm si pasojë e një veprimi apo zgjedhje të klientit janë:
- Komision për Levrim Kredie me para në dorë
Ky komision përfaqëson koston e mirëmbajtjes dhe sigurisë së kesh që ju ofrohet. Ju mund të zgjidhni që kredia juaj të lëvrohet me transfertë bankare në llogarinë tuaj, dhe për këtë ju nuk e paguani këtë komision.
Por në rast se ju zgjidhni të merrni kredinë tuaj në kesh (para në dorë) në degët tona, Western Union ose EasyPay, atëherë ju ngarkohet ky komision. Në seksionin Tarifat mund të gjeni % që aplikohet mbi vlerën e kredisë kesh të lëvruar.
Ky komision mund të paguhet në fillim gjatë lëvrimit të kredisë nga klienti ose i shpërndarë përgjatë kësteve të kredisë. Në rast se është zgjedhur opsioni në fillim nga klienti, që pagesa të kryhet pjesë pjesë bashkë me këstet atëherë kur kryhet një pagesë për mbyllje totale të kredisë, vlera e mbetur e këtij komisioni paguhet e plotë. - Komisioni për Lëvrimin e Menjëhershëm të Kredisë
I aplikueshëm vetëm në rast se kredimarrësi zgjedh lëvrim kredie menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes pa pritur afatin 14 ditor sipas politikës së menaxhimit të fondeve në Kredo.al.
Ky komision në bazë të rregullores së Bankës së Shqipërisë nr 48 mbi Kredinë Konsumatore dhe Hipotekore, neni 15/1, është i pagueshem në momentin e lëvrimit të kredisë, i parimbursueshem në rast tërheqje nga kredia apo mbyllje para afati dhe në rast se nuk paguhet nga klienti përpara disbursimit të kredisë do të zbritet si pagesë nga vlera e kredisë së lëvruar. - Komision ristrukturimi
Ky komision aplikohet vetëm kur klienti kërkon një ristrukturim të kredisë së tij. Ristrukturim i kredisë ndodh kur klienti ka vështirësi në pagesat e kësteve të tij dhe kërkon që të ulë vlerën e këstit duke zgjatur afatin e kredisë aktive. Ristrukturimi i kredisë lehtëson klientin në pagesa por nuk rregullon statusin e kredisë së tij të raportuar në Rregjistrin Kombëtar të kredive (ky status përmisohet vetëm nëse për 9 këste rresht, klienti paguan pa vonesa sipas grafikut të ri). - Komision për Shlyerje Totale të Kredisë përpara afatit
Ky komision aplikohet sipas seksionit të tarifave, në rastet kur klienti kërkon të mbyllë kredinë e tij përpara afatit të rënë dakort në marrëveshjen e huasë dhe përllogaritet mbi principalin (kryegjënë) e mbetur të kredisë që po mbyllet para kohe. - Komision për kryerjen e pagesave në degë - Aplikohet për çdo pagesë të kryer në degët e Kredo.al.