Rreth kredive tuaja
Cila është arsyeja e refuzimit të aplikimit tim?
Kredia juaj për t’u kredituar mund të refuzohet për arsyet e mëposhtme:
- Historiku juaj i kreditimit në institucione të tjera financiare në Republikën e Shqipërisë nuk është korrekt sipas standarteve tona të brëndshme.
- Jeni nën moshën 20 vjeç ose mbi 70 vjeç për kredinë me një këst.
- Jeni nën moshën 23 vjeç ose mbi 70 vjeç për kredinë me disa këste.
- Jeni nën moshën 23 vjeç ose mbi 70 vjeç për kredinë e biznesit.
- Nuk keni rekord për të ardhura të qëndrueshme mujore.
- Nuk keni ofruar informacion të mjaftueshëm për identifikimin tuaj.
- Nuk keni shtetësi Shqipëtare
- Nuk keni qenë korrekt me pagesat e kredive të mëparshme në Kredo.al
- Jeni person i ekspozuar politikisht
- Per produktin e biznesit, ju keni nje status pasiv te biznesit tuaj
Nëse kredia juaj refuzohet, ju mund të aplikoni përsëri mbas 30 ditësh