Rreth kredive tuaja

Çfare dokumentacioni kërkohet për të marrë një kredi?

I vetmi dokument që duhet të keni me vete sa herë paraqiteni pranë degëve të Kredo.al Finance është Karta e Identitetit ose Pashaporta. Në çdo rast kur ku keni ndryshuar mbiemrin pas një ndryshimi të statusit civil tuaj (martuar apo divorcuar), do të duhet të paraqisni pranë nesh dhe çertifikatën përkatëse për ketë ndryshim mbiemri, të cilën mund ta gjeneroni nga e-albania.

 

Gjithashtu ju duhet të keni me vete dhe telefonin tuaj me të cilin shkëmbehen disa sms konfirmimi gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesës dhe disbursimit të kredisë.

 

Me pas ne do t’ju udhëzojmë nëse do të nevojitet ndonjë dokument tjetër shtesë, siꞔ mund të jenë rastet kur të dhënat e prezantuara nga ju nuk janë të mundura të verifikohen.