Pagesat

Nuk kam para të paguaj këstin, çfarë mund të bëj?

Nëse keni marrë një kredi dhe për momentin dëshironi të mbani vlerën e kredisë për ta paguar më vonë, ju mund të shtyni afatin e pagesës duke paguar vetëm një komision të vogël për aplikimin  për "Shtyrje të Afatit të Pagesës".   

Në këtë mënyrë ju paguani vetëm komisionin për shtyrje të afatit të pagesës për 30 ditë sipas tarifave të përcaktuara në faqen tonë të web: www.kredo.al/faqet/tarifat  

 

Shtyrja shërben si zgjidhje kur ju nuk  keni fondet tuaja të disponueshme për të paguar këstin e kredisë.   

Me anë të shtyrjes ju mund ta paguani 30 ditë më vonë këstin tuaj, pa akumuluar asnjë kamatëvonesë dhe pa ndikuar negativisht në historikun tuaj të kreditimit pranë nesh apo në Bankën e Shqipërisë. Përkundrazi, shtyrja ju jep më shumë pikë në sistemin tonë si dhe ju kualifikon në të ardhmen për oferta të ndryshme në kredimarrje. Shtyrja e sposton çdo këst me 30 ditë dhe ju nuk do të duhet të paguani 2 këste në datën e ardhshme.  

 

Si mund të aplikoni për këtë shtyrje?

 

Duke paguar në një prej degëve tona ose në një prej llogarive tona bankare vlerën e komisionit përkatës për këtë shtyrje duke vendosur detajet e pagesës (numër kontrate dhe përshkrim që pagesa po kryhet për shtyrje datë pagese)   

Ju mund të kryeni një shtyrje datë pagese deri në momentin kur data e pagesës nuk ka kaluar në vonesë prej 30 ditësh.  

Kur paguani me transfertë bankare, Ju do të njoftoheni me SMS ose email (nëse keni rregjistruar një email në kontaktet e juaja), sapo pagesa juaj të rregjistrohet duke ju cilësuar datën e re të pagesës. Kur paguani në degë, ju do te njoftoheni aty nga stafi yne për këtë informacion.  

 

Sa herë mund të aplikoj për shtyrje të datë pagesës?

 

Ju mund të shtyni datën e pagesës së kredisë disa herë nëse ju e vlerësoni të përshtatshme, por në ꞔdo rast kur detyrimi juaj nuk paguhet në kohë prej më tepër se 30 ditësh, limiti juaj i aprovuar i kredisë si dhe ꞔdo benefit tjetër që ju merrni në Kredo pezullohet dhe nuk do të mund të ofrohet më.   

Kredo Financë mundëson shtyrjen e afatit të Kredisë me një Këst deri në 3 herë, dhe më pas kërkon pagesën e plotë të detyrimit të kredisë.  

Për produktin e kredisë me disa këste, Kredo Financë mundëson shtyrjen e datë pagesës së këstit vetëm 1 herë, dhe më pas ju duhet të paguani atë këst, por sapo të paguhet ai këst, ju mund të përdorni 1 herë shtyrje të datë pagesës për këstin tjetër të rradhës.  Efektivisht, ju mund ta shtyni çdo këst nga 1 herë.