Pagesat

Çfarë ndodh nëse nuk paguhet në kohë kësti i kredisë?

Vonesat

Kredo Finance ju këshillon të kryeni brenda datës së përcaktuar në Kontratën e Huasë tuaj pagesën e këstit të kredisë.

 

Në rast se ju nuk jeni korrekt me datat e pagesave, Kredo Financë ngarkon me kamatëvonesa kredimarrësin për çdo ditë vonese. Tarifa e kamatvonesës paraqitet në www.kredo.al/tarifat .

 

Këto kamatëvonesa rriten çdo ditë por nuk arrijnë asnjëherë më tepër se 30% e vlerës së detyrimit tuaj në vonesë. Përpos kësaj, ju mund të raportoheni si klient me vonesa në regjistrin kombëtar të kredive sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë.

 

Në çdo rast kur ju vlerësoni që ju duhet të mbani më gjatë vlerën e detyrimit për tu paguar, ju keni një zgjedhje për të mos qënë në vonesë dhe për të mos u penalizuar me tarifë për ditët në vonesë: Shtyni datën e pagesës me 30 ditë, duke paguar një tarifë shtyrje siç tregohet në faqen Tarifat.

 

Në rastet kur kësti juaj nuk do të paguhet në kohë dhe nuk është kryer procesi i plotë për të shtyrë këtë datë pagese (pagesa e komisionit per shtyrje), ju do të ngarkoheni me nje kamatvonesë që përllogaritet mbi detyrimin total në vonesë që ju keni të prapambetur (tarifvonesa rritet deri sa arrin 30% të detyrimit të papaguar sipas rregullores së Bankës së Shqiperisë), si dhe në bazë të procesit për mbledhjen e kredive në vonesë, ju ngarkoheni me një tarifë prej 1,000 ALL për çdo Letër Njoftim zyrtar që ne ju dërgojmë në adresën e deklaruar nga ju (mund të dërgohen deri në 3 letra njoftimi sipas përshkallëzimit të vonesës suaj). Për më tepër lexoni dhe faqen mbi tarifat tona të publikuar këtu.