Pagesat

A mund të parapaguaj kredinë time dhe si mund ta kryej këtë?

Për mbylljen totale të detyrimit tuaj, ju duhet të paraqiteni në një nga degët tona për të plotësuar formularin për mbylljen e parakohshme të kredisë.    

 

Duhet të keni parasysh që mbyllja e parakohshme e kredisë  nuk ju shton pikë në sistemin tonë dhe kjo do të thotë që në kreditë e mëpasme ju nuk do të përfitoni një limit më të lartë kredie.   

 

Për çdo mbyllje kredie të parakohshme, aplikohen tarifa në bazë të muajve të mbetur të kredisë, të cilat sqarohen në www.kredo.al/faqet/tarifat

 

Kredo Finance ju këshillon që të mos kryeni pagesa me vlere më të madhe se vlera e këstit qe ju keni detyrim për të paguar, dhe në ꞔdo rast që llogaria juaj në Kredo do të rezultojë me një balancë të tepërt, ne do të kërkojmë që kjo tepricë të tërhiqet nga ju pranë degëve tona, ose do të transferohet në llogarinë tuaj bankare në rast se kemi të dhëna të rregjistruara në sistemin tonë mbi këtë llogari. 

 

Në ꞔdo rast kur ju dëshironi të parapaguani detyrimet e juaja, ju lutem na kontaktoni në degë apo telefon për tu njohur me vlerën e detyrimit që duhet të paguani në mënyrë që mbyllja e detyrimit tuaj të kryhet saktë.

 

Ju kujtojmë, që ꞔdo mbyllje parakohe apo parapagim i kredisë me shumë këste do të shoqërohet me një komision për tu paguar nga ju, e cila citohet dhe në Marrëveshjen e Huasë dhe është pjesë e informacionit të faqes sonë Tarifat