Blog | Kredoversity

Vendimi për shtyrje të kredive deri më 31 Gusht, nuk përfshin Mikrofinancën

 

 

Kredo Finance dëshiron të informojë të gjithë klientët e saj se Vendimi për shtyrje të kredive deri më 31 Gusht, nuk përfshin Institucionet Mikrofinanciare! Kjo do të thotë se të gjithë klientët do të vazhdojnë të paguajnë këstet e tyre sipas kontratës në fuqi që ata kanë me këtë institucion.

 

KREDO Finance e vlerëson maksimalisht punën e bërë nga Banka e Shqipërisë për të menaxhuar situatën e krijuar dhe gjithmonë ka qënë në zbatim të udhëzimeve të dhëna prej saj për tiu ardhur në ndihmë klintëve tanë të cilët kanë qënë në vështirësi financiare duke krijuar lehtësime të shumta për të mundësuar rikthimin në normalitet të aktivitetit të bizneseve dhe aktivizimin e konsumit për familjet Shqiptare.

 

Që në momentin e parë të shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme Kredo Finance ka vënë në dispozicion të të gjithë klinetëve numër të zgjeruar stafi për të rishqyrtuar rastet e tyre të kredisë në mënyrë të personalizuar. Gjithashtu Kredo Finance ka bërë të mundur dhe uljet e tarifave të shtyrjes së këstit të kredisë për ti ardhur në ndihmë të gjithë klientëve të cilët u gjendën në vështirësi financiare pa diskriminuar mbi arsyetimin e tyre.

 

Në këtë kuadër janë shqyrtuar më shumë se 10 000 raste të cilat i përkasin klientëve që janë afektuar nga periudha e karantinës e kushtëzuar nga masat e marra për mos përhapjen e Covid- 19. Nga këta klientë 45% kanë humbur vendin e tyre të punës që në fillimet e shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme, 19% kanë patur vonesa në marrjen a pagës mujore, 11% kanë patur reduktim të konsiderueshëm të pagesës mujore, ndërkohë që 24% e të ktyre rasteve kanë patur dhe reduktim të pagës dhe vonesa të konsiderueshme në marrjen e saj. Vetëm 1% e këtyre klientëve kanë deklaruar se kanë qënë të prekur nga virusi personalisht.

 

Pavarësisht goditjes në likuiditet dhe pamundësisë së rikuperimit të tyre me ndonjë mbështetje nga Qeveria Shqiptare në formë garancie apo financimi me kushte të favorshme, Kredo Finance ja doli të qëndrojë pranë klientëve të saj në këtë situatë të paprecedentë.

 

Nëpërmjet këtij njoftimi për shtyp dëshirojmë ti rikujtojmë klientët tanë që institucionet e mikrofinancës nuk janë të përfshira në udhëzimin e Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e dytë të kësteve të kredive deri më 31.08.2020, të cilat u janë lënë për aplikim dhe vendimmarrje vetëm bankave të nivelit të dytë.

 

Për më shumë informacion ju lutem ndiqni intervistën me Znj. Arlinda Muja - Drejtore e Përgjithshme e Kredo Finance dhe Njëkohësisht dhe Presidente e Shoqatës së Mikrofinancës mbi aktualitetin e industrisë së mikrofinancës si dhe deklaratën e plotë të bankës së Shqipërisë.

 

Thënë kjo, i ftojmë të gjithë klientët që të rifillojnë pagesat e kësteve pranë sporteleve të institucioneve ose nëpërmjet kanaleve alternative të pagesave.

 

Për çdo pyetje apo nevojë për sqarim mos nguroni të na kontaktoni nëpërmjet numrit tonë të telefonit 044 500 600 si dhe nëpërmjet email [email protected]

 

Kthehu