Publikime

RRITJE E QËNDRUESHME E NJË MARKE TË FORTË

 

Që prej fillimit të saj Kredo Finance i ka dhënë rëndësi të veçantë imazhit të saj si markë e besueshme dhe që njihet nga të gjithë klientët e saj si institucioni financiar mikroekredidhënës me shërbimin më të mirë dhe më të shpejtë në treg. Pikërisht për këtë arsye Kredo Finance kryen studime tregu tremujore të cilat e lejojnë atë të monitorojë nivelin e njohshmërisë në treg, nivelin e rekomandimit dhe pikat e saj të forta e të dobëta.

Me kënaqësi Kredo Finance vë re se ka arritur që me hapa konstant të rrisë njohëshmërinë e saj në treg dhe të mbaj stabël imazhin e saj si shërbyes cilësor dhe transparent.

 

Niveli i njohshmërisë gjatë 2021

 

 

Niveli i rekomandimit gjatë 2021

 

Pikat e forta të Kredo Finance gjatë 2021

 

ZGJERIMI I PARTNERITETIT - WESTERN UNION

 

Kredo Finance filloi bashkëpunimin me gjigandin e transfertave Unnionnet - Western Union në të gjithë Shqipërinë për t’i ardhur më pranë klientëve të saj dhe për të krijuar mundësi financimi në të gjithë territorin e vëndit, ku askush mos të ndihet i braktisur. Tani çdo klient mund të disbursohet dhe paguaj këstet e kredisë së tij në 800 pika Western Union në të gjithë Shqipërinë në çdo moment dhe në një kohë mjaft të shkurtër.

Ky partneritet ka rezultuar mjaft i sukseshëm dhe ka tejkaluar pritshmëritë. Klientët tanë shprehen mjaft të kënaqur me këtë sherbim të ri, gjë që na motivon më shumë të zgjerojmë më tej partneritetin me Western Union, ku dhe procesi aplikimit të kryhet në të gjitha pikat e tyre.

 

ZGJERIMI I RRJETIT TË DEGËVE DHE AGJENCIVE

 

Kredo Finance ka zgjeruar rrjetin e degëve dhe agjencive për t’i ardhur më pranë klientëve dhe për të bërë të mundur aksesin në financim në çdo pjesë të territorit të vendit.

Degët dhe agjencitë tona janë të pozicionuara në lokacionet kyçe dhe në zonat ku financimi është më i nevojshëm.

Agjencitë janë një nga format më praktike dhe risi të sjellura nga Kredo Finance duke bërë që zgjerimi i rrjetit mos të ulë cilësinë e shërbimit.

Stafi që shërben në keto degë dhe agjenci trajnohet në mënyrë te vashdueshme për të mbajtur një standard të lartë cilësie shërbimi dhe komunikimi.

 

RIVITALIZIMI I RREJTIT TË AGJENTEVE

 

Pas anketimeve të herë pas hershme, u identifikua që një pjesë e konsiderueshme e klientëve të rinj që vijnë në Kredo.al janë të referuar nga miq, shokë dhe familjarë.

Si rrjedhojë Kredo Finance vendosi të riorganizojë dhe ristrukturoëj rrjetin e agjentëve, ku çdo agjent kryen të njëjtin rol si një referues i zakonshëm por tashmë duke u shpërblyer me një skemë finaciare tepër motivuese për çdo referim. Qëllimi thelbësor i këtij rrjeti është të rrisë më tej njohurinë e markës, numrin e shitjeve dhe aksesin në financim të shpejtë duke shpërblyer në proporcion të drejtë kontributin e çdo anëtari të rrjetit.

Kjo është dhe një mundësi mjaft e mirë ekonomike për klientët tanë dhe çdo individ që mendon se ka influencë në shoqëri dhe dëshiron të bëhet pjesë e këtij rrjeti.

Kredo Finance e konsideron rrjetin e agjentëve të një rëndësie të veçantë  sepse mbulon edhe një hapësirë komunikimi me grupet shoqërore dhe individët që nuk mund të kontaktohen nga kanalet tona aktive tradicionale dhe dixhitale të marketing-ut.

Kthehu