Publikime

Çfarë është kreditimi i përgjegjshëm? Përse është i rëndësishëm?

 

5000 leke

Të marrësh një kredi pavarësisht shumës që ti ke nevojë, qoftë kjo për një shtëpi apo për të rregulluar makinën, duhet të jetë një vendim i informuar. Në çdo situate, individi i cili po mendon të marrë një kredi duhet të kujdeset të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm në treg në mënyrë që të kuptojë mundësitë e ripagimit.

Prandaj termi Kreditim i përgjegjshëm është shumë i rëndësishëm dhe duhet të aplikohet si nga institucioni kredishënës ashtu edhe nga individi që do të marrë kredinë. Qëllimi kryesor i kësaj procedure është të parandalojë dhënien e kredive për personat fizikë dhe juridikë, të cilët ndoshta do të përballen me vështirësi për të paguar kreditë e tyre në të ardhmen.

Kredo Finance e nënkupton më së miri në çdo veprin të sajin të qenurit të përgjegjshëm në kredidhënie dhe vepron sipas interesave më të mira të klientit, duke krijuar akses dhe transparencë totale për të gjitha kushtet e kredisë: Kredo Finance shkon edhe më tej, duke I dhënë një mundësi për shtyrje të gjithë atyre klientëve të cilët nuk kanë mundësi përkohësisht të paguajnë këstin e tyre. Kredo Finance sigurohet që i gjithë informacioni të kuptohet qartësisht nga individi I cili po merr kredinë dhe gjithashtu kryen kontrollet e duhura për të psiguruar se shuma e marrë nga klienti do të ketë mundësi të paguhet pa e vendosur atë në vështirësi financiare.

Kthehu