Publikime

APLIKIMI ONLINE DHE WESTERN UNION

 

APLIKIMI ONLINE 

 

 

Një risi e Kredo.al është Aplikimi Online 100%!

 

Kjo do të thotë se të gjithë klientët e rinj të Kredo Finance tashmë mund të marrin kredinë direkt në llogarinë e tyre bankare. 

Aplikimit tejet të thjeshtë që e karakterizon që prej hapjes së saj Kredo Finance, i është shtuar një hallkë inovative e identifikimit të individit. 

Ky identifikim bëhet tërësisht online dhe është shumë i thjeshtë. 

 

I ndarë në hapa konkret gjithçka që duhet është vetëm karta e identitetit dhe foto të bëra nëpërmjet platformës në fjalë. 

Çdo gjë më pas mbetet e njëtjë. Klienti pas identifikimit të suksesshëm zgjedh metodën e disbursimit. 

Në mënyrë që klienti mos të paraqitet në degë ai duhet të zgjedhë disbursimin në llogari bankare të tijën ose në një nga pikat Unionnet - Western Union. 

 

Video tutorial: Si të aplikojmë për kredi online?

 

WESTERN-UNION

 

 

Kredo Finance e ka shtyrë edhe më tej premtimin e saj për të qënë 30 minuta larg çdo individi dhe gjatë vitit 2021

ajo krijoi një partneritet strategjik me Unionnet - Western Union.  

 

Ky partneritet e ka zgjeruar prezencën fizike të Kredo Finace dhe shërbimeve të ofruara prej saj në më shumë se 800 pika,

ku klientët e saj mund aplikojnë, marrin kredinë ose të kryejnë pagesat e kësteve.  

 

Gjithashtu, ka rezultuar në tejkalimin e premtimit prej 30 minutash dhe tashmë çdo individ mund të përfitojë shërbimet e Kredo Finance

jo më larg se 5 minuta larg vendit ku ai ndodhet. 

Kthehu