Fito me Kredo

Loja Promocionale e Kerdo.al - Provo fatin me Kredo

Duke filluar nga sot e deri më datë 28 Shkurt, Kredo.al do të organizojë lojën promocionale e cila në fund të saj do të shpalli 18 Fitues. Këta fitues do të kenë mundësinë të bëjnë të tyren njërin nga çmimet fantastike që Kredo.al ka përgatitur për ta. 

PLOT 18 ÇMIME

 

Të gjithë ata që do të marrin një kredi me këste, apo do të shtojnë limitin e tyre të kredisë me këste do të kenë mundësi të bëhen pjesë e lojës promocionale. Në mënyrë që të bëheni pjesë e lojës ju duhet të hidhni në kutinë transparente që gjeni pranë degëve Mandatin tuaj të Disbursimit, në të cilin keni shënuar në pjesën e prapme të tij: Emër, Mbiemër dhe Numrin tuaj të telefonit.

 

Ju lutem gjeni më poshtë rregulloren e plotë të kësaj loje. 

Kush do të marrë pjesë: Çdo klient i Kredo.al që do të marrë një kredi me këste gjatë periudhës 18 janar 2019 - 28 shkurt 2019.

Kush nuk mund të marrë pjesë: Çdo klient tjetër i cili nuk merr një kredi me këste, të cilët janë klientë të tjerë të cilët bëjnë pagesa apo marrin kredi me një këst.

Mekanizmi i propozuar: nga 18 janar 2019- 28 shkurt 2019 të gjithë klientët e kredo.al që do të marrin një kredi me këste në Kredo.al do të jenë të ligjshëm për të marrë pjesë në Lojën e Fatit Promocionale të organizuar nga Kredo.al. Të gjithë Klientëve që do të marrin një kredi me këste gjatë kësaj periudhe do të vendosin Mandatin e Disbursimit duke shkruar Emër Mbiemër, dhe numrin e telefonit në pjesën e pasme të tij. Të cilat do të mblidhen në date 1 Mars 2019 nga të gjitha degët e Kredo.al në Shqipëri në zyrat qëndrore.

Në datën 2 Mars 2019 ora 12:00 do të organizojmë Shorteun e kësaj loje në prezencë të përfaqësuesve të AMLF-së dhe një përfaqësues nga organi tatimor.

Rregullorja e Lojës:

  1. Lloji i Lojës Promocionale: Lojë fati promocionale
  2. Periudha kohore: Periudha e pjesmarrjes 18 Janar 2019- 28 Shkurt 2019, Shorteu - 2 Mars ora 12:00
  3. Numri dhe Mënyra e shpërblimit të fituesve
    1. Do të ketë 18 fitues të cilët do të përzgjidhen rastësisht në shorteun e datës 2 Mars, 2019 ora 12:00
  4. Shpërblimet:
    1. 18 çmime (1 TV, 1 Laptop, 2 Telefona, 1 Lavatriçe, 3 Shtrydhëse Frutash dhe 10 karikues telefoni)
  5. Vlera monetare / çmimi që pjesëmarrësi duhet të paguajë për të hyrë në lojë promovuese
    1. Të gjithë klientët që aplikojnë dhe iu lëshohet një kredi me këste, do të kualifikohen për të hyrë në lojë promocionale. Kredia me këste varion nga 4000 Lekë deri në 140 000 Lekë. Klienti nuk paguan shtesë për kuponin që duhet të plotësojë.
  6. Procesi i përzgjedhjes dhe vendodhja e Shorteut
    1. Pas miratimit dhe marrjes së kredisë nga klienti, ata do të pajisen me Mandatin e Disbursimit tek i cili do të do shkruajnë Emër Mbiemër dhe Nr. e Telefonit.
    2. Çdo degë do të ketë një kuti transparente por të mbyllur që klientët vetë mund ta vënë këtë formë e cilat do të vendoset dukshëm në krye të banakut të shërbimit.
    3. Në fund të periudhës të gjitha këto kuti do të mblidhen dhe vendosen në një enë të madhe transparente. Dhe aty përfaqësuesit e Kredo do të zgjedhin rastësisht biletat fituese. Ne do të ftojmë pjesëmarrësit të jenë të pranishëm për më shumë transparencë, ne mund të zgjedhim një prej tyre për të bërë përzgjedhjen e bilëetave fituese në prezencë të përfaqësuesve të AMLF-së dhe një përfaqësues nga organi tatimor.
    4. Vendi do të jetë Qëndra Toptani në sheshin kryesor brënda saj në katin 0, data 2 Mars, ora 12:00.
    5. Fituesit do të kenë mundësinë të shikojnë live procesin e përzgjedhjes në momentin që ajo ndodh në Qenrën Toptani, si edhe ne Fecebook dhe Youtube.
    6. Nëse personi nuk ndodhet aty në momentin e përzgjedhjes së biletës së tyre, ata do të telefonohen nga stafi jonë për ti lajmëruar pë çmimim fitues.
  7. Informacione të plota të Procesit
    1. Kredo do të komunikojë në të gjitha kanalet e komunikimit nisjen e periudhës së zhvillimit të lojës promovuese duke filluar nga data 18 janar deri më 28 shkurt
    2. Të gjithë klientët që aplikojnë për një kredi me këste në degë, në internet ose nëpërmjet telefonit dhe marrin kredi, bëhen automatikisht pjesë e lojës. Klientët të cilët e marrin kredinë nëpërmjet faqes tonë të internetit ose në telefon do te paraqiten në degë për të levruar paratë e kredisë dhe në të njëjtin moment do të kenë mundësinë të hedhin Mandatin e Disbursimit me të dhënat e tyre në kutinë përkatëse.
    3. Pas lëshimit të kredisë ata pajisen me një Mandat Disbursimi dhe do të nënshkruajnë me Emer Mbiemër dhe Nr. Telefoni .
    4. Në fund të periudhës të gjitha këto kuti do të mblidhen dhe vendosen në një enë të madhe transparente. Dhe aty përfaqësuesit e Kredo do të zgjedhin rastësisht në një shorte biletat fituese. Ne do të ftojmë pjesëmarrësit të jenë të pranishëm për më shumë transparencë, ne mund të zgjedhim një prej tyre për të bërë përzgjedhjen e biletave fituese.
    5. Vendi do të jetë Qëndra Toptani në sheshin kryesor brënda saj në katin 0, data 2 Mars 2019, ora 12:00.
    6. Fituesit do të kenë mundësinë të shikojnë live procesin e përzgjedhjes në momentin që ajo ndodh në Qenrën Toptani, si edhe ne Fecebook dhe Youtube