KËRKESË PËR OFERTË PËR TRANSMETIM SPOTI NË TV DHE RADIO

Kredo Finance do të filloj së shpejti një fushatë televizive dhe radio.

Kjo fushatë ka për qëllim reklamimin e një oferte që Kredo do të hedh në treg duke filluar nga data 1 Mars – 31 Dhjetor.

 

Të bashkëlidhur do të gjeni Përshkrimin e Kërkesës për këtë Kërkesë Ofertë si dhe disa pika krahasimi te cilat duhet t'i keni parasysh gjatë ofertimit tuaj.

 

Data të rëndësishme:

- Ju lutemi shprehni interesin tuaj për pjesëmarrje ose pyetje shtesë deri më 06.02.2024

- Ju lutemi bëni pyetjet tuaja në lidhje me përmbledhjen deri më 10.02.2024

- Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve dhe vlerësimin e Planit të Transmetimit dhe Kostove: 20.02.2024

- Vendimi përfundimtar dhe lajmërimi i kompanive: 29.02.2023

 

Gjëra që duhet të keni parasysh:

Mos u fokusoni shumë në fundjavë sidomos të djelën duke qenë se degët tona janë të mbyllura. Gjithashtu në ditët që janë pushime zyrtare, mos vendosni intensitet të zakonshëm.

Spotet në dispozicion janë 30 Sekonda dhe 15 Sekonda në TV dhe 30 Sekonda në Radio.

Së bashku me MP do të prisja prej jush dhe një përmbledhje të ofertës me numrin e spoteve për secilin version, gprs, PT non PT, sekondat për secilën fashë, çmimin për sekond total, për secilin nga muajt specifikisht dhe në total.

Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem të mos hezitoni të na kontaktoni.

 

Të gjitha prezantimet duhet të dërgohen tek: [email protected]

 

Dokumenti Prezantues