Edukimi Financiar

Kur faturat ju marrin frymën, zbuloni mikun tuaj që ju jep zgjidhje në çdo çast

Caption

 

Një shprehje e njohur thotë se njeriu nuk mund t’u shpëtojë dot dy gjërave: vdekjes dhe taksave.  S’ka si të ndodhë ndryshe në fakt, përderisa nuk ka muaj të vitit që kutia postare nuk mbushet me fatura të shumta, të cilat na kujtojnë detyrimin financiar për pagesën e shërbimeve, të cilat ne marrim çdo muaj.

Faturat për pagesën e qerasë së shtëpisë, për pagesën energjisë elektrike, ujit, internetit, Netflix-it, telefonit, parkimit, kurseve private të fëmijëve, apo palestrës godasin si çekan mbi kokën tonë, ndërsa kërkojnë shlyerje të menjëhershme, ndryshe do të përballemi me ndërprerjen e shërbimeve të domosdoshme për përditshmërinë tonë.

Dhe shpesh herë e kemi përjetuar situatën, kur jemi detyruar të anashkalojmë pagesat e faturave të muajit të mëparshëm, për shkak se kemi bërë një shpenzim më të madh, kemi blerë një televizor të ri, celular të ri, apo kemi bërë një udhëtim turistik jashtë shtetit.

Me dy muaj të papaguara tashmë, besoj e imagjinoni vetë se çfarë ndodh me kutinë tuaj postare.

Nuk besojmë se do të ketë njerëz të lumtur për këtë, kur e gjejnë veten përballë një mali me fatura, që të zënë frymën. Por cila mund të jetë zgjidhja? Ti e ke shumë të vështirë ti kërkosh para borxh vëllait tend. Me siguri që kunata jote ka për t’i thënë: E përse duhet t’i japim para borxh atij për faturat, kur bëri check-in para një jave nga Vjena?

Sigurisht nuk ke ndërmend ti kërkosh para borxh as shokëve të tu. Astriti të kërkoi para borxh dy javë më parë. Edhe Genit është e kotë që t’i telefomosh, ai sapo ka paguar një gjobë të kripur për kundravajtje me makinë, ndërsa herën e fundit kur i kërkove shokut tjetër Arbenit para borxh, ai u hidhërua në fytyrë dhe shmangu takimet me ty për tre javë rresht.

Sigurisht që një zgjidhje aspak e mirë nuk do të ishte të jetonit pa këto shërbime, as të shisnit sendet tuaja me vlerë për të bërë pagesat e kërkuara.   

Por ju nuk duhet të shqetësoheni për këtë. As të ndiheni të zhgënjyer që miqtë nuk ju ndihmojnë. Sepse ju, e keni një mik. E keni një mik që nuk bezsidet asnjëherë kur ju i kërkoni para. Madje jo vetëm që nuk bezdiset, por ja u jep paratë në dorë brenda 15 minutave që ju ja keni kërkuar. Ai është miku që ju mirëpret në çdo çast dhe çdo ditë. Është miku që ju e gjeni kudo dhe kurdo, madje edhe online. Miku juaj është Kredo.al. Aplikoni tek degët e Kredo.al në të gjithë Shqipërinë ose online në webisitin www.kredo.al dhe brenda 15 minutave merrni në dorë paratë që ju duhen për faturat tuaja.