Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e faqes kredo.al, ju bini dakort me kushtet e faqes sonë për përdorimin e cookies.Për më tepër lexoni këtu

Publikime

Ndahen çmimet CCIT Awards, Kredo.al kompania me shërbimin më të mirë në mikrofinancë

                            

Caption

Ditën e Premte datë 26 Janar 2020 është zhvilluar mbrëmja Gala e shpërndarjes së çmimeve CCIT Awards për kompanitë më të mira të biznesit që operojnë në Shqipëri. Ky aktivitet oganizohej nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, kjo e fundit përfaqësohej nga Nënkryetari i Bashkisë, Andi Seferi. Në këtë aktivitet merrte pjesë gjithashtu Ministri i Mbrojtjes së Sipërmarrjes Eduart Shalsi, deputetë, si dhe shumë personalitete të spikatura në fushën e biznesit, artit, shoqërisë civile etj. CCIT Awards vlerësoi me çmim kompaninë Kredo.Finance si institucioni më i mirë financiar në kategorinë Jo-banka, si kompania me shërbimin më të mirë në industrinë e mikro-kredidhënies. Çmimi iu dha Drejtoreshës së Përgjithshme të Kredo.Finance Arlinda Muja nga Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z.Eduart Shalsi.  Drejtoresha e Përgjithshme e Kredo Finance Arlinda Muja falenderoi të pranishmit për këtë çmim dhe ja dedikoi këtë sukses përkushtimit të të gjithë punonjësve të kompanisë Kredo Finance. 

                                                 

Kthehu