Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e faqes kredo.al, ju bini dakort me kushtet e faqes sonë për përdorimin e cookies.Për më tepër lexoni këtu

Edukimi Financiar

Menaxhimi I financave personale, buxhetimi dhe investimit! Si të kemi një jetë të mire me pak përgatitje efektive!

Caption

Viti që po lëmë pas ishte një vit tejet interesant I cili na vendosi përpara sprovave të mëdha, dhe na vendosi një periudhë të gjatë reflektimi mbi çfarë është e rëndësishme, çfarë ëndrrash janë të qenësishme e cilat jo!

E sigurte është që tashmë në fund të vitit kemi një ide më të qartë se cilin version tonin ne duam të zhvillojmë dhe si.

Cilado qoftë ëndrra juaj, kjo është periudha më e mirë për të organizuar vitin tuaj të ardhshëm dhe për të realizuar gjithçka që zemra juaj dëshiron.

Nëse doni të blini një makinë, të rregulloni shtëpinë, të merrni një diplomë të re apo të fitoni një profesion të ri nuk është nevoja të bëni sakrifica të mëdha duke hequr nga e përditshmja juaj para që duhen për gjëra thelbësore. Nëpërmjet një kredie të vogël për individë tek e cila ju mund të zgjidhni shumën dhe periudhën e ripagimit si dhe duke ndjekur rregullat e mëposhtme të buxhetimit do ta keni shumë të lehtë të arrini çdo gjë.

Hapi 1

Jini të qartë për shumën e parave që ju duhet atë çka doni të arrini. Duke qënë të qartë për shumën që ju duhet të investoni atëherë ju do ta keni më të lehtë të hartoni një plan vjetor të lehtë për tu zbatuar.

 

Hapi 2

Vendosni që tani se cilat janë shpenzimet mujore të cilat nuk mund ti evitoni absolutisht, cilat janë të nevojshme por jo jetike dhe cilat janë absolutisht jo jetike. Tani është koha të shihni se sa para ju teprojnë nga paga juaj të cilat mund ti investoni. Mos u trembni nëse nuk ju mbetet asgjë, Hapi 4 do tiu tregojë si të veproni!


Hapi 3

Shihni në shtëpi se cila është gjendja e të gjitha furnizimeve tuaja dhe shkruani në letër se sa shpesh shpenzoni për ti rinovuar ato. Në këtë pikë duhet të kuptoni se cilat janë disa nga shpenzimet tuaja impulsive të cilat edhe mund të evitohen!

 

Hapi 4

Tashmë ju jeni të qartë se cilat janë shpenzimet tuaja dhe se cila është shuma vjetore që ju duhet të shtoni tek këto shpenzime. Për ta bërë dhe më të lehtë llogaritjen tuaj mujore ne iu sygjerojmë që të merrni një kredi më këste 12 mujore në mënyrë që ti ndani shpenzimet tuaja për këtë projekt paraprakisht dhe ta keni shumë të qartë detyrimin tuaj muajor dhe të menaxhoni lehtë buxhetin tuaj.

 

Hapi 5

Nëse kësti I kredisë prap ju duket se ju shtrëngon pak në lidhje me të ardhurat që ju keni tani është koha të rishikoni listën tuaj të shpenzimeve dhe të rikonsideroni shpenzimet të cilat janë jo jetike! DO të shihni se shumë prej tyre janë të evitueshme. Nëse e I reduktoni këto shpenzime do të shihni se jo vetëm do te keni mundësi të paguani këstin në mënyrë të rehatshme por edhe të arrini të kurseni diçka.

Kthehu