Publikime

Cilat janë mjetet onlinë për marketing që e kanë kthyer kredo.al në një histori suksesi

 

Kredo.al publikoi reklamën e saj të parë në internet më 31 janar 2018, ndërsa kredia e parë u dha pak para kësaj. Sot, kredo.al ka bërë 91.961.547 shfaqje dhe shikuesit e saj kanë bërë rreth 1 843 573 ndërveprime, prej tyre 659 685 ndërveprime janë konvertuar në klient potencialë të cilët kanë aksesuar faqen tone të internetit të cilët në secilin muaj përbëjnë 20% të kredive të disbursuara në kredo.al.

Të gjitha këto rezultate janë përpjekjet e përbashkëta të një ekipi të madh dhe të përkushtuar njerëzish që kanë zotëruar së bashku hapësirën e madhe të fushës së marketingut online.

Kredo.al eksperimenton me shumë mjete të marketingut online, por sot do të ndajmë me ju ato mjete që ne përdorim rregullisht. Kjo mund të mos jetë lista përfundimtare e të gjitha mjeteve më të mira të marketingut online të krijuara, por kjo është paketa kryesore e ketyre mjeteve me të cilat kredo.al ka korrur sukses dhe iu sygjeron ti merrni në konsideratë.

Google Analytics

Google Analytics është një mjet që ne sygjerojmë fortësisht nëse edhe ju si shumë kompani të tjera keni nevojë të gjurmoni me efektivitet të lartë fushatat tuaja, si dhe performancën e faqes suaj të internetit. Ky mjet është krejtësisht falas për t'u përdorur dhe ju jep njohuri për gjithçka që ndodh në faqen tuaj të internetit - nga sjelljet dhe karakteristikat e vizitorëve, burimet e trafikut, cilat faqe janë pare dhe normat e braktisjes së faqeve, konvertimet si dhe referimet.

Google Analytics gjithashtu integrohet me AdWords, duke ju lejuar të matni dhe të optimizoni fushatat tuaja. Karakteristika të tjera të dobishme përfshijnë monitorimin e opinioneve dhe analizimin e temave në trend, ka një aplikacion për telefon, ndjekjen e ngjarjeve dhe shumë më tepër.

Mos filloni punën pa Google Analytics! Është një mjet thelbësor për të matur dhe optimizuar performancën e marketingut tuaj online.

Hotjar

Hotjar është një mjet që ofron disa metrika interesante që ju nuk mund ti merrni nga Google Analytics. Hotjar tregon sjelljen e vizitorëve të faqes suaj përmes hartave të klikimeve dhe të lëvizjeve të kursorit si dhe regjistron lëvizjet e kursorit të vizitorëve në faqen tuaj. Këto regjistrime janë një veçori shumë e dobishme. Kjo ju lejon ju të shihni se si sillen vizitorët në faqen tuaj, duke kapur klikimet e tyre, cilat faqe kërkojnë por nuk i hapin si dhe lëvizjet e tyre të kursorit. Hotjar pra ju lejon të analizoni rrugëtimin e klientit tuaj për të zbuluar mundësi për përmirësim.

Canva

Canva është një mjet i bazuar I gjithi online që ju lejon ju të krijoni pamje mahnitëse për blogjet dhe mediat sociale. Canva ofron imazhe të ndryshme të parapërcaktuar në madhësi dhe përmbajtje për të gjitha llojet e mediave sociale si dhe për platforma të ndryshme të faqeve të internetit apo blogjeve. Canva gjithashtu është një mjet i mirë për krijimin e imazheve për materialet të ndryshme marketing si fletpalosje, postera, grafikë informatikë apo prezantime.

Nëse nuk ndiheni shumë artist mos u shqetësoni ju mund të merrni nga libraria e madhe e imazheve dhe detajeve te tjera që Canva disponon dhe të krijoni atë që keni nevojë.

Email Marketing

Fushatat tona të marketingut nëpërmjet emailit bëhen përmes SendGrid. Një platformë online që ju lejon të krijoni fushata mahnitëse dhe pastaj ju lejon të matni saktësisht se kush e hapi email-in tuaj dhe cila ishte sjellja e tyre më pas.

Reklama Propeller

Propeller Ads është një rrjet reklamimi i plotë vetë-shërbimi për shpërndarjen e reklama online. Ajo përdor teknologjitë më të njohura në treg për shpërndarje dhe optimizim reklamash për të gjithë klientët që e marrin këtë shërbim.

PropellerAds ofron konsulencë por qëllimi i tij kryesor është menaxhimi vetjak i fushatave. Targetimi mund të bëhet sipas: llojit të paisjes, sistemet OS, 3G / Wi-Fi, sipas kompanisë celurare, gjeografikisht, sipas gjuhës, shfletuesit të internetit, qytetit etj. Ju mund të zgjidhni nga formatet e mëposhtme të reklamave për të nisur fushatën në platformën e vetë-shërbimit në pak minuta minuta: Mesazhe në faqe interneti, pas klikimit, apo reklama të ndërmjetme gjatë hapjes së në faqeje. PropellerAds gjithashtu ofron opsione të tilla të avancuara si modelet SmartCPA (Kosto për blerje e zjguar) dhe SmartCPM (Kosto për 1000 shfaqje e zjguar) si dhe ritargetim.

MaxTraffic

Max Traffic është një zgjidhje e plotë e marketingut për faqen tuaj të internetit. Nëpërmjet tij ti mund të komunikosh me klientët e tu nëpërmjet mesazheve njoftuese, nëpërmjet mesazheme për të kuptuar pse ata nuk po vazhdojnë punën në faqen tuaj të internetit si dhe banera lëvizës në pjesë të ndryshme të faqes tuaj të internetit. MaxTraffic është shumë I thjesht për tu përdorur dhe nëpërmjet tij ju mund të bëni segmentim të klientëve, testim A/B, profilizim si dhe analiza të ndryshme.

Kthehu