Publikime

KREDO FINANCE MBAN PREMTIMIN - 1 Lek per çdo 100 Leke i shkon Spitalit Covid 1

Caption
 
Kredo.al në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka konkretizuar sot dhurimin drejt Spitalit të Infektivit i cilësuar si Spitali Covid 1 në drejtim të blerjes së medikamenteve dhe paisjeve mjekesore. 🤝
 
Ky është hapi i fundit i misionit që Kredo Finance ka marrë përsipër gjatë muajit Dhjetor. Kredo Finance deklaroi se do të dhuronte 1 Lek për çdo 100 Lekë të dhënë kredi përgjatë gjithë muajit Dhjetor. 👏
 
Kështu të gjithë klientët të cilët përfituan dhe nga ofertat e fundit të vitit kanë ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Në këtë periudhë të vështirë të pandemisë së koronavirusit zgjedhim të ndihmojmë sistemin shëndetësor me pajisje dhe aparatura mjekësore, duke dëshmuar kështu seriozitetin e kompanisë dhe përgjegjshmërinë sociale. Së bashku mund të arrijmë të kalojmë çdo sfidë! Faleminderit!🙏
 
Kredo Finance e mendoi kete skemë duke pare se sa e nevojshme eshte gjate kesaj periudhe cdo ndihme qe secili nga ne mund te japi per te luftuar pandemine qe na ka pushtuar. Skema e ndihmës parashikonte që të dhurohej 1 lek për cdo 100 lek kredi të dhënë gjatë Dhjetor 2020. Të ardhurat që u siguruan nga kjo skemë bamirësie do të shkojnë për blerjen e pajisjeve mjekësore që spitali Infektiv COVID 1 ka nevojë dhe që do ti zgjedhë vetë ai. Donacioni do të bëhet menjëhere në muajin pasardhës Janar 2021.
Për të ndjekur të gjithë Intervistën e Drejtori Ekyekutiv Arlinda muja, dhënë pranë televizionit A2 pikërisht për këtë temë ju lutem ndiqni linkun më poshtë!
 
Kthehu