Kjo faqe përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e faqes kredo.al, ju bini dakort me kushtet e faqes sonë për përdorimin e cookies.Për më tepër lexoni këtu

Publikime

Arlinda Muja: Kredo.al mbështetje për komunitetin Start Up. Dera jonë është gjithmonë e hapur për ju

Caption

Drejtoresha e Përgjithshme e Kredo.Al, Arlinda Muja ka qenë e ftuar në panel, në workshopin e organizuar nga OFICINA me temë: “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Biznesit” me komunitetin Start Up. Takimi u hap nga Drejtori i Oficinës, z.Arjan Ymeri, i cili i uroi mirëseardhjen Drejtoreshës së Përgjithshme të Kredo.AL në këtë takim dhe shprehu kënaqësinë e forcimit të bashkëpunimit midis OFICINËS dhe Kredo.al

Drejtoresha e Përgjithshme e Kredo.al, Arlinda Muja bëri një prezantim përmbledhës të aktivitetit të Kredo.al, duke folur për historikun, aktivitetin, zgjerimin dhe objektivat e kompanisë në të ardhmen. Muja u ndal tek rëndësia që Kredo.al si një kompani FINTECH i jep inovacionit në teknologji dhe kryesisht mbështetjes dhe bashkëpunimit me Start-Up-et. Ajo tha se Kredo.al ka në themel të veprimtarisë së saj bashkëpunimin me komunitetin Start-Up, duke përkrahur çdo risi dhe inovacion teknologjik që lidhet me profilin e një kompanie FINTECH.

Muja theksoi se Kredo.al është kompania e parë në Shqipëri dhe e vetme që do të aplikojë procesin e kredidhënies tërësisht online edhe për klientët e rinj. Ndëkohë që për klientët e përsëritur ky proces tashmë prej kohësh është disponibël dhe praktikohet nga shumë klientë të Kredo.al.

Ajo ju drejtua pjesëmarrëseve në takim, se Kredo.al do të mbështesë me programe të qarta dhe konkrete komunitetin Start Up. “Dera jonë është gjithmonë e hapur për ju, dhe ne kemi vullnetin e plotë për të bashkëpunuar me ju”, theksoi Muja.

Më pas, Muja ju përgjigj interesit të të pranishmëve në workshop, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta të bëra prej tyre rreth aktivitetit të Kredo.al dhe programeve ambicioze të saj për inovacionin dhe teknologjinë.

 Ky takim është vazhdimësi e bashkëpunimit të shkëlqyer që Kredo.al ka me OFICINA. Në fillim të muajit Janar, OFICINA zhvilloi workshop-in me temë “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Biznesit” me komunitetin Start Up në ambientet e kompanisë Kredo.al.

Bashkëpunimi do të konkretizohet edhe në nivele të tjera në të ardhmen

Kthehu